Sipas Presidentit besimi i ulet i njerëzve te drejtësia ka si faktor mangesine e kultures ligjore te qytetaret. “Eshte fakt i njohur tashmë se besimi i njerëzve tek drejtësia është shumë i ulët dhe ndër shumë faktorë, një i tillë lidhet me kulturën e pamjaftueshme ligjore dhe distancimin e njerëzve prej saj”. Lidhur me kete ai propozoi qe kjo dite “duhet kthyer në një ditë edukative për nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi, të cilët bëjnë shumë pak edukatë ligjore në shkolla. Kjo ditë nuk është vetëm e gjyqtarëve dhe e prokurorëve, por për të është e gjithë shoqëria e interesuar. Në këtë ditë, duhet të hapen dyert e gjykatave e të prokurorive, ku nxënësve të shkollave fillore, nëntëvjecare por edhe të tjerë të interesuar t’u flitet për ligjin, pushtetin gjyqësor, për organizimin dhe historikun e tij”.
Topi nuk kurseu as kritikat per punen e bere ne sistemin e drejtesise. “Ditën e sotme, nuk do ta konceptoja si një ditë feste për arritjet dhe as si një ditë për analiza të rasteve specifike, por si një ditë për reflektim mbi çështjen gjithmonë të hapur të drejtësisë, jetëgjatësia e së cilës kushtëzohet nga vetë ekzistenca e shtetit”, tha ai.
“Statistikat tashmë të botuara mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të policisë së shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, nuk janë për t’u lavdëruar. Skepticizmi i më shumë se 50% i qytetarëve tek drejtësia shqiptare, kërkon të pranojmë se sot ajo nuk konsiderohet ende e suksesshme, megjithatë, përpjekjet e shtetit për të ngritur standartet e saj, janë për t’u përshëndetur”, tha Topi.
(d.b/Balkanweb)











