Misteri i 'maleve fantazme' ne Atlantik

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Misteri i 'maleve fantazme' ne Atlantik
Misteri i 'maleve fantazme' ne Atlantik

Më në fund shkencëtarët kanë gjetur një shpjegim për malet më të jashtëzakonshme në botë. "Gamburtsevs" janë male me madhësinë dhe lartësinë e Alpeve, e megjithatë janë të "varrosura" nën akullnajat e Atlantikut. Ato janë zbuluar në vitin 1950, në atë kohë shumë njerëz mendonin se shkëmbinjtë nën akullnaja ishin të sheshtë dhe pa forma. Malet "Gamburtsevs" janë të rëndësishme pasi mendohet se aty gjeti rrugën akulli që me pas mbuloi të gjithë Atlantikun.

Zbulimi i historisë së këtyre maleve do të ndihmojë meteorologët dhe shkencëtarët jo vetëm të kuptojnë ndryshimet klimatike që kanë ndodhur shekuj më parë por edhe të parashikojnë ndryshimet që mund të ndodhin në të ardhmen. Ndërkohë Dr Fausto Ferracioli, është shprehur për agjencinë e lajmeve BBC, se "Vëzhgimi i këtyre maleve ishte një sfidë e jashtëzakonshme, por ne ia dolem mbanë dhe prodhuam një histori të jashtëzakonshme". Sipas shkencëtarëve këto male kanë ekzistuar që në kohën e dinozaureve, është njësoj sikur të jenë zhdukur një herë nga faqja e dheut dhe të jenë rishfaqur përsëri.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA