Berisha Te evakuohen banoret

Berisha: Të evakuohen banoret
Shefi i qeverise siguroi se nuk do te kete probleme nga permbytjet ne qytetin e Shkodres, por shqetesuese mbetet gjendja ne periferi, buze Drinit. Ne vazhdim z. Berisha shtoj se sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna. Aktualisht fryrja e lumit Bunë ka bërë që uji të vershojë në lagjen Bahcallëk, në shëtitoren buzë këtij lumi, si dhe të vërshojë deri në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji, niveli i të cilit sa vjen e rritet ka hyrë dhe në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit.

Nderkohe ne urën qe lidh Tropojen me pjesen tjeter te vendit nuk i ka rezistuar dot vershimit te ujerave qe shkarkohen nga portat e meegjences se hidrocentralit te Fierzes. Demtimi ka prekur nje korsi te ures duke e bere te rrezikshem kalimin ne te. Sipas burimeve në Kukes, shkarkimi i ujit vazhdon ne mase shume te madhe. Ne shtratin e kesaj ure eshte hapur nje grope e konsiderueshme disa metra katrore nga shembja e brendshme e saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama