Ky paradoks ilustron një aspekt të brilancës së tij: aftësinë e tij për të justifikuar veprimet. Ai i bindi bashkatdhetarët për vlerat e tij. Kjo ndodhte pjesërisht për faktin se edhe pse veprimet e tij nuk kishte lidhje me mesazhet e tij, shprehnin në mënyrë precize atë çka ai duhet të kishte qenë duke bërë. Mao nuk dinte vetëm sesi të bënte të qartë një pikë të rëndësishme por edhe ta kryente atë. Megjithatë, në Kinë rritja ekonomike ishte patetika dhe kushtet e jetesës të mjerueshme. Ndaj pse një listë e gjerë liderësh perëndimorë, ushtarakë dhe akademikë e pranuan vlerën e markës së Maos sipas vlerësimit ët tij. Edhe Stalini, i cili nuk ishte vëzhgues i çiltër, besonte tek ai dhe e mbronte atë, për t’u penduar më vonë. Mësimi i ndërtimit të një marke është se një mesazh i qartë utopik, i gdhendur në mënyrë të palodhshme, mund të errësojë faktet e papërshtatshme. Shitësit e mëdhenj kanë lindur me këtë aftësi. Ekzekutivët, strategjitë e të cilëve nuk e aplikojnë një teori të tillë duhet ta mësojnë.
Mao kishte tendencën të shmangte takimet e parehatshme, sidomos ato ku e dinte se do merrte kritika. Por ndoshta kjo e ka ndihmuar atë të mos ndihej i rrëzuar. Që prej lëvizjes së viteve ’50 e deri tek eksperimentet e dështuara bujqësore dhe industriale në vitet ’60, Maos nuk i mungonte kurrë plani. Nën Maon, Kina nuk mori drejtim, por u anua. Shtytja erdhi nga maja. Politikat ishin të mjera, ekzekutimi i tyre më keq akoma dhe liderishipi i keqorientuar, por çdo iniciative dukej sikur krijonte një forcë qendërsynuese, pasi të gjithë shihnin i kishin sytë nga Pekini për të ecur përpara. Ekuivalenti ekonomik i këtij fenomeni është ristrukturimi, sa më i madh aq më mirë. Mbase për ekzekutivët që përpiqen për të vënë në vijë planet e tyre të biznesit ky është mësimi më i rëndësishëm: nëse nuk bën asgjë siç duhet, bëj shumë gjëra. Sa më shumë gjëra të kesh në duar, aq më vonë do shfaqen pasojat shkatërrimtare të gabimeve. Në rrugën e gjatë padyshim që faktet do ju gjejnë. Po kush do t’ia dijë? Ne e dimë të gjithë se kush jemi në vrapimin e gjatë të jetës.
Mao Ce Duni
26 dhjetor 1893 - 9 shtator 1976
Vendlindja: Shaoshan, Kinë
¨ Ai lindi në një familje me gjendje shumë të mirë ekonomike.
¨ Gjatë Revolucionit të vitit 1911 ai u regjistrua si ushtar në regjimentin lokal, i cili luftonte përkrah revolucionarëve.
¨ Pasi u diplomua nga “Shkolla Normale Provinciale” e Hunanit në vitin 1918, Mao udhëtoi me profesor Yang Changji, mësues i shkollës së mesme dhe vjehrri i ardhshëm, drejt Pekinit.
¨ Më 23 korrik 1921, në moshën 27-vjeçare Mao Ce Duni ndoqi sesionin e parë të Kongresit Kombëtar të partisë Komuniste të Kinës në Shangai.
¨ Në vitin 1923 ai u zgjodh si një nga pesë komisarët e komitetit qendror të partisë gjatë sesionit të tretë të kongresit.
¨ Nga viti 1931 deri në vitin 1934 Mao ndihmoi për krijimin e Republikës Sovjetike të Kinës dhe u zgjodh kryetar i kësaj republike të vogël në zonat malore të Jiangxit. Këtu Mao u martua me He Zizhen. Gruaja e tij e mëparshme, Yang Kaihui ishte arrestuar dhe ekzekutuar në vitin 1930.
¨ Më 21 janar të vitit 1949, forcat e Ushtrisë së Kuqe të drejtuara nga Mao pushtuan pjesën më të madhe të territorit të Kinës.
¨ Republika Popullore të Kinës u krijua më 1 tetor 1949. Ishte kulmi i mbi dy dekadve luftë civile dhe ndërkombëëtare. Nga viti 1954-159 Mao ishte kryetari i Republikës Popullore të Kinës. Gjatë kësaj periudhe ai quhej “kryetari Mao” ose “lideri i madh, kryetari Mao”.
¨ Partia Komuniste mori kontrollin e gjithë medias në vend dhe e përdori për promovimin e imazhit të Maos dhe partisë. Vendet si SHBA dhe Japonia iu servirën popullit si vende armike.
¨ Mao Ce Duni është takuar me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe Beqir Ballukun.
Mao Ce Duni dhe Shqipëria
Nëse gazeta “The Economist” e quan modelin dhe artin e menaxhimit, i njëjtë ka qenë dhe për Shqipërinë Mao Ce Duni në vitet ’70. Ishte koha kur edhe Shqipëria kishte “përqafuar” këtë figurë aziatike. Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës në atë kohë kishte intensifikuar marrëdhëniet me popullin e madh “vëllam” kinez dhe kjo quhej një ndër marrëdhëniet më të çuditshme të historisë së njerëzimit. Aq shumë ishin lidhur dy vendet saqë në rrugët e Pekinit shiheshin fotot e Enver Hoxhës dhe në rrugët e Tiranës ato të Mao Ce Dunit.
Blendina Cara : Gazeta Tiranaobserver











