Pas kaq vitesh ne PS, cfare ju shtyu te kerkoni formacion te ri politik?
Deshiroj te falenderoj kryetarin e LSI-se, z. Meta dhe njerin prej miqve dhe bashkepunetoreve te mi politik te hershem, qe ne fillimet e pluralizmit ne Shqiperi, per mundesine qe me jep qe te behem pjese jo thjesht e nje force politike, por qe te jem pjese e nje levizjeje te madhe politike. E cila ka ne fokusin e vet ridimensionimin e vlerave reale te se majtes moderne dhe demokratike ne Shqiperi, dhe ridimensionimin e vlerave reale te opozites ne Shqiperi. Natyrisht qe, per mua, nuk ka qene ndonje hap i lehte dhe as nje vendimmarrje koniunkturale kjo qe po bej, por eshte produkt i nje reflektimi te gjate, te nje analize te gjate, dhe nje procesi te gjate te perpjekjeve te mia per te bashkepunuar me lidershipin aktual te PS-se, qe prej humbjeve te zgjedhjeve te korrikut 2005 dhe deri sot. Pra, kane qene tre vjet qe une kam investuar duke ofruar te gjithe angazhimin dhe bashkepunimin tim ne te mire te rritjes dhe forcimit te rolit opozitar te PS-se, pa pretenduar dhe pa qene i shtyre nga ideja e protaganizmit. Mirepo, e gjithe kjo periudhe, e gjithe kjo perpjekja ime nuk ka gjetur reflektimin e duhur, nuk ka gjetur vullnetin politik per te krijuar hapesira bashkepunimi. Ne menyre te vecante do te thosha, se qendrimi im sot eshte edhe nje reagim politik, dhe publik ndaj veprimit absurde dhe teje komprometues te lidershipit te PS-se qe lidhet me nderhyrjen dhe dhunimin brutal qe iu be kushtetutes dhe te gjitha pasojat qe sjell ajo nderhyrje e pa precedent. Natyrisht, akti im si akt politik, si akt qytetar, dhe si akt i dimensioneve qe kushtezohen nga vizioni i te ardhmes te se majtes demokratike ne Shqiperi nuk ka te beje aspak me PS-ne, nuk ka te beje aspak me masen e anetareve dhe simpatizanteve te PS-se, ndaj te cileve nuk jam ndare dhe nuk ndahem me ta, por perkundrazi ata do te vazhdojne te gjejne tek une te njejtin person, te njejtin socialist, dhe te njejtin luftetar per ceshtjet e demokracise dhe te shtetit te se drejtes ne Shqiperi qe kane gjetur qe nga fillimet e pluralizmit ne gazeten e "Zeri Popullit", dhe ne angazhimet e mia politike dhe publike. Per me shume se ka madje, ata do te vazhdojne te gjejne tek une artikuluesin real dhe te vertet per problemet, shqetesimet dhe aspiratat e tyre edhe ne kete proces, sepse fatkeqesisht lidershipi i PS-se ka bere qe PS-ja pas humbjes te pushtetit ne 2005-en, te kaloje ne nje krize te madhe identiteti. PS-ja ka humbur misionin e vet, sepse misioni i saj eshte opozita, dhe opozita sikurse eshte mision eshte pergjegjesi, eshte alternative dhe ne lidershipit e sotem te PS-se nuk gjen as alternativen, nuk gjen as pergjegjesine, dhe as angazhimin per te qene zedhenesja e aspiratave te shumices se shqiptareve, qe kane besuar tek ajo dhe qe e kane mbeshtetur ate ne keto 17 vite.
Por, pse u larguat tani nga Partia Socialiste?
Per te qene konkret, une nuk jam larguar nga Partia Socialiste dhe nga armata e madhe e socialisteve dhe e simpatizanteve te saj ne mbare vendin. Por nje pjese e lidershipit te PS, per arsye te pashpjegueshme nuk preferon te kete ne mes tyre ata qe ende kane se cfare te kontribuojne shume prej nesh, qe jeten tone politike e lidhem me PS-ne dhe qe u rritem ne Partine Socialiste. Ne lidershipin aktual te PS bejne pjese edhe nder ata qe nuk kane asnje lidhje me PS-ne ose qe te vetmen lidhje me kete parti kane kohen kur gjuanin me gure dhe therrisnin qe socialistet te vareshin ne litar. Paradoks fyes e tejet poshterues, por i vertete.
Po pse kaluat pikerisht te LSI?
Politika eshte profesioni im, dhe vajtja ne LSI nuk eshte kalim nga nje parti ne tjetren, por nje angazhim politik dhe qytetar ne perberjen e nje levizjeje qe synon ridimensionimin e se majtes reale, demokratike dhe evropiane dhe rritjen e rolit te opozites, per te bere te mundur ndryshimin qe aspirojne qytetaret e ketij vendi.
Do kete ardhje te tjera nga radhet e PS-se ne LSI?
Dua te shpjegoj se jam ketu per te konkretizuar nje qendrimin tim politik, po kaq personal. Natyrisht ju siguroj per kete gje se dita e sotme nuk eshte nje rast sporadik dhe do te jemi bashke ne nje proces te gjate qe do te vazhdoje me prurje te reja, dhe personalitetesh te tjera qe kane kontribuar ne PS, personalitete ku PS-ja ka investuar, por qe nuk i jepet mundesia sikurse rasti im, t'ia kthejne me kontribute per te rritur rolin e saj opozitar.
Nga : Koha Jone











