Ora 11:50 Kryeministri Berisha vijoi repliken me deputetin Brace rreth shkrimit te “New Jork Times” duke thene se qeveria eshte e gatshme te vere ne dispozicion “dokumenta autentike se kompania e ngarkuar per mbledhjen e fishekëve dhe municionin ne Afganistan eshte kompani e cila ka fituar nje tender per nje sasi municionesh per ushtrine afgane, tender te organizuar nga Pentagoni”. Kreu i qeverise iu drejtua me tej deputeteve te opozites duke thene te faktojne me fakte cdo akuze te hedhur ndaj qeverise. “Sulmoni me te vërteta dhe jo mashtrime, sulmoni me fakte dhe jo me brace. Eshte nje tregeti armesh qe nese ju doni ta paraqisni si trafik per te demtuar vendin tend nuk eshte rruga e duhur qe keni zgjedhur. Përpjekja per te demtuar integrimin e Shqiperise ne Nato eshte e deshtuar” tha Berisha.
Bumci: Njujorkezja botoi lajmin tendencioz para Samitit te Bukureshtit
Ora 11:45: Aldo Bumci, deputet i PD-se reagoi per shkrimin e New York Times duke akuzuar gazeten se ka botuar lajmin qellimisht per te shemtuar figuren e Shqiperise para Samitit te NATO-s. "Pse kjo gazete zgjedh te botoje artikullin 10 dite para Samitit te Bukureshtit?" tha Bumci.
Shkrimi i New York Times, Berisha: Perdoreni si leter higjenike
Ora 11:20-Seanca e radhes ne Kuvend eshte hapur me debate te ashpra per tragjedine e Gerdecit, pas lajmeve te botuara sot ne gazeten “New York Times”.
Deputeti i LSI, Ndre Legisi kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit. Duke e cilësuar ngjarjen ne Gerdec si jo per shkaqe natyrore, Legisi e akuzoi Berishen si dhunues te fjales se lire. “Ti po pengon integrimin ne NATO. Duhet te largohesh” tha Legisi.
I menjehershem ka qene reagimi i kryeministrit Berisha. “Mbajini per leter higjenike ato qe fabrikon me “Erjonet” e tu” u shpreh Berisha duke shtuar se eshte prokuroria ajo qe do zbardhe te verteten me hetimet qe po zhvillon pa nderprere per Gerdecin.
Por deputeti socialist Erion Brace me gazeten New York Times del ne podium dhe deklaron se faktet qe dalin dita-dites per trafikun e armeve po sugjerohen te perdoren si “leter higjenike”.
”Si ka mundesi qe kryeminister te gjeje nje partner 22 vjecar? Si ka mundesi qe kjo qeveri e këtij vendi përzihet me te tille njerëz? Si ka mundesi qe institucionet e këtij vendi hyjne ne nje rrjet te tille, kur ne kemi dhene betimin se do hyjme ne NATO, dhe nderkohe hyjme ne rrjetet e trafikut dhe korrupsionit?! Kjo qeveri sot nuk duhet te jetoje asnjë minute. Kjo eshte njolla me e zeze qe Kryeministri na sugjeroi ta përdornim si leter higjenike”
"New York Times" boton investigimet mbi skandalin e armeve ne Shqiperi
Gazeta “New York Times” ne nje artikull te detajuar hedh drite mbi aferen e tregtimit te paligjshem te armeve nga Shqiperia ne Afganistan. Shkrimi publikohet vetem nje dite pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka pezulluar kompanine amerikane AEY te Efraim Diverolit nga gjithe kontratat e tjera, deri sa te zbardhen aktivitetet e saj te paligjshme ne trafikimin e armeve. Presidenti i kompanise se famshme qe fitoi tenderin prej 300 milione dollaresh per te shitur arme ne Afganistan, drejtohej vetem nga nje 22 vjecar.
Efraim Diveroli u be president i kesaj firme vetem ne vitin 2005. Me drejtimin e tij filluan dhe aferat e pista me synim per te maksimimizar fitimet kolosale. Shkelja e pare e bere nga Diveroli ishte se ka siguruar municione te vjetra gati 40 vjecare, te ndaluara, per te cilat SHBA dhe NATO japin fonde qe ato te asgjesohen. Rregulli ishte qe te bliheshin municione jo me te vjetra se 10 vjet. Por, Diveroli zgjodhi te blinte armatime shume te vjetra nga vendet e ish- bllokut sovjetik. Keto municione te vjetra per te furnizuar Afganistanin, mund te siguroheshin ne nje vend si Shqiperia, me nje stok te jashtezakonshem municionesh. Behet fjale per blerjen e 104 milione fishekeve, prodhim kinez i viteve 50-60. Per keta fisheke nuk u be testi, ose e ashquaquajtra regjistrimi i performances balistike. Vleresuesit e ketyre municioneve ne Shqiperi kane thene se 90% e tyre ishin me shume se 40 vite te vjetra dhe duhej te asgjesoheshin. Per asgjesimin e tyre SHBA dhe NATO kane dhene mjaft fonde ne Shqiperi. Por, Diveroli e shperfilli kete, dhe kerkoi 104 milione fisheke nga agjencia shqptare e eskportit te armeve, qe drejtohej nga Ylli Pinari. Kompania punesoi nje biznesmen lokal amerikan Kosta Trebicka per te hequr municionet nga arkat dhe per te bere nje paketim standart qe i mbron nga lageshtira dhe ndotja dhe qe siguron lehtesimin e transportimi ne terren. Por Trebicka ka thene se Diveroli donte ti hiqte nga arkat qe te reduktonte peshen e tyre dhe koston e transportimit per te maksimimizuar fitimet. Kur Diveroli nisi kete afere, ai sugjeroi ne nje interviste se ishte ne dijeni te korrupsionit shqiptar qe do nderhynte ne kete marreveshje. “Cfare ndodh ne Ministrine e Mbrojtjes shqiptare? Kush eshte i paster? Kete une nuk e di – ka thene Diveroli ne nje interviste. Ndaj Diveroli nuk beri marreveshje direkte me zyrtaret shqiptare. Nje kompani ndermjetese u regjistrua ne Qipro, Evdin Ltd., qe blente municionin dhe ia shiste kompanise se Diverolit.
Paketuesi amerikan i perfshire ne kete marreveshje Trebicka, tha se ai dyshonte se qellimi i Evdin ishte te transferonte parate tek zyrtaret shqiptare.
Shitjet sipas Trebickes ishin mister: Shqiperia shiste municion tek Evdin per 22 $ per 1000 fisheke, ndersa Evdin ia shiste AEY te Diverolit gati dyfish. Diferenca sipas Trebickes ndahej me zyrtaret shqiptare, me Pinarin, qe ishte kreu i agjencise se eksportit te armeve dhe me ministrin e brendshem Fatmir Mediu.
“Tani Berisha, Pinari Mediu i kane mohuar akuzat”- thote artikulli. Por Trebicka thote se pasi ngriti shqetesimin per Evdin dhe Ministrine e mbrojtjes, kompania u detyrua te perjashtohej nga kontrata. Ne 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bejne nje bisede telefonike per problemet e biznesit ne Shqiperi. Trebicka regjistroi kete bisede dhe me vone ia kaloi hetuesve shqiptare.

Biseda tregoi se kompania amerikane ishte ne dijeni te korrupsionit ne Shqiperi dhe se ‘Heinrich Thomet’, nje kompani armesh zvicerane, qendronre prapa Evdin. Diveroli ka thene se Thoment, ose i quajtur Henri vepronte si ndermjetes ne kete biznes.
Shkrimi citon biseden, qe eshte transmetuar ne News 24 mes Diverolit dhe Trebickes. Ne fund Diveroli vendos qe te ngadalesoje biznesin ne Shqiperi.
“Kjo ka shkuar lart e lart, deri te kryeministri dhe i biri”, tha Diveroli. Une nuk mund ta luftoj dot kete mafia. Eshte shume e madhe. Ata kafshe kane dale jashte kontrollit”- ka thene Diveroli.
Fakti me enigme i kesaj histiorie eshte pronesia e firmes Evdin qe nuk ka as zyre as staf, por qe mendohet se fshihet pas nje kompanie zvicerane. Hetues amerikane po shkojne ne shqiperi e Afganistan per te nxjerre me shume drite ne gjithe kete trafik te paligjshem armesh. Kjo afere e paligjshme doli edhe me teper ne drite nga shperthimi i depos se municioneve ne Gerdec te Tiranes, ku mbeten te vrare 24 vete dhe u plagosen 300 te tjere.
Marre nga : BalkanWeb.com











