'Ballkan Bazar' kundershtohet ne Greqi

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 vit mė parė

'Ballkan Bazar' kundershtohet ne Greqi
'Ballkan Bazar' kundershtohet ne Greqi

Ndërsa po vazhdon të shfaqet në rrjetin e kinemave “Imperial”, filmi i ri i Edmond Budinës, “Ballkan Bazar”, është pritur me reagime në Greqi. Duke marrë shkas nga ngjarja e zhvarrimeve të Kosinës, duke bërë një denoncim përmes ironisë, ka ngjallur reagimet e disa mediave greke. Një pjesë e mirë e tyre e kanë cilësuar si “një tjetër sfidë e turpshme kundër helenizimit dhe komunitetit ortodoks”. Duke e lidhur me festën ortodokse të Pashkëve, shfaqja e këtij filmi, në këtë periudhë, është quajtur jo e rastësishme. “Filmi bazohet në trillimet e medias shqiptare dhe qendrave të tjera, që lidhen me zhvarrosjen e eshtrave në Kosinë, për t’u paraqitur më pas si eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke 1940-‘41”.

Po sipas tyre, “qëllimi i këtij filmi është zhvlerësimi dhe tallja e njërës prej faqeve më të ndritura të historisë së Greqisë moderne dhe rezistencës së gjithë popujve të Europës kundër fashizmit”. Në shkrim theksohet fakti që filmi, në pjesën më të madhe, është xhiruar brenda objekteve të kultit ortodoks, duke bërë në këtë mënyrë sakrilegj, ndërkohë që shumë prej skenave cilësohen të pahijshme. “Është i gabuar përdorimi i Kishës së Labovës së Kryqit, i cili është një monument dhe jo vetëm për arsye shpirtërore, është e ndaluar të përdoret për qëllime të tjera”. Mënyra se si ky film trajton personalitetin e një prifti ortodoks cilësohet si një “imitim i keq i propagandës ateiste në vitet e persekutimit komunist të besimit, një kopje e keqe e metodës, të cilën regjimi e përdorte për të kthyer opinionin publik kundër klerit dhe Kishës”.

Sipas shkrimit, “filmi në thelb ushqen urrejtjen fetare dhe racizmin, në një kohë që arti duhet të shërbejë për të kundërtën”. Edhe përpjekja e mediave shqiptare për të reklamuar filmin futet në kuadër të kësaj klime. Edhe më parë, regjisori Budina e ka theksuar shpesh se ai ironizon me këtë film nacionalizmat e tepruara.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA