Çfare fatkeqesie te jesh miliarder!

Çfarë fatkeqësie të jesh miliarder!
Çfarë mundimi të zësh shtëpi. Kërkojini konfirmim Max Levchin nga Kievi, që çatinë e tij të parë, në moshë më të vogël se 30-vjeçare, e ka paguar 3 milion e gjysmë dollarë amerikanë: Një vilë me 12 dhoma në majë të një kodre të Kalifornisë, por i impenjuar siç ka qenë me punën e tij, nuk ka pasur kohë që të shkojë e të jetojë në të. Kështu, dy vjet më vonë e ka shitur pa fjetur qoftë edhe një natë të vetme atje. Ka blerë një të dytë, akoma më të madhe dhe më të bukur. E ka paguar dyfishin: Për momentin, në një dhomë gëlojnë kutitë “ku janë rrobat e mia”. Natyrisht, vazhdon të flejë në një dhomëz prej studenti. Aspak krizë subprime apo foreclosure, domethënë heqje dore nga çatia aq e dëshiruar sepse huaja rezulton shumë e shtrenjtë.

Në Amerikën e epokës së artë, një hap nga skenaristët e Hollywoodit që u bashkohen kamionistëve për t’jua zhvatur kontratën kompanive kinematografike, ekziston edhe bezdia e të qenit të pasur, shumë i pasur dhe shumë shpejt. Një sindromë që në Silicon Valley vesh rrobat e Max Levchin nga Kievi: Hebre, i emigruar në moshën 16-vjeçare me familjen në Chicago, pa një qindarkë apo shok në vitin 1991. Problemet e vërteta kanë ardhur në vitin 2002, kur në xhepat e tij ka përfunduar një pjesë e mirë e 1 miliard e gjysmë dollarëve amerikanë që eBay kish paguar për blerjen e PayPalin, sistemit të pagimit nëpërmjet internetit të krijuar nga Levchin me shokë. Miliarder dhe i trishtuar në moshën 27-vjeçare. “Edhe mua më pëlqen të shtrihem në një plazh të praruar së bashku me vajzën time ose të luaj me qenin tim”, proteston ai, “Ama kjo vlen për tri orë në ditë. Tri të tjera flenë gjumë. Por çfarë të bëj në 18 orët tjera”? Provon të studiojë, ia ka këshilluar e ëma, fizikante nga zanati, që mezi e përtypte faktin që i biri e kish lënë shkollën përpara “copës së letrës”. Për këtë dhe për probleme të tjera, midis një birre dhe tjetre, Max foli me një shokun e tij të aventurës: James Hong, 27 vjeç edhe ai, krijues i faqes internetore “HotOrNot” që i siguronte 1 milion në vit, praktikisht një tjetër i papunë luksi. “Qemë të trishtuar, paksa patetikë”, kujton ky i fundit. “Paraja na kish garantuar kohën për të menduar, por nuk na kish bërë më të lumtur. Çfarë të bësh”?

Bëj atë që di të bësh, qe përgjigjja e Luginës së Silicit. Kështu Levchin, ashtu si miku për kokë Hong, kanë nisur një ndërmarrje tjetër. Një çfarëdo, shpjegon Levchin, pasi “unë di të bëj administratorin e deleguar. Të çdo gjëje”. “Gjëja çfarëdo” është një faqe internetore për fotografë, Slide. Com, e cila tashmë numëron 130 milionë vizitorë në Youtube dhe që vlen tashmë disa qindra miliona dollarë amerikanë. Pak rëndësi ka. Për sytë e Levchin, e rëndësishme është që të vlejë një dollar më shumë se start up i Hongut. “Të gjitha ditët”, kujton ky i fundit, “sfidohemi në palestër dhe ai, anipse i sfilitur, duhet të bëjë një pompë më shumë se unë në vend që të ngrejë një peshë më shumë”. Kështu Max Levchin jeton i lumtur: Ambicioz, konkurrues, i dënuar që të bëjë para. Për të konsumuar një panine shkon me vrap në një Mc Donald së bashku me vajzën e tij, Nellie Minkova, e cila prej tetë vjetësh e shoqëron nga një start up tek tjetri, pa gjetur kohën që të gjejë dy çarçafë për një “fole” dyshe që megjithatë i ka kushtuar 6 milionë dollarë.

Ka mbaruar këtu, në tokën e Krezëve të rinj që nuk dinë të shpenzojnë një hetim me 8 seri, të cilën nga vera e këtej “New York Times” ua ka kushtuar të pasurve. Po, protagonistët e “Epokës së Artë”, asaj që e ka përqendruar 5 përqindëshin e pasurisë amerikane në një tribu të vogël: 15 mijë familje me një të ardhur vjetore mbi 10 milionë dollarë amerikanë. Vetëm dy herë në historinë e Shteteve të Bashkuara kaq shumë ka përfunduar në kaq pak duar: Në periudhën 1915–1916, në momentin e perëndimit të baronëve të mëdhenj të kapitalizmit të sapolindur, nga Rockefeller tek Carnegie, dhe në fundin e viteve njëzet, përpara shembjes së Wall Street. Edhe kësaj radhe, ashtu si atëherë, nga “gilded age” dalin histori që vlejnë një legjendë. Atë të Stanford Weill, krijuesit të Citigroup, bir emigrantësh polakë nga Brooklyn, i rritur nëpër rrugë dhe me mbrëmjet si Augie March, heroi i Saul Bellow. “I ri”, rrëfen ai, “vazhdoja të mendoja sesi kishin qenë me fat familjet Rockefeller e Carnegie për të jetuar përpara asaj të mallkuare income tax…”. Më pas e mbytur ëndrra e “Great Society” në moçalet e Vietnamit, Amerika rimendoi sistemin fiskal të saj: Në vitet shtatëdhjetë taksa marxhinale ishte në 70 për qind, ajo mbi capital gain me 39. Tani përqindjet kanë zbritur, respektivisht në 35 dhe 15 për qind. Por nuk shkonte keq as me plakushin Bill Clinton, ai që përsëriste “It’s economy, stupid”. Ka qenë ai që ka nënshkruar ligjin që ka abroguar ndarjen midis bankave tregtare dhe të investimit, të miratuar në vitet tridhjetë në kohërat e Depresionit të Madh.

Ku ka përfunduar stilografi i përdorur në atë rast nga Presidenti? Në skrivaninë e Sanford Weill, sot në pension. Madje i impenjuar që të ndjekë mitin e Carnegie filantropit. Deri më tani, e nënshkruan denoncimin e të ardhurave të tij, ka dhuruar në bamirësi rreth gjysmë miliardi dollarë amerikanë. Po, filantropia e përjashtuar nga taksat, ajo që shkruan “New York Times”, i kushton fiskut rreth 40 miliardë dollarë amerikanë në vit, më shumë sesa shteti shpenzon për të ruajtur territorin apo për të luftuar efektin serë. Filantropia e praktikuar nga Thomas, gjeni tjetër i softeve, i cili i ka dhuruar një çek prej 18 milionë dollarësh amerikanë “Salvation Army”, ushtrisë së shpëtimit “sepse kam verifikuar llogaritë dhe vizituar zyrat”, thotë ai. “Aspak rroba të përdorura, rroga të ulëta. OK”.

U ka ecur më keq të tjerëve. “Sapo i kisha derdhur para Harvest nuk e di se çfarë, e cila merret me ata pa shtëpi, dhe më kanë dërguar një targë për ta varur në mur.

Nuk ju kam dhënë më asgjë: Merreni me të varfrit apo trafikoni targa”? “Më pak shtet, për të varfrit mendoj unë”, është slogani që jep Eli Broad, mecenati i artit bashkëkohor. “Le të mos tallemi”, i kundërpërgjigjet në largësi Bill Gross, guru i të ardhmes fikse që tek “Pimco” administron më shumë bono thesari sesa Thesari italian. “Kur dhurova 30 milionë dollarë amerikanë për një sallë koncertesh nuk bëra mirë aspak. E ndjen veten Napoleon”. Për kronikë, ka qenë Sandy Weill, djali i emigrantëve polakë, ai që ka shpenzuar 30 milionë dollarë amerikanë për ribërjen e sallës së koncerteve që në vitin 1890 i ishte dhuruar New York nga Andrew Carnegie.

Gross tund kokën, paksa i pështirosur: Çdo vit ai i derdh 25 milionë dollarë distriktit shkollor të Dukes, me një kusht të vetëm: “Jo palestra, biblioteka apo laboratorë. Gjëra të dobishme, sigurisht, por që nuk shërbejnë për të reduktuar hendekun midis klasave shoqërore. Paratë duhet të përfundojnë edhe në duart e fëmijëve: Do të dinë se çfarë të bëjnë”. Ndërkohë, akuzon Robert Reich, vetëm 12 për qind e dhurimeve përfundon vërtet në shtresat shoqërore më të dobëta. Çfarë tipash nganjëherë të pasurit. Nganjëherë i lejojnë vetes deri luksin që të bëjnë “socialistët”, që kërkojnë taksa më të barabarta, siç vazhdon të përsërisë Warren Buffet, legjenda e Wall Street, që për të bërë mirë i beson mikut Bill Gates. Janë ata, na pëlqen apo jo, shembujt e gjallë të një sistemi që midis mijëra kontradiktave arrin në atë që tjetërkund nuk arrin pothuajse kurrë.

Hapa për një italo-amerikan si Bob Nardelli, i dalë nga Brooklyn, sot numri një i Chrysler pas një likuidimi të mirë të marrë nga Home Depot prej 210 milionë dollarësh. Por çfarë të thuash për Stan O’Neal, i larguar këto ditë nga Merrill Lynch me një likuidim prej 160 milionë dollarësh? Dyzet vjet më parë i ati i tij mblidhte pambuk në një plantacion në shtetin Alabama përpara se të futej në zinxhirin e montimit të GM-it. Ai, Stan, ka frekuentuar shkollën e nxënësve të GM-it, universitetin (me bursë studimi GM) për të vazhduar më pas me drejtimin financiar dhe prej aty hap pas hapi, në nivelet drejtuese të një prej dhomave të financës botërore. Edhe këta janë të pasurit e Amerikës.

Magjepsës, të kulturuar, gjenialë apo mendjemëdhenj, arrogantë vetëdenigrues në kokëfortësinë e tyre: Si ia dilet të mbrohet përjashtimi fiskal për të ardhurat e fondeve private equity pas festës prej 3 milionë dollarësh të Stephen Schwarzman, CEO i Blackstone? “Janë të pasurit e rinj dhe të vjetër. Janë të pasurit e varfër dhe ata të pasur të pasur”, dallon zonja Denise Lefrak Calicchio, një jetë në imobiliaren e luksit e priftëreshë e shijes së mirë në Manhattan. Ndryshe nga Silicon Valley, këtu shtëpia prestigjioze është vula definitive ndaj ngjitjes sociale. Vulë e kushtueshme dhe e mundimshme. “Nuk mjafton të blesh një shtëpi të bukur…”, paralajmëron e urta zonja Calicchio. Kush blen shtëpi futet në një lojë turi ferri, në mëshirën e arkitektëve dhe të arreduesve të modës me artizanët e tyre të besuar, nga ana tyre të zënë me orare sindakale jashtëzakonisht të ngurtë dhe afatet e kufizuara, sepse përpara stinës së verës duhet vënë në shtëpitë e dyta.

Domethënë një rrëmujë e bukur. Në pikën që Rupert Murdoch, i cili ka arritur që të fitojë kontrollin e “Wall Street Journal” duke nënshtruar rezistencën e klanit Bancroft nuk ka arritur akoma që t’i shkelë këmba në apartamentin numër 834 të Fifth Avenue, të cilin e ka blerë për 44 milionë dollarë në fillim të vitit 2004. Ka mundësi që Peshkaqeni të ketë menduar, sepse ai apartament tani vlen shumë më tepër. Po, tregu imobiliar në Amerikë precipiton, Federal Reserve zgjat kordonët e kreditit për të shmangur që miliona amerikanët të duhet të ngrenë flamurin e bardhë, duke e dorëzuar shtëpinë dhe duke hequr dorë nga pagimi i kësteve të një huaje tashmë të padurueshme. Por në zemër të Manhattanit kësaj krize nuk i gjendet as hija.

Çmimet për shtëpitë me më shumë sipërfaqe dhe më ambicioze, nga 4 dhoma gjumi e lart, kanë kërcyer mesatarisht me 19 për qind, njëdhomëshet vetëm me 11 për qind. Deri më tani, të dhënat e fundit të shtatorit, janë shitur 324 apartamente me 5 milionë dollarë e më shumë dhe në 16 raste çmimi ka qenë më i lartë se 20 milionë. Mos kini frikë se kini ardhur vonë: Të ofruara, në treg ndodhen 45 apartamente që vlejnë më shumë. Por blerja është vetëm akti i parë i një opere nganjëherë e mundimshme nën shenjën e një motoje që Edward Lee Cave, një prej zotërinjve të Real Estate të New York City, e përsërit me pak sadizëm: “Kush shpenzon 20 milionë dollarë në një shtëpi do që gjithçka të jetë në gjendje të përkryer. Të dashurit e mi, kurrë nuk është e përkryer”.

Dinë diçka zotërinjtë Rushmore, të dy bankierë. Madje ajo, zonja Julia Kim, ka marrë pushim për të ndjekur punimet në papafingon e Park Avenue. E çfarë të thuash për lodhjet prej Sizifi të bashkëshortëve Rubenstein, mbretër të tjerë të tregut imobiliar? Ajo, zonja Inga, ka harxhuar 8 vjet e 5 muaj për të ristrukturuar siç duhet apartamentin në Battery Park. Por në këtë moment një gjeni i së keqes i ka sugjeruar Keith Rubenstein se ekzistonte një okazion i vërtetë në Upper Side: 35 milionë dollarë amerikanë për një apartament që Madonna po e trajtonte si një pikëmbështetje të saj në Big Apple. U tha, u bë. Po vuajtjet e zonjës Inga?

Atë e ka bindur me një premtim: Një banjë faranike allaruse që shikon në një sallon, i cili me punime të mbaruara, do të jetë kopje e saktë (edhe për nga përmasat) e sallës së qelibartë e pallatit të Shën Petërburgut të Katerinës, Careshë e të gjitha Rusive. Çmenduri? Ndoshta për ne të mjerët është më e vështirë të kuptohet prekja finale. Inga ka vendosur që të financojë dhe t’ia huajë veprën e saj në kohë të lirë veprave të bamirësisë për fëmijët rusë. Jepja të pasurit. Deri Stephen Roach, filozofi strateg i Morgan Stanley që është transferuar në Kinë, paralajmëron se “pas tridhjetë vitesh humbje, është e ligjshme që të presësh një rebelim të punës kundër kapitalit”. Dhe çdo lëkundje e Wall Street interpretohet me kënaqësi të keqëfshehur nga Paul Krugman, ekonomisti komentator i “New York Times”, i cili tashmë e paraqet të ardhmen të Shteteve të Bashkuara me ngjyra gjithnjë e më të errëta. Por të rinjtë e hedge funds, më kokëfortit, këtë vit do të fitojnë shumë më tepër.

“Një zgjim me disa vite përvojë”, zbulon Adam Zoia, një gjuetar kokash që u prokuron rekrutët më premtues menaxhuesve, “mund të arrijë në 350 mijë dollarë për vitin 2007. Dikush një çikë më i pjekur, në tregun nga viti 2000, merr mesatarisht 830 mijë dollarë, 6 për qind më shumë se 12 muaj më parë”. Por flitet për analistë dhe matematikanë që ua zbatojnë formulat e tyre menaxhimit të portofolave; kush rri në radhën e parë në treg, duke shkëmbyer “blloqet” e titujve që peshojnë si shkëmbinj, fiton shumë më tepër. Meritë e përvojës?

Aspak e vërtetë. Gabriel Hammond, i cili në vitin 2004 ka themeluar kompaninë “Alerian Capital Management”, zyra në Dallas e New Yorkut, të ardhura me 7 zero, sot është vetëm 28 vjeç. Katër më pak se Max Levchin, gjeniu i vogël i Silicon Valley, por me të cilin ka një gjë të përbashkët: Hiç universitet, një humbje kohe. Ose, dhe të dy përsërisin të njëjtën gjë, madje dhe pa u njohur me njëri tjetrin: “Një vend ku njerëzit studiojnë për t’u bërë si unë”. Vlen për Stanford University, djepi i New economy, por edhe për Wharton School të Harvard University. “Unë kam filluar një MBA”, rrëfen Hammond. “Por më pas kam parë rreth e rrotull: Tek Goldman Sachs çunat që fitojnë më shumë nuk kanë bërë business school”. Tek Goldman Sachs Hammond kish shkuar si analist drejtpërsëdrejti nga Juridiku: Në konvikt, ai dhe një miku i tij i kishin hedhur kursimet e tyre, 1000 dollarë gjithsej, në titujt Caterpillar.

Një gjë e ndritshme: Wall Street erdhi, mjaft më me libra drejtësie. Jo, nuk është perëndimi masterave. Vitin e kaluar më shumë se 142 mijë të rinj amerikanë kanë marrë diplomën, të paguar më çmim të kripur. Dyfishi i dhjetë viteve më parë dhe frekuentimi i një shkolle të mirë është vendimtar për të bërë afera të mira midis një fushe golfi dhe bankinave detare të shtetit Maine. Por nga anët e Wall Street gjallon tashmë një racë piratësh, të zgjuar dhe të shpejtë që i bëjnë paratë me qindrat e operacioneve në një afat të shkurtër apo shumë të shkurtër, pa kurrfarë respektimi për rregullat klasike të tregut. Kush nuk ia del në krye, përjashtohet pa mëshirë. “Kam parë njerëz të përzënë pas disa muajsh”, shpjegon Hammond. Sipas opinionit të “Trader Monthly”, Bibla e sektorit në fjalë, ai së bashku me dy apo tri të tjerë, i ka “numrat për t’u bërë miliarder pa i mbushur të dyzetat”. Ndërkohë, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë para, gjëja që e arrijnë më mirë. Si Max-it tonë nga Kievi, i cili gjen paqe vetëm kur bën CEO-në, numrin një, të një sipërmarrje të çfarëdoshme. Të pasur të pasur, të varfër të pasur. Një shekull më parë, 30 familje posedonin 5 për qind të pasurisë amerikane. Sot gërshëra ecën në të njëjtin drejtim. Meritë e shumë faktorëve: Rënia e taksave, bumi i bursave që ka favorizuar stock options, globalizimi që ka zgjeruar tregjet. “It’s the supercapitalism, stupid”, komenton i dekurajuar Reich, i cili sugjeron “një sezon rregullash” për të ndryshuar ekuilibrat e lojës. Ndoshta është një rrugë fituese. Patjetër që do të duhet shumë kohë. Kushedi nëse deri atëherë Max e Nellie do të kenë zënë shtëpi në Silicon Valley.

Pasanikët “e varfër”

Magjepsës, të kulturuar, gjenialë apo mendjemëdhenj, arrogantë vetëdenigrues në kokëfortësinë e tyre: Si ia dilet të mbrohet përjashtimi fiskal për të ardhurat e fondeve private equity pas festës prej 3 milionë dollarësh të Stephen Schwarzman, CEO i Blackstone? “Janë të pasurit e rinj dhe të vjetër. Janë të pasurit e varfër dhe ata të pasur të pasur”, dallon zonja Denise Lefrak Calicchio, një jetë në imobiliaren e luksit e priftëreshë e shijes së mirë në Manhattan. Ndryshe nga Silicon Valley, këtu shtëpia prestigjioze është vula definitive ndaj ngjitjes sociale. Vulë e kushtueshme dhe e mundimshme. “Nuk mjafton të blesh një shtëpi të bukur…”, paralajmëron e urta zonja Calicchio. Kush blen shtëpi futet në një lojë turi ferri, në mëshirën e arkitektëve dhe të arreduesve të modës me artizanët e tyre të besuar, nga ana tyre të zënë më orare sindakale jashtëzakonisht të ngurtë dhe afatet e kufizuara, sepse përpara stinës së verës duhet vënë në shtëpitë e dyta. Domethënë, një rrëmujë e bukur. Në pikën që Rupert Murdoch, i cili ka arritur që të fitojë kontrollin e “Wall Street Journal” duke nënshtruar rezistencën e klanit Bancroft nuk ka arritur akoma që t’i shkelë këmba në apartamentin numër 834 të Fifth Avenue, të cilin e ka blerë për 44 milionë dollarë në fillim të vitit 2004.

Armin Tirana : Gazeta Metropol
 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama