Lev Te vleresojme ne maksimum kundershtarin
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
- Jam shumë i gëzuar për ndeshjen me Turqinë”. Në sfidën ndaj Turqisë, tekniku gjerman mund t’i bëjë llogaritë duke përfshirë edhe mesfushorin Torsten Frings, që mungoi në ndeshjen çerekfinale kundër portugezëve. “Torsten Frings është stërvitur normalisht me skuadrën. Madje, në seancën e fundit nuk ka pasur as probleme me brinjën e tij. Unë kam besim se ai do jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale kundër përfaqësueses turke, - deklaroi 48-vjeçari Lëv. - Edhe lojtarët e tjerë janë në një formë të mirë”. Ndërkohë, në kampin turk është krejt e kundërta, pasi aty ka mjaft lojtarë të dëmtuar e të pezulluar. Sipas Lëvit, ky nuk është një shkak për ta marrë kundërshtarin lehtësisht. “Ne nuk do të tregohemi mendjelehtë, por do të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do ta vlerësojmë në maksimum kundërshtarin. Turqit janë mjaft euforikë dhe kanë futbollistë teknikë në radhët e tyre. Përveç kësaj, ata kanë një moral mjaft të lartë”, paralajmëroi trajneri gjerman lojtarët e tij.