Prezantimi i uniformës së re të Kombëtares koincidon me një përvjetor të rëndësishëm në historinë e skuadrës. Pikërisht para 50 vjetësh Brazili fitoi Kupën e parë të Botës në Suedi, e cila ishte e para nga pesë të tilla të fituara deri më tani. Duke u bazuar në fanellën e vjetër të Kupës Botërore 1958, me jakën tradicionale, uniforma e re prezanton tashmë një jakë moderne të përpunuar në fabrikë. Ngjyra jeshile e Brazilit, që ndodhet në jakë, tashmë ka një shkëlqim në pjesën anësore. Stema e Kombëtares braziliane të futbollit është vendosur në anën e majtë të kraharorit, e shoqëruar gjithashtu nga pesë yje të cilat përfaqësojnë pesë fitoret në Kupën Botërore. Në pjesën e brendshme të fanellës shkruhet në gjuhën portugeze: "Të lindur për të luajtur futboll", një frazë kjo që u përshtatet në mënyrë të përkryer brazilianëve. "Nuk ka dyshim që prezantimi i kësaj uniforme u dedikohet edhe lojtarëve që kanë marrë pjesë në Kupën Botërore të 1958", pohon Jorginho, zëvendëstrajner i skuadrës kombëtare të futbollit në Brazil, duke vazhduar se "ne do të jemi në gjendje të ripërsërisim historinë e sportistëve që kanë shkruar historinë në atë kohë".
Uniforma është e përbërë nga një dinamikë e re, e cila qëndron ngushtë në trup dhe është e vështirë për t‘u tërhequr gjatë lojës. Tashmë, aftësia e lojtarëve të skuadrës, si Ronaldinjo apo Robinjo, do të jetë e vështirë për t‘u ndalur nga taktika e mbrojtjes së kundërshtarëve. Materiali me përbërje rrjetore në brendësi të bluzës do të lejojë mbajtjen e temperaturës së trupit në nivele normale, duke e ngrohur dhe freskuar trupin e lojtarëve sipas nevojës. "Sa më rehat ndihem me fanellën, aq më mirë luaj, pohon Robinjo. Shpesh herë kërkoj të marr përparësi në shpejtësi". Fanella është e punuar nga NIKE Dri-Fit, një teknologji e re që përmirëson paraqitjen e lojtarëve, duke i mbajtur të freskët, të lehtë dhe që nuk u lejon djersitjen. Për të arritur këto objektiva, djersa përthithet nga materiali përbërës i bluzës, i cili bën të mundur që trupi të jetë gjatë gjithë kohës i thatë dhe i freskët. Pantallonat janë të konceptuara në ngjyrë blu saks, me një vizë të bardhë në pjesën anësore, ndërsa çorapet janë në ngjyrë të bardhë, me një shirit me ngjyrat braziliane, jeshile dhe të verdhë, bashkë me pesë yjet që përfaqësojnë pesë fitoret e Kupës Botërore. Skuadra kombëtare braziliane do të veshë uniformën e re që në lojërat për kualifikimin e saj në Botërorin e 2010-ës. Gjithashtu, uniformën e re do ta përdorin edhe sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Bejiingut 2008, me shpresën për të sjellë kështu dhe medaljen e florinjtë olimpike.
"Nike Inc", e vendosur në Beaverton, Oregon, është lideri botëror i dizajnit, marketingut dhe shpërndarjes së veshjeve, këpucëve, pajisjeve dhe aksesorëve autentikë sportivë në një fushë të madhe të aktiviteteve sportive dhe fitnesit. Gjithashtu, industria Nike përfshin në të dhe Converse Inc, që dizajnon, tregton dhe shpërndan këpucë sportive, veshje dhe aksesorë Bauer Nike, Hockey Inc, një prej dizajnuesve dhe shpërndarësve kryesorë të pajisjeve për Hockey; Cole Haan, një prej dizajnuesve dhe tregtuesve kryesorë të këpucëve luksoze, çantave, aksesorëve dhe palltove; Hurley International LLC që dizajnon, tregton dhe shpërndan stilin e përditshëm të të rinjve sportivë, ku përfshihen këpucë, veshje dhe aksesorë të Exeter Brands Group LLC, e cila projekton e tregton këpucë sportive dhe veshje me porosi.
Marre nga : Gazeta Shqip











