“The Independent” Klonimi i dhjetera majmuneve

“The Independent”: Klonimi i dhjetëra majmunëve

Për herë të parë shkencëtarët kanë krijuar me dhjetëra embrione të klonuar nga primatë të rritur. Por cilat janë ndërlikimet e këtij zbulimi të madh teknik për të ardhmen e njerëzimit?
Një zbulim teknik që i ka aftësuar shkencëtarët të krijojnë për herë të parë me dhjetëra embrione të klonuara nga majmunët e rritur, duke rritur perspektivat që e njëjta procedurë të përdoret për të krijuar embrione humanë.
Përpjekjet për të klonuar embrione humanë për kërkime janë penguar nga problemet teknike dhe kundërshtimet ndaj kërkimeve të rreme dhe etikën e diskutueshme. Por teknika e re premton të revolucionarizojë efikasitetin me anë të të cilit shkencëtarët mund të shndërrojnë vezë humane në embrione të klonuar.


Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë qenë të aftë të krijojnë embrione të shëndetshme të klonuar nga primatë të rritur, në këtë rast, një majmun “rhesus macaque” 10-vjeçar, dhe zbulimet priten t’i publikojnë në fund të këtij muaji. 
Shkencëtarët në të njëjtën kohë do të tregojnë se kanë qenë të aftë të shkëputin qeliza palcore për disa nga embrionet e klonuar, të cilat i kanë zhvilluar në laborator në qeliza të zemrës dhe neurone të trurit.
Shkencëtarët që kanë dijeni për këto kërkime, thonë se është zbulimi që kanë pritur, pasi deri tani mendohej se mund të kishte ndonjë pengesë të pakapërcyeshme për krijimin e embrioneve të klonuar nga primatët e rritur, përfshirë dhe njerëzit.
Zhvillimi nuk do të mirëpritet nga të gjithë. Kundërshtarët e klonimit do të argumentojnë se teknika e re e manipulimit të vezëve të primatëve do të përmirësojë efikasitetin e klonimit, që do të rrisë tentativat për të krijuar apo shkatërruar, embrione të klonuar humanë për qëllime shkencore.

 
Edhe pse në Britani është e jashtëligjshme t’i vendosësh embrione të tilla të klonuara në mitrën e një gruaje, shumë njerëz tremben se lehtësia e kryerjes së këtij klonimi duke përdorur qelizat e lëkurës së një të rrituri, do të rrisë dhe shanset e aplikimit të kësaj procedure për të prodhuar një bebe të klonuar. Shkencëtarët në Korenë e Jugut raportuan në vitin 2004 se kishin krijuar embrionin e parë human të klonuar, por në vitin 2006 studimi i tyre u anulua, pasi doli se autori i saj kryesor, Hwang Woo-suk, kishte mashtruar.
Ka pasur vetëm dy shembuj të dokumentuar të një koni embrionik të klonuar, por vdiq pas disa ditësh dhe nuk prodhoi qeliza palcore. Kjo punë deri më sot nuk është përsëritur.


Shkencëtarët që kanë kryer punën e fundit me primatët, besohet se kanë tentuar të transplantojnë rreth 100 embrione të klonuar në mitrën e gati 50 nënave “rhesus macaque”, por deri tani nuk kanë parë lindjen e asnjë pjelle të klonuar.
Megjithatë, një shkencëtar i moshuar i përfshirë në studim, tha se mund të jetë vetëm fat i keq; duheshin 277 tentativa për të krijuar delen Dolly, kloni i parë i një gjitari të rritur.
Puna u drejtuar nga Shoukhrat Mitalipov, një shkencëtar rus në Qendrën Kërkimore Kombëtare të Primatëve në Oregon. Doktor Mitalipov ndihmoi të hapte rrugën e një teknike të re për vezët e primatëve gjatë procesit të klonimit, e cila përfshiu ndërthurjen e secilës vezë me një bërthame të marrë nga një qelizë e lëkurës të një primati të rritur.
Doktor Mitalipov tha se ai nuk ishte në gjendje të komentonte mbi studimin derisa të publikohej në gazetën “Nature”. Por ai u tha kolegëve të tij në një takim shkencor këtë vit se kishte krijuar dy porcione të qelizave palcore nga 20 embrione të klonuara dhe testet kishin treguar se ato ishin klone të vërteta.


Profesor Alan Trounson nga Universitetin “Monash” në Australi tha se zbulimet e doktor Mitalipov-it përfaqësonin zbulimin e pritur prej kohësh. Me gjithë tentativat e shumta, askush nuk ka qenë në gjendje të prodhojë embrione të klonuara të primatëve nga qeliza të rritura, edhe pse kjo është kryer mbi dhjetëra specie të tjera jo primate. “Kjo është “prova e konceptit” për primatët”. Është menduar nga disa se është shumë e vështirë që majmunët dhe njerëzit, por ata që punojnë me kafshë si dele dhe gjeth, mendonin se norma e suksesit do të ishte e njëjtë me atë të arritur me këto specie”, tha profesor Trounson.
Të dhënat e Mitalipov-it e konfirmojnë këtë. Ata kanë aftësitë e nevojshme dhe ne tani mund të fillojnë të marrim në konsideratë se çfarë mund të arrihet tek njerëzit.


Profesor Don Wolf, i cili ka drejtuar laboratorin në Qendrën Kërkimore Kombëtare të Primatëve në Oregon para daljes në pension kohët e fundit, tha se procedura e re bazohej në një teknikë mikroskopike që nuk përdor dritën ultravjollcë, gjë që dëmton vezët e primatëve.
Në ditët paraardhëse, ne provuam të përdornim këtë teknikë tek majmuni dhe pa e ditur as vetë në atë kohë, kjo teknikë dëmtonte vezën. Prandaj njëri prej sekreteve ishte të hiqnim atë teknikë nga procesi”, tha doktor Wolf.
“Tani mund të prodhojmë embrione të klonuara tek majmuni me një frekuencë të arsyeshme, të paktën një frekuencë që do të na lejonte ... të studionim embrionin”, thotë profesor Wolf.


Skuadra e Oregonit, që punon me një grup nga Kina, deri tani ka prodhuar 100 embrione të klonuara që janë transferuar tek rreth 50 femra “macaques”, por asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar në shtatzëni.
“Është e mundur që deri tani të mos kemi patur fat. Po prodhojmë ndoshta një në 20 ose një në 30 embrione të klonuara që janë “normale” dhe të afta të prodhojnë një shtatzani dhe thjesht nuk i kemi vënë tek marrësi në kohën e duhur që të lejojmë transplantimin dhe të ndodhë shtatzënia”, thotë ai.


“Fokusi tani do të jetë në klonimin terapeutik dhe përdorimi i një primati jo-human si një paradigmë për klonimin terapeutik”, thotë ai.
“Ne jemi të parët që po e bëjmë, edhe pse ka qenë një subjekt i prishur për shkak të mashtrimeve të rreme që kanë kryer në Korenë e Jugut. S’mund të jemi të sigurt, por mund të ketë diçka të vlefshme në punën e koreanojugorëve. Por ky mund të jetë klonimi i parë terapeutik në një primat”, tha ai.

Kafshët e klonuara

Teknika e klonimit të majmunit është e njëjta procedurë që u përdor në delen Dolly. Bërthama e një veze të shëndetshme të pafekonduar hiqet dhe një tjetër bërthamë nga qeliza e lëkurës së një tjetër kafshe të rritur vendoset brenda vezës. Në kohën e duhur dhe me përdorimin e pulseve elektrike, një embrion mund të krijohet, i cili është një klon gjenetik i dhuruesit të indit të lëkurës. Është e mundur të transplantohet embrioni i krijuar në këtë mënyrë në mitër për të prodhuar kafshë të klonuara. I ashtuquajturi “klonim riprodhues” tek njerëzit është i paligjshëm në Britani dhe në shumë vende të tjera. Megjithatë është aplikuar tek një sërë speciesh kafshësh, përfshirë:


Lopa: Gjethi i zbutur është klonuar me sukses. Tentativa e parë për të klonuar një specie në rrezik ishte Noah, një ka i rrallë, i cili u klonua në SHBA në vitin 2001, por vdiq 48 orë pas lindjes.
Miu: Cumulina ishte një mi i zakonshëm shtëpie, i klonuar nga qeliza të rritura në Universitetin e Hauait, në viti 1997. Ajo mbijetoi dhe u rrit dhe prodhoi dy këlysha, para se të ngordhte në maj të vitit 2000.
Kali: Quhet Prometea, kali i parë i klonuar, i lindur në Itali në maj të vitit 2003.
Macja: Një kotele me emrin CopyCat lindi në vitin 2002 në Teksas, dhe lindi tre kotele nga një baba natyral në shtator të vitit 2006.
Qeni: Snuppy, i lindur në Korenë e Jugut. Dyshimet për vërtetësinë e tij u larguan nga testet e ADN-së. Grupi ka klonuar gjithashtu dy këlyshë ujqërish, të quajtur Snuwolf dhe Snuwolffy duke përdorur të njëjtën procedurë. Kanë lindur gjithashtu qentë afganë të gjahut me emrin Bona, Peace dhe Hope. 
 
 T. O. : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama