Në fillim të vjeshtës Xhemi Shehu deklaroi në një revistë se po largohej drejt Italisë për të mos u kthyer më në televizion, por ajo u kthye sërish, po në Top Channel. E pranoi se e kishin ftuar të merrte rolin e prezantueses tek "Kjo Ishte Loja", por ama mohoi faktin se kishte deklaruar se nuk do të kthehej më dhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një shtrembërim mediatik.

Por, Xhemi ra vetë në lak, pasi ajo që është më e çuditshme, konsistonte në faktin se të dyja deklaratat kontradiktore vajza e ekranit i kishte thënë tek e njëjta media dhe mesa duket, ajo nuk është menduar gjatë për ato ç'ka thotë. Megjithatë, Xhemi është kthyer në Itali për të vijuar studimet në universitetin DAMS, ku studiohen disiplinat e spektaklit, në degën menaxhim spektakli.
Olsi Kolami -Revista Mapo











