Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Shqiperia | Te reja nga Shqiperia



Korrupsioni, sondazhi rrėzon Berishėn
USAID publikon statistikat. Korrupsioni, 13% mė i lartė se viti 2006. Mė tė korruptuar: Doganierėt, mjekėt, taksidarėt, deputetėt dhe ministrat. Shqiptarėt janė tė bindur se korrupsioni ėshtė njė fenomen qė ka kapur shtetin, shoqėrinė dhe drejtohen prej zyrtarėve dhe qeveritarėve tė korruptuar. Ky ėshtė rezultati i njė sondazhi qė ka pėrgatitur USAID-i kohėt e fundit, i cili nxjerr njė pėrfundim dramatik: 92 pėr qind e tė intervistuarve mendojnė se korrupsioni nėpėrmjet zyrtarėve publikė ėshtė i pėrhapur.

Një përfundim shumë i rëndë ky i një studimi tepër serioz, i cili është përgatitur nga USAID-i në bashkëpunim me Institutin për Zhvillimin dhe Kërkimit të Alternativave, i financuar normalisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Përfundimet e studimit për korrupsionin u bënë publike dje në një aktivitet të përbashkët të USAID-it në Fakultetin e Ekonomikut të UT-së, ku mori pjesë dhe mbajti fjalën e rastit edhe ambasadori amerikan në Tiranë, John L. Withers II (Xhon Uidhers). Ambasadori amerikan në Shqipëri ka bërë thirrje që politika të pastrohet nga korrupsioni dhe në këtë rast, Withers theksoi se deputetët nuk duhet të kenë imunitet publik.

Një nga pjesët më të rëndësishme të sondazhit që u bë publik dje është se shumica e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni në administratën e shtetit është rritur prej dy viteve më parë, pra në 2006-n kur është kryer sondazhi i fundit. Ndërkaq, si në vitin 2006, shqiptarët i shohin shumicën e institucioneve përgjithësisht të korruptuara.

Më të ndershmit

Ashtu si edhe në sondazhin e kryer dy vjet më parë, kategoria e zyrtarëve që konsiderohen më të ndershëm nga qytetarët shqiptarë janë: Presidenti i Republikës, drejtuesit e komuniteteve fetare, mediat, ushtarakët, mësuesit, si dhe drejtuesit e OJF-ve.

Perceptimet mbi median janë përmirësuar me më shumë se gjashtë pikë në 2008-n krahasuar me vitin 2006 (nga 42 në 35.5).

Më të korruptuarit

Qytetarët shqiptarë janë të bindur se kategoritë e zyrtarëve më të korruptuar janë: ministrat, deputetët, doganierët, punonjësit e shërbimit të Tatim-Taksave, si dhe mjekët. Në këtë aspekt perceptimet e shqiptarëve mbi qeveritarët dhe të zgjedhurit në Kuvend janë përkeqësuar ndeshëm. Numri i qytetarëve që nuk kanë besim ndaj qeveritarëve dhe parlamentarëve është rritur në progresion dramatik. Kështu, perceptimet mbi ministrat dhe deputetët janë përkeqësuar nga 2006; ministrat me shtatë pikë; deputetët me pesë pikë. Sipas përfundimeve të sondazhit,

perceptimi i korrupsionit duket të jetë shumë i lidhur me prirjet politike të të intervistuarve. Ndërkohë që 61 për qind e të intervistuarve me prirje të majta thonë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë është rritur gjatë vitit të fundit, vetëm 38,5 për qind e të intervistuarve me prirje të djathta mendojnë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo përqindje e të intervistuarve me prirje politike të djathta është 20 për qind më shumë se në sondazhin e 2006-s.

Ryshfeti

Krahasimi i rezultateve të 2008-s me ato të viteve të mëparshme tregon se nuk ka përparim për treguesit e përvojës me korrupsionin. Raportimet më të mëdha të ryshfetit janë në sektorin e shëndetësisë, ku 69 për qind e të intervistuarve që kanë vizituar spitalet apo klinikat publike gjatë vitit të kaluar raportuan se kanë paguar ryshfete për trajtim mjekësor. Vetëm 10 për qind e të intervistuarve thanë se u është kërkuar nga një polic të paguajnë ryshfet, megjithatë 27,3 për qind deklaruan se kanë parë dikë t‘i japë ryshfet një polici. 11 për qind e të intervistuarve thanë se u është kërkuar të paguajnë ryshfet nga një zyrtar publik gjatë vitit të kaluar, ndërsa gati 15 për qind deklarojnë që kanë parë dikë t‘i japë një ryshfet një zyrtari publik. Nga ata të intervistuar që kanë pasur të bëjnë me gjykatat (8% e kampionit), pothuajse 1 në 3 raportoi se ka paguar ryshfet.

Problemi

Papunësia dhe situata ekonomike është shqetësimi kryesor

Shqiptarët pesimistë: Ekonomia do të përkeqësohet në vitin 2009

Ekonomia është shqetësimi numër një i qytetarëve në sondazhin e vitit 2008. 83% e të intervistuarve identifikojnë papunësinë, problemet ekonomike, varfërinë dhe inflacionin si problemet kryesore me të cilat përballet sot Shqipëria. Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sondazhin 2008 (60,4%) e vlerësoi situatën e përgjithshme ekonomike të vendit si "e keqe ose shumë e keqe", pothuajse 13% më shumë se në 2006-n (47,8%) Të pyetur për krahasimin e situatës ekonomike me një vit më parë, 54% e të intervistuarve thanë se gjendja këtë vit është më e keqe. Qytetarët janë gjithashtu më pesimistë në lidhje me të ardhmen ekonomike. Pothuajse 28% e publikut të gjerë mendojnë se situata ekonomike e vendit do të përkeqësohet vitin e ardhshëm, 16% më shumë se në sondazhin e 2006-s.

Pothuajse 28% e publikut të gjerë mendojnë se situata ekonomike e vendit do të përkeqësohet vitin e ardhshëm, 16% më shumë se në sondazhin e 2006-s

Megjithatë 60% e shqiptarëve thonë se kanë pak ose aspak besim në sistemin gjyqësor

Prokuroria e Përgjithshme dhe gjykatat, rritet pak besimi

Krahasuar me sondazhet e mëparshme, vetëm gjykatat dhe Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një përmirësim të lehtë nga viti 2005.

Sistemi gjyqësor është një nga shtyllat më të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, megjithatë pothuajse 60% e shqiptarëve në sondazhin e 2008-s thonë se kanë pak ose aspak besim në këtë sistem. Njerëzit që mendojnë se gjyqtarët nuk janë të paanshëm në drejtimin e proceseve gjyqësore, janë më shumë se trefishi i atyre që mendojnë se gjyqtarët janë të paanshëm.

Si në 2006-n, media vazhdon të shihet si institucioni i vetëm që përgjithësisht ndihmon në luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur vendin e parë me diferencë të konsiderueshme (63.3 pikë në shkallën 0 deri në 100, ku 0 është "nuk ndihmon aspak" dhe 100 është "ndihmon shumë"). Të gjitha institucionet e tjera vlerësohen me më pak se 50 pikë në shkallën e vlerësimit, që do të thotë se përgjithësisht shihen nga publiku si institucione që nuk ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Vendin e dytë në largësi e mban shoqëria civile, me 48,4 pikë. Me 36,1 pikë, ILKDP (Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive) vlerësohet se jep më pak ndihmesë në luftën kundër korrupsionit. Gjykata dhe Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një përmirësim të lehtë të imazhit nga sondazhi i 2005-s. Perceptimet për kontributin e institucioneve të tjera në luftën kundër korrupsionit nuk kanë ndryshuar.

Transparenca

Transparenca, sipas perceptimit të publikut, mbetet një çështje kritike për institucionet në Shqipëri. Të gjitha institucionet shënojnë më pak se 50 pikë në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 është "aspak transparent" dhe 100 është "shumë transparent". Policia vazhdon të vlerësohet më mirë me 46,9 pikë dhe Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave (AKKP) ka vlerësimin më të dobët me 27,3 pikë. Qeveria dhe Kuvendi tregojnë një përkeqësim të perceptimit publik të transparencës nga viti 2005 në 2008-n.

Besimi

Besimi i qytetarëve tek institucionet vazhdon të mbetet i ulët. Shumica e institucioneve janë vlerësuar me më pak se 50 pikë në shkallën nga 0 në 100, ku 0 është "aspak besim" dhe 100 është "shumë besim". Drejtuesit fetarë, ushtarakët dhe policia janë institucionet më të besuara; Qeveria (40), Kuvendi (39.5), Sindikatat (36.9), Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (32.1) dhe partitë politike (31.9) janë më pak të besuarat.

Nga : Gazeta Shqip


       • Berisha: Nuk e miratojme Ismail Qemalin
       • Dekretet e Topit, PD ndahet nė dysh
       • Ndryshimet, Pollo zv kryeminister, Beja tek arsimi, Godo ne shendetesi
       • Topi: “E patolerueshme, qė hapja e dosjeve tė kthehet nė demagogji tė pastėr”
       • Shqipėria dhe Kroacia nėnshkruan protokollet e anėtarėsimit nė NATO
       • Emrat pėr nė Gjykatėn e Lartė, hetues tė komunizmit, tė pėrfolur pėr korrupsion dhe nė ndjekje penal
       • “Forbes”: Jeni tė fundit nė botė pėr mbrojtjen e investitorėve
       • Luan Rama braktis PS, kalon te LSI e Metes
       • Thaci, vizite historike ne Tirane
       • Berisha uzurpon Gjykatėn e Lartė
       • Topalli, leter Ina Rames: Materiale shtese per Mediun
       • Brukseli mirėpret kandidimin e Shqipėrisė si anėtare e plotė nė BE
       • Ndahet nga Jeta Dritan Hoxha
       • Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
       • Ina Rama, 700 faqe kundėr Mediut
       • Topi: Heqja e imunitetit, njė mrekulli
       • Lammert: Mė bėn pėrshtypje se sa shumė ka ecur Shqipėria
       • “Dita Nderkombetare e Drejtesise”
       • Korrupsioni, sondazhi rrėzon Berishėn
       • Kushtetuta, Topi firmos, edhe pse ishte kundėr
       • 32 firma kundėr Berishės: President me votė popullore
       • Romela Begaj, kampione e Evropes
       • ATF zbulon shkaktarin e Gėrdecit
       • Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa beri sot betimin para Presidentit te Republikes
       • Artikulli i publikuar nga New York Times
       • Shkrimi i New York Times, Berisha: Perdoreni si leter higjenike
       • Gėrdec, letrat sekrete Mediu-Hoxha
       • Deklarata e Topit: Tragjedia e Gerdecit ka fajtor
       • Ina Rama i kerkon ndihme SHBA-ve
       • Dorehiqet ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu
       • SOS! 26 zonat mė tė rrezikshme
       • Kosova e gatshme pėr tė dhėnė gjak pėr tė plagosurit
       • Reparti ne ere, 9 viktima


Zgjedhjet 2009 - Lajmet e fundit
KQZ Rrezultatet e votimit Reklame per nje adrese te nje visualizimi te zgjedhjeve 2009
» KQZ Neser do numerohen 6 kutite e Fushe-Kuqes
» Uithers Angazhohuni për mbylljen e rregullt të zgjedhjeve
» Dule PS nuk mbrojti votat e PBDNJ
» Vazhdon ende lufta mes PD-PS për kutitë e fundit
» Perfaqesuesi i SHBA ne OSBE U identifikuan shkelje. Presim qe numerimi te vazhdoje ne rregull
» KSHH Situata paszgjedhore e papajtueshme te respektohet vullneti i popullit
» Uidhers apel Berishes dhe Rames te angazhohen per numerim te rregullt
» Zgjedhjet Dule Do mbledhim kongresin e jashtëzakonshëm
» Vazhdon ende lufta mes PD-PS për kutitë e fundit
» LSI Vasili Per koalicionin vendosim pas rezultateve
» Ministria e Jashtme përshëndet Suedinë për marrjen e presidencës së BE
» Zgjedhjet DuleDo mbledhim kongresin e jashtëzakonshëm
» KSHH Numerimi veprime te papajtueshme. KQZ te beje detyren
» Kutite e kontestuara KQZ vendos ne oren 1900 per Lacin shtyn Fierin
» Fratini Forcat politike të arrijnë të formojnë qeverinë
» Kontestimi kutite e KZAZ nr. 20 ne Fier mberrijne ne KQZ
» Zgjedhjet 3 kutitë e qarkut të Fierit mbërrijnë në KQZ
» Zgjedhjet 2009 heshtje në selitë e partive të vogla
» Fratini Procesi elektoral u krye me korrektësi
Kazinoja.com
Edialtour
Chat.al Fushata Zgjedhore Shqiptare 2009
Artikujt me te fundit:
Shima, dalin veprat kundėr diktaturės
Piktori Alush Shima publikon pėr herė tė parė njė katalog me 500 punė  ...
Ēfare ėshtė depresioni, si ta kurojmė?
Depresioni ėshtė njė gjendje shpirtėrore e ērregulluar qė shkakton hum ...
Angli: Vogėlushi i sėmurė nga zemra, jeton falė viagrės
Vogėlushi, Alfie Oliver, qė ėshtė vetėm 1 vjeē, ka lindur nė korrikun  ...
Horoskopi muajit Korrik
Shikoni vazhdimin e horoskopit tuaj... Cfar surpizash ju sjell ky muaj ...
Permbytet Tirana. Pamje pas shirave te dates 01-07-09
Pėr shkak tė rreshjeve tė dendura tė rėna pėrpara njė ore dhjetra maki ...
Stresi ben dallimin femra-meshkuj
Ne situata tensioni meshkujt dhe femrat sillen krejtesisht ne menyra t ...
Shuhet Pina Bausch
Gruaja qė bėri revolucion nė baletin gjerman dhe tė Evropės sė pas Luf ...
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa