Artikulli më tej thotë se pas zbulimit të gjithë aferave të kompanisë së Diverolit, kjo kompani u pezullua këtë javë nga gjithë kontratat e ardhshme federale.
Gjithë historia u zbulua vjeshtën e shkuar në Afganistan. Krejt rastësisht një prej koloneleve afganë hap një nga arkat e dërguara me municione dhe prej andej dalin municione të prodhura më 1966 në Kinë. Koloneli afgan thotë: “Ja cfarë na japin për të luftuar”. Më vonë kjo shërbeu për hetuar kompaninë AEY të Diverolit, që deri në 2003 ishte krejt e panjohur, por që u rrit në kohën kur adminstrata “Bush” nxiti kontraktorët privatë si elementë integrale të stratregjisë së tij anti-luftë.

Kompania e Diverloit u krijua nga Majkëll Diveroli i ati i Eframimit në 1999. Atëkohë Efraimi ishte vetëm 13 vjec. Artikulli thotë se ambiciet e Eframimit që fillimisht kishte vetëm 1% aksione, ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe nisi të bënte kontrata të mëdha. Me 2005 kur ai mbushi 19 vjec u bë president ii kompanisë. Kjo kompani fitoi kontrate edhe per te derguar armë në Irak ku biznesi përfshinte një kontratë 5.7 milionë dollarë. Por jeta dhe reputacioni i Diverolit nisi te binte për shkak edhe të disa problemeve me drejtësinë lidhur me vajzat apo edhe me patentë false. Në të gjitha ai mbrohej duke thënë se ishte kompani e rëndësishme e kontraktuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit dhe veprimtaria që ai bënte ishte e klasifikuar.
Duke lënë mënjanë problemet personale te Diverolit, i kthehemi aferës së tij në Shqipëri.
Ai nisi të blinte armë nga vendet e ish- bllokut sovjetik: Shqiperia, Bullgaria, Republika Ceke, Hungaria, Kazakistani, Mali i Zi, Rumania dhe Sllovakia. Problemi ishte se këto municione ishin edhe të rregullta nga bunkerë me temperatura normale, por edhe nga depot e ekspozuara, pra një pjesë arsenali ishte e cilësise së lartë, ndërsa një tjetër ishte thjesht skrap i armatimeve të abandonuara sovjetike. NATO kishte kërkuar që armët të ishin jo më të vjetra se 10 vjet, dhe kur blerja behej nga vetë SHBA apo NATO, procesi ishte i rregullt brenda gjithë standarteve, paketim, testim transport etj.
Një vend shumë interesant per Diverolin ishte Shqipëria, që kishte një stok të tërë municionesh shumica kineze të viteve ’60 dhe të viteve ‘70. Fakeqësisht 90% e municioneve në këtë vend ishin më shumë se 40 vite te vjetra.
Problemet me Shqiperinë u evidentuan pikërisht këtë muaj nga shpërthimi i depos së Gerdecit, ku sipas artikullit vdiqën 22 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
Por, problemi ishte se në vlerësimet perëndimore për municionet shqiptare ishte evidente se Shqipëria hynte në programet e sponsorizimeve për shkatërrimin e këtyre municioneve. Gjatë 2007, SHBA ka dhënë 2 milionë dollarë për të shkatërruar armatimet e vogla dhe 2000 tonë municione në Shqipëri.
Sipas një programi të NATO-s, 16 vende të tjera perëndimore kontribuan me 10 milionë dollarë për të shkatërruar në këtë vend 8 700 tonë municione. Mes armatimeve qe do shkaterroheshin ishin dhe 104 milionë fishekë 7.62 milimetra, saktësisht sasia e municioneve që kompania AEY kërkoi nga agjencia shqiptare e eksportit të armëve.
Shqipëria ofroi për shitje dhjetra miliona fisheke prodhim i viteve ‘50. Për t’i testuar kompanisë AEY iu dhanë 1000 fisheke, sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eskportit të armëve në kohën e shitjeve. Por asnje perfomancë balistike nuk u regjistrua, por fisheket u shkrepën me dorë. Në bazë të kasaj prove, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhër të Pentagonit.
Kompania punësoi një biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka për të hequr municionet nga arkat e drunjta dhe kutite metalike te mbyllura hermetike- per te bere një paketim standart që i mbron nga lagështira dhe ndotja dhe që siguron lehtësimin e transportimi në terren. Por, Trebicka ka thene se Diveroli donte t’i hiqte nga arkat që te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimimizuar fitimet.
Te tjere zyrtare amerikane thane se qellimi ishte te hiqeshin nga arkat qe kishin vulen e armaimit kinez. E ndersa me municionet shqiptare, Diveroli siguroi furnizimin e Afganistanit, per furnizimin e Irakut po kerkonte municione ne Republiken Ceke.
Ne lidhje me Shqipërinë një ndërmjetës i mesëm misterioz hyri në këtë aferë.
Kur Diveroli nisi këtë aferë, ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit që do ndërhynte në këtë marrëveshje. “Cfarë ndodh në Ministrine e Mbrojtjes shqiptare? Kush eshtë i pastër? Këtë unë nuk e di – ka thene Diveroli ne nje interviste.
Ndaj Diveroli nuk bëri marrëveshje direkte me zyrtarët shqiptare. Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, Evdin Ltd, që blente municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit.
Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i Evdin ishte të transferonte parate tek zyrtarët shqiptare.
Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek Evdin për 22 $ për 1000 fishekë, ndërsa Evdin ia shiste AEY të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
“Tani Berisha, Pinari Mediu i kanë mohuar akuzat”- thotë artikulli. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për Evdin dhe Ministrine e Mbrojtjes, kompania u deturua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ia kaloi hetuesve shqiptare.
Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se ‘Heinrich Thomet’, nje kompani shitese armesh zvicerane, qendronte prapa Evdin. Diveroli ka thënë se Thoment, ose i quajtur Henri vepronte si ndërmjetës në këtë biznes.
Shkrimi citon bisedën, që është transmetuar në News 24 mes Diverolit dhe Trebickës. Ne fund Diveroli vendos që të ngadalësojë biznesin në Shqipëri.
“Kjo ka shkuar lart e lart te kryeministri dhe i biri”, tha Diveroli. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafia. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit- ka thene Diveroli
Në emailat e kembyera, Thomet mohon rolin zyrtar tek Evdin. Përfshirja e Thomet në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partneret dhe zyrtaret potenciale atje. Menaxheri i Përgjithshëm i Evdin Bogdan Choopryna thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta.
Tani fakti se kush e ka pronësine ë Evdinit mbetet publikisht e panjohur. Evdin është regjistruar në 26 shtator 2006 një javë pas fitimit të tenderit të Diverolit për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Por rezultoi se Evdin nuk ka zyrë as staf atje. Ndërsa Fellas që ndodhej brenda tha se nuk ishte drejtor i Evdin, por një drejtor i emeruar roli i të cilit ishte vëtëm të regjistronte kompaninë.
Shenja të tjera të cojnë perseri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me Evdin nëpërmjet Thomet. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomet, Pinari e ndryshoi historine, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së Evdin në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një invidivid zviceran
Vete Thomet është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga grupi Amnesty International. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington.
Tani mbetet nën hetim kompania amerikane e Diverolit dhe autoritetet po merren dhe me finalizimin e kontratës për municonet në Afganistan të nisura nga kompania AEY. Ngarkesa e fundit e urdhëruar nga AYE është firmosur më 21 mars për 155 milionë dollarë municione.
Artikulli thotë se Rok Island Arsenal, autoriteteti kontraktues për armët në afganistan po heton cështjen edhe me investigues që kanë vizituar Shqiërinë dhe Afganistanin. (NYT)&balkanweb.com











