Por kjo gjë siç duket nuk e dëmton edhe aq buxhetin e Bleonës pasi ajo ndjek edhe një hap tjetër të yjeve gatigati deri në kopjim. Mësohet që një fustan të cilin Bleona e ka veshur në vetëm një paraqitje të saj në skenë ia ka shitur për 250 euro një vajze nga Kosova.

Ka qenë vajza e cila është tërhequr shumë nga veshja e Bleonës por edhe për faktin se ai është mbajtur në skenë nga këngëtarja e saj e preferuar. Në këtë rast Bleona nuk ka dalë e dëmtuar nga shpenzimi marramendës për lookun ndërsa vajza ka mbetur shumë e kënaqur. Në mbrëmjen e saj të maturës ajo ka mbajtur veshur fustanin e këngëtares bukuroshe.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











