Seksi dhe kanceri i anusit

Seksi dhe kanceri i anusit
Kanceri i anusit eshte kancer i keq qe fillon ne anus, ose ne hapjen ne fund te zorres (rektumi). Vetem rreth gjysma e kancereve anale, diagnostikohen perpara se semundja e keqe te perhapet tej vendit primar. Nje e treta  e rasteve diagnostikohet pasi kanceri eshte perhapur ne gjendrat limfatike dhe 10 % e rasteve diagnostikohen pasi kanceri eshte perhapur ne organet e largeta.

Diagnostikimi i hershem i rrit shanset per mjekim. Rrojne pese vjet pas mjekimit te kancerit anal, vetem 60% e burrave qe mjekohen dhe 71% e grave. Siç shihet, rezultati i mjekimit tek grate eshte me i mire. Kur diagnostikohet dhe mjekohet ne stadet e hershme, 82% e rasteve me kancer te anusit, jetojne mbi pese vjet pas mjekimit. Kur kanceri ishte perhapur, para mjekimit, ne gjendrat limfatike te zones, vetem 60% e rasteve rojne mbi pese vjet.  Kur diagnostikohet dhe mjekohet pasi eshte perhapur ne organet e largeta, vetem njeri nga pese paciente jeton mbi pese vjet. Nga keto te dhena duket qarte se sa rendesi ka diagnostikimi dhe mjekimi i hershem i kancerit te anusit.

Sarah Fawcett, aktorja qe solli ne vemendje te publikut per here te pare semundjen


Kush semuret me shpesh?

Shumica e rasteve me kancer te anusit diagnostikohen midis moshes 50 dhe 80 vjeç. Perpara moshes 50 vjeç, kanceri anal, eshte me i shpeshte tek burrat, ndersa, pas moshes 50 vjeç, eshte shume me i shpeshte tek grate.

Rreziku me i madh per kancer te anusit eshte infeksioni anal me Human papillomavirus (HPV). Ky virus shkakton semundjen seksualisht te transmetueshme qe quhet veruket gjenitale. Ne 85%  te rasteve me  kancer te anusit, shkaku eshte  infeksioni i vazhduar me kete virus.

Vitet e fundit eshte prodhuar nje vaksine qe quhet Gardasil. Kjo vaksine ndihmon ne parandalimin e kancerin te qafes se mitres tek grate. Edhe per kancerin e qafes se mitres shkaku kryesor eshte, po ashtu, Human papilloma virusi. Per te parandaluar kancerin e qafes se mitres, vajzat duhet ta bejne vaksinen ne moshen 12-13 vjeçare, akoma, pa filluar jeten seksuale dhe te pa infektuara me virusin.  Vaksina Gardasil, akoma, nuk eshte provuar per te parandaluar kancerin e anusit.

Me shume me kancer te anusit semuren:

    Personat mbi 50 vjeç.
    Ata  qe kane shume partnere seksuale,
    Homoseksualet qe jane prites ne interkursen anale.
    Ata me dobesi te sistemit imunitar.
    Ata qe shpesh u skuqet dhe ndjejne dhembje ne anus.
    Ata qe tymosin duhan.

Disa tumore te anusit nuk jane kanceroze, te tjere fillojne si kancere te mire dhe me kohe behen te keqij.
Shenjat e kancerit anal

Ne disa raste, kanceri i anusit nuk ka fare shenja, por, rreth gjysma e pacienteve me kete kancer, ankohen per gjakderdhje nga anusi. Kjo mund te jete shenja e pare e semundjes.

Nje shenje tjeter e kancerit te anusit mund te jete kruajtja anale. Shume njerez, gabimisht, gjakun dhe kruajtjet ua atribuojne hemorroideve. Te gjithe ata qe kane keto shenja  duhet te vizitohen edhe atehere, kur ata mendojne se e dine pse i kane keto ankesa. Per arsye se per kancerin anal nuk eshte folur shpesh, shume njerez nuk e kane kete semundje ne ekranin e radarit te tyre. Por, sot, kur eshte rritur numri i marredhenieve seksuale homoseksuale dhe jane shtuar çiftet heteroseksuale qe kryejne seks anal, kanceri anal duhet te jete ne kujdesin e çdo personi qe kryen marredhenie seksuale anale.

Marredheniet homoseksuale mashkullore, zakonisht, jane me shume partnere dhe ato kryhen, shpesh, pa perdorur prezervativin. Keshtu veprojne edhe çiftet heteroseksuale qe kryejne seks anal. eshte kjo arsyeja, qe ne keto kontingjente eshte shtuar infeksioni me Herpes Papilloma Virus, ose semundja seksualisht e transmetuar qe quhen veruket gjenitale (lezat) dhe per pasoje edhe kanceri i anusit.

 

Shenja te tjera qe mund te kete nje pacient me kancer anal jane:

    Dhimbje ose presion ne zonen anale
    Rrjedhje jo te zakonshme nga anusi
    Nje lunge afer anusit
    Ndryshon zakoni i te dalit jashte (defekacioni).

 

Si diagnostikohet kanceri i anusit?

Kanceri anal, mund te zbulohet gjate nje ekzaminimi anal rutine, ose gjate nje procedure, siç eshte heqja e “gjasme” hemorroideve. Kanceri mund te zbulohet me procedura invazive siç jane anoscopia, proctoscopia, ose ultratingujt endorektale.

Kur doktori dyshon per kancer te anusit, ai duhet te marre material per biopsy dhe ta dergoje ne laboratorin e anatomopatologjise.
Si mjekohet kanceri anal?

Mjekimi standard perfshin kirurgjine, kimioterapine dhe radiacioni. Mjekimi duhet te behet me dy, ose me shume, nga keto strategji mjekimi.

Kimioterapia dhe radiacioni jane me te perdorurat, me te cilat duhet te fillohet mjekimi sot.

Pas vdekjes ne vitin 2009, i aktores se famshme hollivudjane Farrah Fawcett, qe vuante nga kanceri i anusit, per kete lloj kanceri filloi te flitet me shpesh.  Fawcett, fillimisht, u mjekua me kimioterapi dhe radiacion, pa perdorur kirurgjine. Doktoret e aktores e konsideruan kancerin e saj ne remision, qe nga viti 2007.  Tre muaj pasi e deklaruan te çliruar nga kanceri, analizat treguan se kanceri kishte leshuar metastaza ne melçi. Ajo u mjekua ne Gjermani dhe nuk dihen hollesi nga mjekimi i saj atje.

Beteja trimerore dhe publike e Farrah Fawcett-it me kancerin anal, konsiderohet, sot, si nje dhurate qe ajo u beri njerezve, per te diskutuar per kete semundje shkaterruese. Kanceri anal eshte ne rritje sepse sot ka ndryshuar trendi i akteve seksuale qe kryejne njerezit. Jane rritur marredheniet homoseksuale mashkullore dhe jane shtuar çiftet heteroseksuale qe bejne seks anal. eshte kjo arsyeja qe per kancerin anal, per shkaqet e e tij dhe çfare duhet bere  per te mbrojtur veten, sot, gjithkush, duhet te beje kujdes.  Anusi, natyralisht, nuk eshte organ per seks. Ai eshte bere per te nxjerre jashte materiet fekale, jo per te future penisin. Anusi nuk ka lubrifikim te mjaftueshem natyral dhe marredhenia seksuale anale eshte e dhimbshme dhe shkakton lezione ne anus. Keto lezione lehtesojne futjen e infeksioneve, midis tyre dhe HIV-in. Kush ben seks anal duhet t’i dije keto dhe te perdore masat mbrojtese. Te perdore detyrimisht kondomin dhe te perdore lubrifikant artificial me shumice.

Shkencetaret nuk jane ne gjendje te thone shkakun direkt te kancerit anal, por Shoqata Amerikane e Kancerit, e shikon kancerin anal te lidhur me human papilloma virusin (HPV). Kjo nuk eshte gjithmone keshtu. Shkencetaret kane konstatuar se disa te semure me infeksionin HPV, nuk semuren me kancer anal. Kjo ka bere qe te mendohet se do kete edhe disa faktore te tjere te riskut. Keto faktore rreziku jane:  mosha, tymosja e duhanit dhe predispozita gjenetike.

Kerkuesit nuk e shpjegojne dot me siguri menyren si virusi i nxit qelizat e shendetshme te shnderrohen ne kanceroze. Por dihet mire, se kur sistemi imun i trupit eshte i dobesuar, HPV behet me aktive. Kjo shpjegon pse personat e infektuar me  HIV/AIDS, jane shume te prekshem  nga kanceri anal. Studime te tjera kane vene ne dukje shtimin e rasteve te kancerit anal, tek personat qe tymosin duhan.

 

Çfare eshte Human papilloma virusi (HPV)?

Keto jane nje grup, ku bejne pjese me shume se 100 lloje virusesh. Nga keto, me me se paku 30 shtame, njihen si shkaktare te kancereve te ndryshme. Keto viruse perhapen me ane te kontakteve  lekure me lekure,  gjate akteve seksuale. Shume njerez qe e kane virusin nuk shqetesohen prej tij, nga qe ai qendron i fjetur ne trup per muaj te tere, ndonjehere, per vite, perpara se te shfaqen shenjat e semundjes. Ndonjehere, shenjat nuk shfaqen kurre.

 

Disa tipa te HPV shkaktojne veruket gjenitale rreth vagines, penisit, ose zones anale. Ato mund te duken si rritje e nje lulelakre, por mund te jene edhe te sheshta. Nderkaq, tipi i HPV qe shkakton veruket, konsiderohet si virus me “risk te vogel” dhe nuk eshte i atij lloji qe shkakton kancerin (risk i larte). Kjo do te thote  se prania e verukeve, nuk u çon detyrimisht ne kancer. Nderkaq, eshte me shume rendesi te kerkoni mjekim per te ndaluar perhapjen e verukeve. Rreth 1% e te rriturve qe jane seksualisht aktive, kane veruke gjenitale.

Ne 90% te rasteve te infektimit me HPV, sistemi imun i trupit, natyralisht,  e pastron infeksionin HPV brenda dy vjeteve (te dy tipat “ato me risk te ulet “ dhe ato me “risk te larte.”) Por, ne disa raste, trupi nuk pastrohet dot nga virusi dhe shfaqet kanceri i qafes se mitres dhe kanceri anal. Kanceri qe lidhet me shpesh me HPV eshte kanceri i qafes se mitres. Kur PAP testi  behet çdo vit, kanceri do te diagnostikohet me heret.

Nuk ka depistim specifik per kancerin anal, por doktoret rekomandojne, qe njerezit qe u perkasin grupeve me risk te larte, siç jane burrat gay, ata qe jane me HPV pozitive, grate qe bejne seks anal me partneret e tyre,  duhet te bejne çdo vit PAP testin anal, i cili tregon per qeliza anormale ne anus.

Kanceret qe lidhen me HPV, siç jane ato te anusit, shfaqin pak simptoma para se te avancojne. Disa here ato fillojne me gjakosje nga anusi. Kjo do te thote: kur keni gjakosje anale duhet te kontrolloheni patjeter tek doktori.

 

Si mund ta evitoj infeksionin me HPV?

eshte e veshtire te evitosh HPV, sepse ai eshte nje virus shume i shpeshte. Perdorimi i kondomit ben mbrojtje te pjesshme, sepse HPV perhapet me kontaktet e lekures. Mos beni seks ne qofte se ju ose partneri juaj ka veruke gjenitale. Kufizoni numrin e partnereve seksuale dhe beni kujdes nga seksi anal, kur nuk jeni te sigurte se jeni ne nje marredhenie te sigurte monogame. Ndryshe, beni ç’eshte me e mira, te mbeteni te shendoshe dhe ta mbani te forte sistemin tuaj imun.

 
Prognoza nuk eshte e erret!

Lajm i mire eshte se shumica e njerezve me kancer anal, mund te kurohen. Mjekimi permbledh, siç thame, kirurgjine, radiacionin dhe kimioterapine.

Ka nje kuptim te gabuar ne opinion: “kanceri nuk mund te luftohet dhe nuk mund te kurohet”. Kjo nuk eshte e vertete. Ne shume raste kanceri trajtohet me sukses dhe kurohet. Kanceri anal kur kapet heret eshte i trajtueshem. ”

Me ekzaminim rektal, doktoret mund ta zbulojne heret kancerin e anusit. Gjate ekzaminimit rektal, doktori, pasi vesh nje doreze, e fut gishtin ne anus per te ndjere ne se ka ndonje rritje. Njerezit qe jane ne rrezik te larte per kancer te anusit, duhet te bisedojne me doktorin e tyre per rrezikun qe i kanos. Nder ata qe konsiderohen me rrezik te larte jane ata qe kane kryer transplantime organesh, ata me HIV pozitiv, grate qe kane patur kancer te qafes se mitres, kancer te ovareve dhe ato qe bejne seks anal, dhe me shume rendesi, te gjithe burrat qe bejne seks  me burra.

Aktoria Fawcett, gjate gjithe kohes qe u kurua ishte shume optimiste. Ajo ne nje deklarate qe beri para se te vdiste tha: “ Une do te jem e zonja, qe ne fund te mjekimit, te kthehem ne jeten time, ashtu siç isha perpara”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama