Nje ne kater shqiptare, i semure mendor

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 muaj mė parė

Nje ne kater shqiptare, i semure mendor
Nje ne kater shqiptare, i semure mendor

Një në katër shqiptarë vuan nga problemet mendore, ky është rezultati i një studimi i të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë. Të dhënat shqetësuese janë rezultat i një projekti, i nisur 11 vjet më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas ekspertëve nuk ka funksionuar si reformë. Një prej ekspertëve të kësaj fushe Anastas Suli, shprehet se sëmundje të tilla janë vështirë për tu zbuluar dhe ata që janë diganostikuar si të tillë vuajnë në psikiatri nga mungesa e barnave të rimbursueshme dhe shtretërit e pakët dhe të vjetëruar. Edhe reforma që këta të sëmurë të trajtohen edhe në qendra komunitare nuk ka funksionuar.

Autoritetet e shëndetit pohojnë se numri i rasteve të regjistruara është fiktiv sepse një pjesë e madhe e këtyre pacienteve hyjnë në këtë vend vetëm për të marrë fletë-kemp. Një gjë që do të ndihmonte këtë kategori të sëmurësh sipas Sulit, do të ishte ngritja e shtretërve psikatrik edhe në spitalet e përgjithshme, mjekë profesionist dhe secila prefekturë në vend të ketë një pavion për të sëmurët mendor.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA