Nje gradim me vota te plota nga nje burim shume autoritar po aq edhe "neutral": "Sports Illustrated", bibla e revistave sportive amerikane. Eshte harruar fitorja e Greqise kater vite me pare, "nje epidemi e futbollit difensiv qe semuri skuadrat e evropianit". Pas leksionit te dhene nga Holanda, eshte Rusia, pa asnje dyshim, skuadra e momentit. Ne krye te skuadres se Hidinkut eshte mesfushori Andrei Arshavin, "mjaftuan vetem dy ndeshje per te zevendesuar David Vijen si lojtarin me te mire te Evropianit". Spanja e Rusia, por edhe Holanda e Kroacia, ndonese jane eliminuar, "jane skuadra qe dashamiresit e NBA-se, i shohin te misheruara te Feniks Sans, per shpejtesine e lojes se tyre". Goli i pare i Kroacise ndaj Gjermanise ne fazen ne grupe erdhi ne perfundim te nje aksioni qe "perfshiu te dhjete lojtaret perpara konkluzionit te Srna: 47 sekondat e zoterimit te topit me te mira te gjithe turneut". Nese ne Euro 2008 ka ajer te fresket, ka ende skuadra qe vazhdojne te gabojne si ne te shkuaren. Holanda dhe Portugalia mbi te gjitha. "Kush i vodhi holandezet?", pyet Grant Uahl, gazetar qe kujdeset per nje blog te perditshem rreth Euro 2008. "Cfare i ndodhi mesfushes mbreterore qe krijoi kaq shume raste per shenim ne fazen ne grupe? Kunder ruseve, rastet e vetme erdhen nga goditjet standarde". Portugalia i ka paguar shtrenjte gabimet ne mbrojtje kunder Gjermanise. "Gjermanet i ngjajne Majkell Xhordanit ne perfundim te karrieres. I njohin te gjitha hilet e vockla, ndonjehere te padrejta, por asnjehere shume te theksuara, qe sherbejne per te krijuar hapesira dhe per te vepruar: shtyrja qe i beri Balak Ferreires ne aksionin e golit te trete eshte nje shembull". Nese Euro 2008 ka qene triumfi i futbollit ofensiv, kritikat me te renda jane per Greqine e Rehagelit, eliminimi i se ciles eshte kurorezuar me nje "Halleluja". Po Italia? Pas fitores ndaj Frances dhe kalimit te turit, ne blogun e Uahl shkruhet: "nenvlereso Italine dhe je ne rrezik".
Nga : Gazeta Koha Jone











