Universitetet lista e dyte me fituesit sipas degeve

Universitetet, lista e dyte me fituesit sipas degeve
Shpallet dy ditë përpara afatit zyrtar lista përfundimtare e fituesve në shkollat e larta. Gazeta publikon të plota listat dhe procedurat e regjistrimit. Kandidatët, të cilët janë shpallur fitues në një program studimi të një preference të tyre më të lartë se ai i regjistrimit të ndërmjetëm, do të çregjistrohen nga vetë sekretaritë mësimore, nga programi i studimit ku ishin regjistruar më parë. Këta kandidatë tërheqin dosjen individuale nga sekretaritë mësimore ku janë çregjistruar dhe regjistrohen në programin e studimit, në të cilin janë shpallur fitues me listat përfundimtare. “Sekretaritë mësimore të fakulteteve, në datat 26-30 shtator 2011, prej orës 08:00-18:00, do të kryejnë çregjistrimet e këtyre kandidatëve dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të dërguara nga MASH-i. Veprimet e çregjistrimit të ndërmjetëm dhe ato të regjistrimit përfundimtar të kandidatëve të rinj do të dokumentohen në regjistër të veçantë”,ka përcaktuar ministria e arsimit.

Në kryerjen e procedurës së regjistrimit përfundimtar në sekretaritë mësimore të fakulteteve, kandidatët fitues që janë ngjitur në preferencë më të lartë kundrejt regjistrimit të ndërmjetëm, nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve në regjistrin e veçantë. Sekretaria mësimore duhet ta pajisë kandidatin që bën regjistrimin me fletë-regjistrimi, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data e ora e regjistrimit. Fletëregjistrimi duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe i vulosur. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk është e nevojshme të regjistrohen.

Per te pare listen e plote per fituesit atehere klikoni KETU

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama