UFO-t “shfaqen” serish ne Britani

UFO-t “shfaqen” sërish në Britani

Më pas objekti fluturoi për në lindje dhe më pas u rikthye sërish ku ishte më parë, ndërkohë që me një shpejtësi tepër të madhe pas disa minutash u zhduk në hapësire”. Duket se është gati e njëjta ngjarje dhe i njëjti subjekt fluturues që është parë edhe në fillim të kësaj jave.
Turisti amerikan Ian Mulford, deklaron se ka parë të njëjtin objekt thuajse në të njëjtin vend, ashtu siç e ka parë edhe Edward-i. “Kam qenë duke bërë disa fotografi dhe nuk po më zinte syri ndonjë gjë të bukur sa për të më tërhequr vëmendjen. Por në moment, pasi kisha fshirë disa foto që nuk më pëlqyen, papritur gjeta diçka që ishte e pazakonshme në sfondin e një fotografie që gjendej në njërit prej aparateve fotografikë të familjes”. Ian shton se ka qenë duke parë sërish me vëmendje fotografitë pasi ishte kthyer në shtëpi nga pazari dhe përqendrimi ishte fiksuar sërish tek objekti i çuditshëm që po fluturonte në qiell, në sfondin e fotografisë. “Nuk kam asnjë dyshim dhe jam më se i sigurt se bëhet fjale për një UFO.


Nëna e Rachel Clarke, 25 vjeçe, është e bindur se UFO-t kanë fluturuar dy herë lart në qiell sipër anijes. “Isha me këmbë në ballkon dhe pranë shtëpisë sime ishte një festë e vogël, tek një fqinj. Isha duke parë natyrën dhe festën, meqë ishin pranë detit. Papritur shfaqet një dritë e shndritshme në qiell, më pas edhe një tjetër dhe të dyja dritat u bënë një e vetme. Nisën të lëvizin me të vërtetë shumë shpejt. Nuk ishin duke fluturuar si aeroplanët apo helikopterët e zakonshëm”, rrëfen 25-vjeçarja.
Maria, një grua 57-vjeçare, thekson se ka parë edhe ajo skenën, duke u shprehur se ka parë lëvizjen e shpejtë të UFO-ve në Bristol në prag të Vitit te Ri. Maria tregon se po qëndronte në këmbë në kopshtin e saj, së bashku me tre persona të tjerë, kur në moment u shfaq një dritë e fortë në qiell. “Ne jetojmë afër aeroportit të Bristolit dhe shpesh shohim avionë dhe helikopterë në qiell, por kjo ishte diçka krejtësisht ndryshe për ne. Unë nuk kam besuar kurrë tek UFO-t më parë, por pasi e pashë vetë me sytë e mi tani, besoj se mund të ketë diçka të vërtetë për ta. Nuk ishte ndonjë objekt fluturues i zakonshëm siç jemi mësuar të shohim. Ishte me të vërtetë i çuditshëm dhe të gjithë e panë”, u shpreh Maria. 


Si mendohet të jenë alienët:

¨     Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.

¨     Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.

¨    Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.

¨    Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.

¨    Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

¨    Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.

¨    Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.

¨    Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.

¨     Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.

¨    Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

Projekti “Blue Book” (Libri Blu)

Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar.

 
Marrë nga “Hermes News”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama