Akuza? Nikol luan shumë filma, nuk di t‘i zgjedhë mirë skenarët, imazhi i saj tashmë është venitur në kinema. Madje, edhe trilleri më i fundit fantastiko-shkencor, "Invasion", me Daniel Craig, nuk i ka marrë pëlqimet e kritikëve. Aktualisht janë të shumtë ata që mendojnë se australiania Cate Blanchett i ka vjedhur rolet më të mira dhe po zë vendin që ajo zinte dikur në Hollivud.
Ekuilibër i ri
Megjithatë, si grua dhe si aktore duket se ka hyrë në një fazë të re, atë të ekuilibrit mes ndjenjave dhe profesionit. "Isha 17 vjeçe kur kam nisur punën dhe 22 kur takova Tom Kruizin. Më duket se shumë njerëz e kanë harruar se sa gabime bëhen në fillim. Të rritesh profesionalisht nuk është asnjëherë e lehtë dhe mund të them se kur mbusha 30 vjeçe, fillova ta ndieja veten të rritur dhe vetëm kur i kalon të dyzetat e ndien se e ke në dorë jetën tënde", tregon ajo. Aktualisht, ish-zonja Kruiz do të rikthehet në kinema me dy filma të rinj, në rolin e dy grave "shkatërruese" dhe me një vizion të errët për botën. Me pak fjalë, plotësisht e kundërta e asaj që Nikol e përcakton si: "Një jetë të re, ku përfshihet projekti për një shtëpi gjigante të ndërtuar në tokën e blerë nga bashkëshorti i saj, Keith Urban, në Tenesse, në të cilën do të ketë shumë kuaj dhe shumë lule në kopsht. Megjithatë, do të kem një tjetër shtëpi me qira në Hollivud, vetëm për të qenë më afër fëmijëve të mi, Bella dhe Conor, që e kanë lidhur jetën e tyre me Los Anxhelosin".
Polemikat
Përveçse në jetën private, në rastin "Kidman" kohët e fundit janë futur edhe polemikat fetare për "The golden Compass", filmi që do të dalë në mes të dhjetorit. Aktorja që luan Mrs. Coulete në filmin e nxjerrë nga trilogjia e Filip Pullman-it, një autor i konsideruar antikatolik nga disa organizata amerikane. Nikol e ka mbrojtur kështu filmin e saj: "Do të jem e pranishme edhe në episodet e ardhshme dhe si katolike që jam nuk mendoj aspak që veprat e Pullman-it janë kundër kishës, siç pretendojnë disa bashkësi fetare". Duke refuzuar çdo koment para shfaqjes së filmit në Londër, aktorja shton duke buzëqeshur: "Marisa Coulter që unë interpretoj është një personazh po aq i zymtë sa Lordi Voldemort te ‘Harry Poter‘ dhe sa Sauron te ‘Zotëria i unazave‘". Në psikodramën familjare "Margot at the wedding", të regjisorit Noah Baumbach, Nikol interpreton rolin e një shkrimtareje njujorkeze, që i sulmon të gjithë me një sarkazëm të hidhur: motrën, burrin, djalin, të dashurin sekret dhe shokun e shkalluar të së motrës. Megjithatë, shumë e kanë cilësuar si një sukses të sajin personal: ka marrë mjaft lëvdata në Toronto e pastaj në Institutin Amerikan të Filmit, ku filmi është pëlqyer shumë nga kritikët. Por, në film ka edhe një pjesë skandaloze. Në një skenë, protagonistja Margot masturbohet. E sikletshme? "Diçka të tillë e bën poshtë batanijes, edhe pse nga veprimet dhe shprehja e fytyrë s‘duket gjithçka. Pjesa ishte e rëndësishme për të treguar të përditshmen e Margot dhe se si seksi është shpesh pasqyrë e të vërtetave që nuk mund të tregohen, frikërave dhe mbrojtjes. Në film nuk jam një nënë e mirë, por nuk ndodh kështu në jetën e vërtetë. Megjithatë, Margot është një humbëse, por shpëtohet nga Mrs. Coulter. Nga gjërat e mira dhe të këqija të kohëve tona gjithmonë mësohet shumë. Për shembull? "Nuk pendohem për filmat që nuk kanë pasur sukses dhe as për 12 vitet e jetuara përkrah Tom Kruizit".
Projektet
Po e ardhmja? "Përveçse do të angazhohem si producente me studion "Blossom Films", kam një kontratë me "20th Century Fox" të Murdoch, dua të punoj gjithmonë me regjisorë te të cilët besoj. Të preferuarit e mi janë Baz Luhrmann, me të cilin kam përfunduar "Australia" dhe Roger Daltry. Dua të bëj vetëm filma, në të cilët besoj vërtet që nuk më vënë në rrezik, madje edhe filma aventurierë". Në jetë i është dashur të përballet edhe me ata që e akuzojnë për ndërhyrje estetike kirurgjikale. Revista e njohur amerikane "Radar" e ka vendosur në kopertinë si një kukull barbi nën diçiturën: "Ndihmë, nuk mund të lëviz fytyrën time". Sipas asaj që shkruhet në revistë, ashtu si Meg Rajan edhe disa pjesë të fytyrës së Kidmanit duket që nuk janë natyrale. Me qetësinë që e karakterizon, përgjigjet: "Nuk jam si shumë femra të tjera hollivudiane, të cilat janë bërë të fiksuara ndaj kirurgjisë estetike. Jam tamam si protagonistja Margot: e vërtetë, pavarësisht kohës që kalon. Nuk mendoj aspak se koha e një aktoreje është e kristalizuar në vitet e rinisë". Po familja, çfarë vendi zë? "Është logjike që të gjithë duhet t‘i kushtojmë vëmendje të madhe familjes. Sigurisht që mes një filmi dhe diçkaje tjetër do të zgjidhja qetësinë time. Një pushim me fëmijët e mi, Bellën dhe Conorin, për familjen time të madhe, për kohën që u kam kushtuar dhe do t‘u kushtoj. Kam një dashuri shumë të madhe për familjen time, sepse prania e tyre më ka bërë të ndryshoj mjaft gjëra në jetën time, sidomos për fëmijët e mi, për prindërit e mi, për motrën time, Antonia, për miqtë e mi të vërtetë, për miqtë e fëmijëve të mi, për gjithë njerëzit e kësaj bote... Kur je 20 vjeçe është ndryshe, por më vonë gjithçka ndryshon, rritet përgjegjësia ndaj të tjerëve, sepse e ndien gjithmonë e më afër vdekjen".
Marre nga : Gazeta Shqip











