Regjistroni domainin tuaj .al

Ja ushqimet qe kane me shume hekur

Shkruar nga:  
Postuar më: 3 vite më parë

Ja ushqimet qe kane me shume hekur
Ja ushqimet qe kane me shume hekur

Në momentin kur kemi mungesa në hekur dhe shfaqet anemia. Këto oligo-elemente u lejojnë rruazave të kuqe të transportojnë oksigjenin e nevojshme në qelizat tona. Por a e dini vërtet se në çfarë ushqimesh ndodhet?

1. Spinaqi është i pasur me hekur.

E gabuar. 100 gram spinaq përmbajnë vetëm 3 mg hekur, çka do të thotë se është shumë pak. Sa për të treguar historinë e vitin 1890, një shkencëtar amerikan bëri autopsinë e një gjetheje spinaqi. Duke kopjuar të dhënat e tij, sekretari bëri një gabim në presje. Dhe në vend të shkruante 3m g, shkroi 30 mg.

2. Hekuri gjendet në produktet me origjinë shtazore.

E vërtetë. Ekzistojnë dy lloje hekuri, njëri që absorbohet më mirë nga organizmi dhe tjetri që thithet më ngadalë ose thithet me vështirësi. Hekuri gjendet te ushqime si mëlçia, peshku, ndërsa produktet vegjetale përmbajnë hekur që nuk përthithet kollaj nga organizmi.

3. Lëngu i portokallit është i këshillueshëm për hekurin.

E vërtetë, pasi portokallet përmbajnë vitaminë C që favorizon thithjen e hekurit nga organizmi. Po kështu është i këshillueshëm konsumimi i frutave dhe perimeve gjatë vakteve, që të shtojnë predispozitën e trupit për të thithur ushqime që përmbajnë hekur.

4. Të gjithë ne kemi nevojën për të njëjtën sasi hekuri.

E gabuar, pasi nevojat janë të lidhura me moshën, gjininë dhe periudhat e jetës së një njeriu. Çdo ditë një burrë duhet të marrë 9 mg hekur, ndërsa një grua 16 mg. Në rastin kur gruaja është shtatzënë atëherë ajo ka më shumë nevojë për hekur deri në 30 mg. Për një fëmijë nga 1-9 vjeç, fëmija duhet të ketë 7 apo 8 mg.

5. Hekuri është i pranishëm me sasi të mëdha në trup.

Kjo është gabuar, pasi femrat kanë 2,5 gramë ndërsa burrat kanë 4 gramë. Megjithatë, hekuri mbetet një obligo-element i rëndësishëm për funksionimin e organizmit. Çdo ditë trupi eliminon një sasi të vogël hekuri nëpërmjet qelizave të vdekura, ndërmjet djersës dhe urinës. Prandaj ne duhet ta zëvendësojmë çdo ditë hekurin e humbur.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

Albforumi