Hakeri aktivizon diplomacine

Hakeri aktivizon diplomacinë
Një haker qe dyshohet me origjine serbe, per pak sa nuk ka prodhuar nje skandal diplomatik mes Shqipërisë e Rumanisë, ndersa aktivizoi fort diplomatet e dy vendeve.
Lajmi i publikuar nga nje portal italian ne internet, “JulieNews”, citonte presidentin rumun Trajan Basesku te kishte deklaruar: “Rumania nuk do te njohe kurre pavaresine e Kosovës, pasi ajo nuk eshte arritur permes nje marreveshje dypaleshe mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo eshte shpallur permes nje akti te njëanshëm nga shqiptaret, qe jane te gjithe plehra dhe jashteqitje, si arixhinjte.”
Kjo deklarate, qe nese do te ishte e vertete, do te perbente nje skandal te vertete diplomatik, vuri ne levizje pergjate gjithe paradites, ministrine e Puneve te Jashtme shqiptare, ambasaden tone ne Bukuresht e ate rumune ne Tirane. Por pas disa ore verifikimesh, ministria e Jashtme i tha zyrtarisht Vizion Plus se perfaqesia diplomatike rumune konfirmoi, se faqja e interenetit e kesaj agjencie lajmesh eshte sulmuar nga nje haker serb, i cili ka inflitruar lajmin me buje te perkohshme.
Basesku nuk ka patur asnje takim dhe askund nuk ka mbajtur qendrim te tille, ka sqaruar stafi diplomatik i Bukureshtit. Presidenti i Rumanisë, Basesku ishte ne Tirane vitin e kaluar, ku pas takimeve me zyrtaret shteterore shprehu mbeshtetjen e vendit te tij per proceset integruese te Shqipërisë, ndaj dhe deklarata e supozuar do te ishte vërtet shokuese.

Lajmi eshte botuar me pare dhe tek Shqiperia.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama