Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Vangjeli

Shkruar nga:  
Postuar më: 8 muaj mė parė

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Vangjeli
Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Vangjeli

Ndahet nga jeta ne moshen 63 vjecare aktori i njohur Vasillaq Vangjeli. Aktori la pas nje pafundesi rolesh gjate nje jete 45 vjecare ne skenen shqiptare. Vangjeli lindi ne shkurt te vitit 1948 dhe pas ushtrise ndoqi Institutin e Arteve  ne vitet 1973-1975. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues.

Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere. Rolet e tij ne estradë, teatër, kinematografi, etj e kalojnë shifren 100. Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Shoku yne Tili”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit. Të shumtë janë rolet në Estradë si : tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar”, apo rolet tek “Dashi pa brire” e “Gjuetia e Fundit”.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA