Dita Kombetare e Rinise, kujtohet 8 dhjetori

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Dita Kombetare e Rinise, kujtohet 8 dhjetori
Dita Kombetare e Rinise, kujtohet 8 dhjetori

Shqipëria kujton sot 8 dhjetorin, shpallur zyrtarisht si dita kombëtare e rinisë, në nder të lëvizjes studentore të vitit 1990. Ishte 8 dhjetori 1990, kur studentë e pedagogë të Universiteteve të Tiranës, banorët e qytetit “Studenti”, u vunë në ballë të kthesës së madhe, protesta këmbëngulëse që u pasuan me rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri, Demokraci”, studentë, të rinj e të reja kërkuan pluralizmin në Shqipëri, integrimin e vendit në Europë dhe një jetë të lirë e demokratike, ndryshe nga izolimi i frikshëm, që kishte sunduar për dekada. Një sërë aktivitetesh pritet të zhvillohen sot në vend, në këtë ditë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA