Cilet jane emrat e dashnoreve te Ismailit qe Helena i permend ne librin e saj perse i rrefen tani

Cilet jane emrat e dashnoreve te Ismailit qe Helena i permend ne librin e saj, perse i rrefen tani
Libri me kujtime i gruas së Ismail Kadaresë, Helenës, ka tërhequr vëmendjen më tepër për faktin se ajo ka folur, për herë të pare, për tradhëtitë bashkëshortore të burrit të saj, për dashuritë e tij të shumta me femra të tjera. Por Helena Kadare, ndonëse jep përshkrime të hollësishme të këtyre historive, nuk rrëfen emrat e femrave. Helena madje ndonjëherë shtiret se është fare naive dhe nuk ka arritur që të kuptojë se cilat femra reale qëndrojnë pas personazheve të librave të burrit të saj. Ismail Kadare e kishte zakon që t’ u thoshte femrave që njihte se ai do t’ i përdorte ato si model për personazhet e librave të tij, çka ishte shumë joshëse për to. Madje Kadare u thoshte se do t’ i paraqiste me emrin e tyre të vërtetë.

Helena në libër tregon se dikur, në vitet tetëdhjetë, ajo bisedonte me një mikeshën e saj, për atë se cila femër mund të ishte pas personazhit të Ana Krasniqit, në romanin “Dimri i Madh” të Ismail Kadaresë. Kjo është me të vërtetë qesharake, se romani “Dimri i Madh” nuk është gjë tjetër veçse romani “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i ripunuar. Në versionin e parë të romanit, të botuar në 1973, personazhi i Ana Krasniqit del me emrin Ana Kondakçi. Ky ishte praktikisht emri, paksa i shkurtuar, i një këngëtareje të re, shumë të bukur dhe shumë të njohur në Shqipërinë e kohës. Në roman, Ana Kondakçi është një vajzë e bukur me sjellje të lirshme, e cila është e dashura e shkrimtarit Skënder Bermema, i cili shkruan romanin për prishjen sovjeto-shqiptare.

Në personazhin e Bermemës, Kadare qartësisht ka paraqitur vetveten, dhe në personazhin e Ana Kondakçiut, kishte paraqitur personin real që kishte emrin “Ana” në tre gërmat e fundit të emrit, dhe që e kishte mbiemrin “Kondakçiu”.Kur u botua romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” në 1973, ai u shit shumë shpejt dhe bëri bujë të madhe jo për ngjarjet ideologjike që paraqiste, se shqiptarët qenë ngopur me historitë e viteve 1960-1961 nga propaganda e regjimit komunist. Romani bëri bujë se Kadare në të kishte bërë atë quhet në frëngjisht mise en abyme, ose në anglisht a story within a story,domethënë se brenda subjektit të romanit kishte paraqitur historinë e tij të dashurisë, në mënyrë të pagabueshme, duke shkruar qartë emrin e së dashurës së tij.

Ky ishte problemi më serioz që Ismail Kadare pati me këtë libër. Natyrisht se regjimi komunist nuk fliste hapur për një çështje të tillë. Kadarenë thjesht e detyruar që në ribotimin e librit ta ndryshonte emrin e personazhit dhe ai e bëri Ana Krasniqi. Kështu që Helena e dinte mirë se cila femër qëndronte pas personazhit të Ana Krasniqit (Kondakçiut).Por Ismail Kadare nuk hoqi aspak dorë nga obsesioni i tij për t’ u vënë personazheve të librave të tij emrat e femrave reale që njihte. Helena Kadare në librin e saj me kujtime flet për dashurinë e Ismail Kadaresë me një balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, gjë të cilën ajo e mësoi në 1969. Pak vite më vonë u botua romani i Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”, i cili bëri bujë për shkak se në të kishte një tjetër mise en abyme. Në roman, ngjarjet e të cilit zhvillohen në 1944, tregohet historia e dashurisë mes shkrimtarit Adrian Guma dhe spikeres kryesore të Radio Tiranës, e cila në roman quhet Miriam Morina.

Por, Miriam Morina ishte emri i një balerine shumë të njohur në Tiranë, në kohën që u botua libri.Në romanin “E penguara”, të botuar në 2009, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme, të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Në ndërkohë, Raimonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë, dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin “Dimri i suferinës së madhe”, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”, njihet me një vajzë të re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë.

Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë, me emrin Linda B. e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj, i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të kishte rolet kryesore femërore praktiktikisht në të gjitha filmat që u bënë sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri “Emblema e dikurshme”, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë.

Bulku kishte rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së personazhit kryesor. Ajo  pati rolin e Zanës, të një prej personazheve kryesore në filmin “Ballë për ballë”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Dimri i Madh”, pati një rol në filmin “Radiostacioni”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, pati një rol në filmin “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, një version i ri i “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së shkrimtarit, në filmin “Të paftuarit”, një film sipas romanit të Kadaresë “Prilli i thyer”. Helena Kadare në librin e saj me kujtime shkruan se në vitet shtatëdhjetë ajo zbuloi në ditarin e Ismailit se ai, në vitet 1966-1971 kishte pasur të dashur vajzën e një zyrtari të lartë të regjimit. Helena Kadare nuk e zbulon emrin e vajzës, por jep dy të dhëna të rëndësishme për të, thotë se ishte studente dhe se Ismaili i tha se kjo vajzë i pati dhënë  atij librin e vajzës së Stalinit, Svetllana Allillujeva “Njëzet letra një miku”. E dhëna e fundit na shërben për ta ngushtuar shumë rrethin e femrave.

Se në Shqipërinë e kohës, ku ekzistonte kulti i Stalinit, një libër të tillë, që konsiderohej si kulmi i herezistë antistaliniste, mund ta kishin në bibliotekën e shtëpisë vetëm tre njerëz në udhëheqjen e regjimit, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu. Enver Hoxha përjashtohet se vajza e tij në 1966 ishte shumë e vogël. Hysni Kapo, nr. 3 i regjimit, i cili kishte vajzë, përjashtohet sepse ai nuk ishte një njeri që e kishte pasion leximin, dhe nuk do të bënte kurrë gjëra të tilla që të sillte në Shqipëri një libër të tillë, çka mund t’ i sillte probleme me Enver Hoxhën, i cili do ta merrte vesh dhe do ta pyeste se përse i duhej ky libër. Mehmet Shehu, i cili e kishte pasion leximin, dhe madje diskutonte me Enver Hoxhën për libra, përjashtohet se nuk kishte vajzë.

Kështu që mbetet si kandidat Kadri Hazbiu, i cili kishte një vajzë që ishte studente në atë periudhë. Kadriu Hazbiu si Ministër i Punëve të Brendshëm kishte në varësi të drejtpërdrejtë zyrat që sillnin libra të këtij lloji. Prandaj, më tepër ka gjasa që të bëhet fjalë për vajzën e Kadri Hazbiut dhe kjo shpjegon urrejtjen e madhe që tregoi Kadri Hazbiu më pas ndaj Ismail Kadaresë, gjë për të cilën Kadare flet shumë. Por në këtë rast Kadri Hazbiu kishte të drejtë që u soll keq me Ismail Kadarenë se ishte i indinjuar si prind i një vajze të re, të cilën po e joshte një mashkull i martuar. Dashuria me këtë vajzë shpjegon edhe largimin e detyruar të Ismail Kadaresë për tre vjet në Berat, në fund të viteve gjashtëdhjetë. Pra regjimi e largoi nga Tirana Isin, siç e quan bashkëshortja, jo si shkrimtar, por si kurvar.Në vitin 1970, pak kohë pasiqë Helena ishte grindur keq me Ismailin për shkak të dashurisë së tij me balerinën, Ismaili shkruajti romanin “Kështjella”, për të cilin ai  thotë në librin “Ftesë në studio”: “Kur ime shoqe lexoi si zakonisht e para dorëshkrimin, pasi folëm një copë herë për të, e ndjeva se ajo mëdyshej të më pyeste për diçka.

-Ti ke diçka tjetër?- e pyeta.
-O, është një gjë ndoshta e parëndësishme, më tepër kureshtje.
-Megjithatë, thuaje.”Dhe ajo më tha diçka që më habiti vërtet. Gjatë kohës që shkruaja romanin unë kisha patur herë pas here dhimbje dhe zhurma në vesh. Gjatë leximit ajo  kishte vënë re se komandanti turk që kishte rrethuar kështjellën, Tursun Pashai, vuante pikërisht nga dhimbja dhe zhurma në vesh. Pra unë i kisha kaluar atij një vuajtjen time fizike.Ngrita supet për të thënë se kjo ngjante disi e çuditshme, por në të vërtetë ishte një rastësi, një gjë e kotë. Dhe vërtet ç’ lidhje mund të kisha unë me një gjeneral turk që përpiqej të mbyste Shqipërinë?Padyshim kot, përsëriti edhe ime shoqe, dhe as unë as ajo nuk folëm më për këtë gjë. Por kjo s’ e ndaloi mendjen time që të kthehej prapë atje. Në art gjërat s’ ishin kurrë aq të thjeshta sa ç’ mund të dukeshin dhe aq dhimbsuri që kishte pikuar si e pavërejtur për komandantin turk gjatë tekstit të romanit që kishte gjasa të mos ishte kot. Një lidhje misterioze duhej, megjithatë të ishte midis meje dhe atij, një fill i padukshëm, tepër i ndërlikuar për t’ u gjetur.

U mendova disa herë për këtë, sa herë që e vrisja mendjen, aty për aty e ndjeja se sado që të hulumutoja në ndërgjegjen time, kurrë nuk do t’ i afrohesha dot së vërtetës, Ende sot, kur turbull më vjen ndërmend, me atë vuajtje të butë, të shurdhër, që shkakton mosdija e misterit, qëllon që pyes veten: Vërtet, ç’ afëri mund të kisha patur me të? Ç’ kështjellë nuk kisha marrë dot unë vetë dhe ç’ mision s’ kisha kryer, apo ç’ mur më kishte sprapsur, mur i ftohtë, prej të cilit arkivoli im ikte në zi?” (Ismail Kadare, “Ftesë në studio”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1990, f. 191-192) Por Ismail Kadare e dinte mirë se për çfarë “kështjelle” ishte fjala. Kjo kuptohet nga një poezi e vëllimit poetik “Përse mendohen këto male”, i cili ishte botuar në 1964. Në këtë libër të Ismail Kadaresë gjendet edhe poezia “Ti ishe për mua”, ku thuhet:“Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja,/Troja që unë dot s’ e pushtoja.

Ti ishe për mua e pakuptueshme,/ më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske”. (Ismail Kadare, Vepra letrare, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1981, vol. 1, f. 207)Ismail Kadare, në këtë poezi e krahason me një kështjellë një femër të cilën ai e dashuron, dhe veten e shikon si komandantin e ushtrisë që ka rrethuar kështjellën dhe e mësyn për ta pushtuar atë. Duket se gjashtë vite më pas kjo ide shfaqet tek romani “Kështjella”. Fjala është për një femër të cilën Kadare mundohej që ta shtinte në dorë me çdo mënyrë dhe nuk ia arrinte dot. Në vitin 1970, Ismaili u tregua aq galant sa, me romanin “Kështjella”, t’ i çonte një kumt kësaj femre se tashmë kishte pranuar humbjen, duke qenë se komandanti turk i ushtrisë rrethuese vdiq i vetëhelmuar pasiqë nuk e pushtoi dot kështjellën. Pra, romani “Kështjella” nuk paska qenë një roman për qëndresën, por për kurvërinë. Poezia “Ti ishte për mua” gjendet në një vëllim poetik të botuar një vit pas martesës së Ismailit dhe Helenës, në 1964. Ndoshta ky është skandali më i madh në jetën bashkëshortore të tyre.

Por cila ishte kjo femër? Për të zbuluar emrin e saj na ndriçon romani i Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Në këtë roman, Gjenerali, një personazh pas të cilit ashtu si në rastin e komandantit turk të ushtrisë rrethuese të kështjellës, gjendet vetë Ismail Kadare, tallet me thesin me eshtrat e Kolonelit Z, burrit të bukuroshes Beti, duke thënë se Koloneli që dikur e mbante Betin në krah dhe i thoshte “Sa e lehtë që je ti Beti”, tani ishte vetë njeriu më i lehtë në botë, 3-4 kg eshtra, jo më shumë. Aluzioni është se Beti tashmë ishte trofeja e Gjeneralit, i cili e shkelmon thesin, duke e hedhur në hon. Sipas zakonit të Ismail Kadaresë për të bërë aluzione këtu fjala është për njeriun që Ismaili e quante shokun e vet të ngushtë, Drago Siliqin, drejtori i shtëpisë botuese letrare, i cili vdiq në kohën që Ismaili filloi të shkruante romanin  “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, në një aksident ajror. Në Tiranë atëherë pati fjalë se Ismaili dhe Drago ishin grindur para udhëtimit të këtij të fundit, për shkak se Ismaili kishte ngacmuar gruan e bukur të shokut. Dragoja kishte thënë se në kthim do të anohej me të madhe kundër Ismailit për këtë çështje, në zyrat e larta të regjimit, por një koincidencë fatkeqe e shpëtoi Ismailin, një nga të shumtat në jetën e tij. Pastaj ai pati rastin që të bënte ironi në roman. Në roman, Gjenerali e qëllon thesin me eshtra me shkelm dhe e hedh në hon- aluzion i qartë makabër ky për rënien e Dragos nga qielli në aksidentin ajror, në honet e Siberisë. Kur Helena Kadare rrëfen për njohjen me Ismailin, në librin e vet me kujtime, ajo thotë se ishte ai që i shkruajti i pari letër nga Moska, i nxitur nga shoku i tij Dhimitër Xhuvani, një elbasanas që e njihte Helenën dhe që duke ia treguar emrin e saj në gazetë, ku ajo kishte botuar diçka, i tha se kjo vajzë ishte shumë e bukur. Por Ismaili tek “Ftesë në Studio” jep një version tjetër, thotë se është ajo që i shkruajti e para, kur ai gjendej në Moskë.

49 vjet më pas, në librin “E penguara”, Ismail Kadare, praktikisht, e akuzoi Helenën se ajo kishte qenë agjente e Sigurimit të Shtetit, e ngarkuar për ta survejuar bashkëshortin. Në romanin “E penguara”, që e kam përmendur më lart, ka një fragment ku rrëfehet për Prijësin (Enver Hoxha), të cilit i vjen një kërkesë:“Ishte një shkresë shoqëruese e ministrit të Brendshëm. Kërkohej leja për të bërë bashkëpunëtore mikeshën, dhe me sa dukej, gruan e ardhshme të Rudian St., stazhiere tani për tani në Austri. Me qëllim, sipas idesë së njohur të Prijsit, mbrojtjen e dramaturgut”. (Ismail Kadare, Vepra, vol. 17, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 2009, f. 535) Pas personazhit të Rudian St., siç kam treguar më lart, qëndron vetë Ismail Kadare, gjë që bëhet krejt e qartë kur thuhet në roman se Rudia St., është autori i romanit “Dimri i Suferinës së Madhe”- aluzion krejt i qartë për librin “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Kështu, Ismail Kadare, në vitin 2009, 49 vite pas njohjes me gruan, dhe pas 46 vitesh martesë, e akuzoi bashkëshorten e vet, Helenën, se ajo i kishte rënë pas shortit të hedhur nga Sigurimi i Shtetit, dhe se që kur u njohën kishte qenë agjente e Sigurimit të Shtetit, e cila e kishte spiunuar gjatë gjithë kohës.

Pikërisht akuza e mësipërme e ka zemëruar aq shumë Helenën sa e bëri të shkruajë në kujtimet e veta për tradhtitë e Isit ndaj saj. Pas asaj që tha Ismaili në 2009 dhe pas këtyre që shkruajti Helena, nuk mund të mos pritet që së shpejti të ndodhë divorci i bujshëm mes tyre.Ismail Kadare nuk mungoi që edhe historinë e tij me Helenën ta përshkruante në një roman, tek “Përbindshi”, i botuar në 1965, ku tregohet se si një vajzë me emrin “Elena” (ky ishte në fakt emri i gruas së Ismail Kadaresë, se të krishterët ortodoksë përdorin versionin “Elena” të emrit “Helena”, dhe më pas gruaja e Kadaresë e ndryshoi emrin, duke e bërë “Helena”), braktis të fejuarin e saj dhe ikën me një djalë që posa e ka njohur. I fejuari e kërcënon dhe e ndjek për ta vrarë. I fejuari i mëparshëm i Helenës u ankua për librin dhe kërcënoi se do ta padiste në gjykatë Ismail Kadarenë, se e kishte nxjerrë në libër si agjent të imperializmit amerikan.

Kjo ishte arsyeja që libri bëri bujë, dhe për këtë arsye u kritikua nga regjimi. Regjimi komunist shpesh kritikonte për gjëra krejt të tjera nga arsyeja e vërtetë. Për të evituar skandalin që do të shpërthente nëse hapej gjyq, Enver Hoxha urdhëroi që libri të lihej në heshtje, dhe ish-i fejuari të mos hapte gjyq. Por libri nuk u ndalua, se pas botimit tek revista letrare “Nëntori”, u botua në një përmbledhje me tregime dhe novela të Ismail Kadaresë, fill pas botimit tek revista “Nëntori”. Ismail Kadare u qortua nga regjimi për zakonin e tij që të përdorte ngjarjet e jetës së tij në letërsinë që shkruante, por ai nuk hoqi dorë nga kjo gjë.Një aventurë dashurie e Ismailit qëndron edhe pas çështjes së famshme që i montoi atij Sigurimi i Shtetit me historinë e dashurisë së vajzës së tij, në fillim të viteve tetëdhjetë, dhe që u bë shumë problematike për familjen Kadare. E vërteta është se pas kësaj çështjeje qëndronin Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia dhe jo pa të drejtë.

Nexhmija dhe Ramizi u tërbuan krejt kur mësuan se Ismaili maniak kishte filluar të flirtonte me Teutën, gruan e djalit të madh të Enver Hoxhës, e cila në fakt nuk u ishte përgjigjur korteve të Isit. Martesa e Ilirit me Teutën kishte shumë rëndësi për Nexhmijen dhe Ramizin, se shenjonte lidhjen e posaçme të familjes Hoxha me Ramiz Alinë, i cili e kishte Teutën mbesë. Nexhmija dhe Ramizi nuk mund të toleronin që kjo martesë me rëndësi kaq të madhe politike të prishej, prandaj ndërmorën represion ndaj Ismailit, duke e goditur në pikën e tij të dobët, tek vajza. Këtu e ka origjinën dhe kritika ndaj librit të Kadaresë “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, që ndodhi në atë kohë.Enver Hoxha e mbrojti në këtë rast Ismailin, por duke parë rrezikun që Ismail Kadare të binte në kurthin e “armikut” për shkak të aventurave të veta seksuale, urdhëroi Sigurimin e Shtetit që të merrte situatën nën kontroll. Kështu, Ismail Kadaresë iu caktua një Kizllar-Aga, siç quhej në Imperinë Otomane kujdestari i haremit, një rrufjan profesionist, i cili do ta furnizonte Kadarenë me mish të freskët femëror, sipas shijeve të tij, dhe do t’ i kishte nën kontroll aventurat e tij.

Kur Helena thotë se me një të njohurën e saj po diskutonin në vitet tetëdhjetë se kush mund të ishte pas personazhit të Ana Krasniqit dhe kandidatura e femrës që Zonja Kadare e quan “X” u mënjanua për shkak se ajo në kohën e botimit të romanit kishte qenë 12 vjeç, e ka fjalën për një prurje të Lanit në “haremin” e Ismailit. Remzi Lani e njohu Kadarenë me një studente të re të mjekësisë, Anisa Markarian, një armene me banim në Shqipëri, e cila kishte filluar të bënte edhe një karrierë si aktore filmash, por që i pëlqente të shkruante edhe letërsi. Remzi Lani, duke qenë kryeredaktor i “Zërit të Rinisë”, të vetmes gazetë të madhe të rinisë në vend, ishte joshës për femrat e reja ambicioze. Lidhjen që krijoi me Anisën, Lani e përdori për t’ i shërbyer Kadaresë, duke e çuar atë në krahët e Kadaresë. Kulmi i poshtërsisë së Kadaresë ishte kur kërkoi ndihmën e Remzi Lanit për të shtënë në dorë vajzën e shokut të vet të vdekur, Drago Siliqi, Laurën e cila ishte vartëse e Remzi Lanit tek gazeta “Zëri i Rinisë”.

Në vitet tetëdhjetë, Enver Hoxha u kujdes që Maloja, siç e quante ai Ismailin, të dukej ende si djalë i ri, edhe pse po arrinte në të pesëdhjetat. Diktatori e dërgoi Ismailin në Paris për të bërë një operacion plastik special, të një lloji të veçantë, për të cilin shkrimtari amerikan Charles Bukowsky thotë në librin e vet “Pulp”, të përkthyer në shqip me titullin “Zonja Vdekje”: “Shikoni yjet e kinemasë. Për shembull marrin lëkurën e bythës dhe e vendosin në surrat. Lëkura e bythës është e fundit të rrudhoset. Kur arrinin në njëfarë moshe të gjithë silleshin vërdallë me surrat bythe”. (Carls Bukovski, “Zonja Vdekje”, Biblioteka “Koha Ditore”, Prishtinë 2005, f. 13) Aventurat e Isit vazhduan edhe në vitet nëntëdhjetë, dhe ai sipas zakonit i përmend ato në librat e tij. Tek “Kalorësi me Skifter”, ai e quan një personazh me emrin Wilms, që është emri nga martesa e dytë, i një mikeshe të tij shkrimtare shqiptare, ish-gruaja e një ministri të djathtë shqiptar, në vitet nëntëdhjetë. Edhe në vitet 2000, kur hyri në të shtatëdhjetat, Isi nuk i ndërpreu aventurat dashurore. Në Paris ai pati një romancë me një politikane të majtë, e cila gjendej atje me studime pasuniversitare, dhe që ishte 47 vjet më e re se ai.

Dhe karriera kazanoviane e Isit nuk ka mbaruar. Nuk është çudi që ai të na befasojë me një divorc dhe një martesë të re. Gjithsesi, duke parafrazuar ato vargjet e Arshi Pipës për Enver Hoxhën (“O bandill të lumtë bitha,/Se ajo i shpjegon të gjitha!”), unë do të thosha se epigrami në vargje për Ismail Kadarenë duhet bërë në mënyrë sportive: “O bandill të lumtë k…ri,/ai paska qenë, shkrimtari!/Ai paska qenë disident,/ takon të jetë President/Atij i takon Nobeli/shkrimtari është veç manteli”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama