Nga Denoncimi i Traktatit te Varshaves te Shpati

Nga
Piktori Permeti nuk ngurron aspak te rrefeje se nuk e nxjerr nga duart pa 20 mije euro. Ditet e festave dhe zhurma e fundvitit nuk e kane lene menjane ekspoziten "Retrospektive" te piktorit Permetit ne Muzeun Kombetar, pasi aty gjendet nje pjese e realitetit, qe autori ka prekur nder vite. Kushtojne jo pak edhe tabloja ne qender te se ciles eshte konflikti anglo-amerikan dhe figura e Enver Hoxhes. "Humnere 1944" eshte cmuar disi, por as 14 mije euro, qe, sipas piktorit, i kane ofruar japonezet per ta pasur, nuk i kane mbushur mendjen Permetit qe ta shese. Megjithate e ka lene te hapur, pa ju dhene edhe nje pergjigje kategorike negative. Pasi, sipas logjikes se kahershme te Permetit, "per kaq para mund edhe ta marre ndokush ne Shqiperi, ndaj edhe nuk kam pse e coj tablone time aq larg".

Preferon qe cdo vizitor ta shoqeroje ne kundrimin e tablove te tij. Te tjere akoma pyesin edhe per cmimet, e ne mbylljen e ekspozites, nje pjese e mire e tablove s'do te jene me "prone" e autorit te tyre, dhe pse firma e tij mbi to do te jete e patjetersueshme. Eshte ekspozite retrospektive dhe vitet e shenuara mbi tablo datojne shume heret. "Doja ta permbyllja kete cikel, rrefen Permeti, dhe me vjen mire qe e arrita ta cel kete ekspozite". Ka marinare, por edhe dallge, peizazh i mrekullise se liqenit te Pogradecit, por edhe aristokrate mesjetare. Pos te tjerave, tabloja ka edhe nje kompozim per "Brezat" dhe perplasjet e tyre te medha. S'mungon as diviza e ushtarakut, pagezuar "Flamurtaret" e perkrah tyre shume "Rini". E sikunder piktori Kujtim Buza shkruan: "Permeti eshte piktor i tablove kompozicionale me teme nga historia dhe jeta, njohes i modelimit realist, i figurave te tensionuara dhe ekspresive, fale ndertimit te strukturave kompozicionale origjinale".

"Denoncimi i Traktatit te Varshaves"

Daton ne vitin e hershem 1978, me permasa jo te zakonshme 320 x 190. Ne tablo trajtohet konflikti i krijuar mes Bashkimit Sovjetik per heqjen e bazave ushtarake ne Shqiperi, menjehere pas pushtimit te Cekosllovakise nga trupat e Traktatit te Varshaves. Qeveria shqiptare e denoncoi kete akt, duke u larguar nga anetaresia. Tablo kjo kushtuar marinareve qe jane ne Rusi dhe kthimit te tyre. Piktori Permeti nis te shpjegoje: "Kjo tablo nuk i kushtohet largimit te ruseve nga Shqiperia, por marinareve shqiptare qe u kthyen nga Rusia". Dhe ajo cka eshte teper e rendesishme e qe duhet theksuar, sipas tij, ruset u larguan me valixhe nga Pasha Limani, ndersa, nese shihet ne tablo, shqiptaret nuk kane as valixhe e asgje tjeter, vetem flamurin.

Tabloja e munguar e Enverit

"Humnera" s'mund te ishte edhe kete here me tablote e tjera te Robert Permetit. Nje ekspozite "Retrospektive" qe shpejt mbyllet, por tabloja, me ne qender Enver Hoxhen, serish nuk u ekspozua. Pak flitet per te, por motivi eshte i qarte, jane telashe qe mund te hapen nese ajo tablo sheh drite ne ndonje ekspozite keto kohe. Eshte nje subjekt i gjetur nga autori ne konfliktin e krijuar me misionet anglo-amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore. Jane personazhe reale, Enver Hoxha dhe anglezi Tomson. Ecejaket e kesaj tabloje kane qene jo te pakta. Sic rrefente kohe me pare, piktori Permeti, ne kohen e izolimit te madh, ishte, "Te hiqen anglezet", tani ne ditet e "lirise se madhe", qe perkthyer ne nje term te vetem e quajme "Demokraci" duhet te hiqet Enver Hoxha nga tabloja. Tablose perhere i kane thene e bukur, por, nese dikur donin te hiqeshin anglezet, tani thone te hiqet Enveri. E perfundimi eshte i qarte, as me pare e as tani nuk mund te ekspozohet lirshem, sic nuk ishte ne kete ekspozite "Retrospektive" te piktorit ne Muzeun Historik Kombetar.

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama