Cmimi i ujit te pijshem nder vite dhe krahasimi i tij me kostot

Shkruar nga:  
Postuar më: 7 muaj mė parė

Cmimi i ujit te pijshem nder vite dhe krahasimi i tij me kostot
Cmimi i ujit te pijshem nder vite dhe krahasimi i tij me kostot

Ndjeshmëria e publikut për cmimin që paguan kundrejt cdo shërbimi të ofruar, por sidomos për kategorinë e shërbimeve që cilësohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e një jete normale, është e lartë dhe uji i pijshëm është njëri prej tyre. Përcaktimi i tarifave të tij është kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU). ODA ka kryer një hulumtim mbi cmimin mesatar të zbatuar për familjarët, entet private dhe institucionet shtetërore për vitet 2008-2011. Duhet theksuar se tarifat variojnë nga njëra Njësi Vendore në tjetrën, ndaj për realizimin e analizës është llogaritur një mesatare e tyre.



Ajo që vihet re nga grafiku është se tarifat për biznesin janë më të lartat e të tre kategorive, pothuajse 3 herë më të larta se sa për konsumatorët familjar. Kjo është kategoria që ka përjetuar edhe rritjet absolute më të mëdha, 8 lekë/m3 në vitin 2010.

Cmimi mesatar për familjet është rritur në vitin 2010 me 2.9 lekë/m3, ose 9.7% krahasuar me vitin 2009. Edhe në 2011-n, tarifat mesatare kanë ardhur në rritje, me rreth 3%. Aktualisht, Njësitë Vendore me tarifat më të ulta janë: Bulqiza (12.5l/m3); Orikumi (18 l/m3); Vau Dejës, Pukë Fshat dhe Fushë Arrëz (20 l/m3), ndërsa ato me tarifat më të larta: Lushnje (60 l/m3); Pogradec (55 l/m3); Korcë,Shkodër, Divjakë dhe Mallakastër (50 l/m3). Nga cmimi minimum në atë maksimum vihet re një luhatje rreth 4.8 herë, e cila përcaktohet kryesisht nga ndryshimi i kostove për sigurimin e ujit dhe ofrimin e shërbimit.

Nëse do të merrnim në shqyrtim Koston e Prodhimit, Koston e Shitjes dhe Cmimin Mesatar të ujit, vihet re se cmimi është në mënyrë të vazhdueshme nën koston e llogaritur. Diferenca midis tyre ka ardhur në ulje që pas vitit 2008, por megjithatë, në 2010-n, cmimi mesatar është 35% më i vogël se sa kostoja e shitjes.



Kostoja e prodhimit ka ardhur në rritje nga viti në vit, por edhe kostoja e shitjes ka pasur performancë jo të mirë deri në vitin 2008, kur ajo u rrit 18% krahasuar me një vit më parë.  Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar ka qenë edhe konsumi i lartë i energjisë elektrike, kosto kjo që përbën rreth 30% të kostos totale të shërbimit me ujë. Humbjet për shkak të vjedhjeve apo amortizimit të rrjetit të ujësjellësit bëjnë që të prodhohet e futet në rrjet më shumë ujë se sa duhet. Kjo shoqërohet jo vetëm me kosto shtesë, por edhe me një përdorim më të lartë se sa është e nevojshme e energjise elektrike. Për këtë arsye, duhen rritur përpjekjet jo vetëm për t’i mbajtur nën kontroll kostot, por edhe për t’i ulur ato nëpërmjet kufizimit të humbjeve.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA