Njerëz që atëherë nuk ishin të moshuar mund të jenë lodhur duke dëgjuar se sa epokale ishin gjithë ato ngjarje. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, vetëm 13 vjeç kur u ngritën barrikadat në lagjen latine, udhëhoqi fushatën e tij presidenciale këtë vit kundër atyre “gjashtëdhjetë e tetëshave” që ende mbanin erë romantizmi majtist.
Christopher Dickey
Në maj 1968 studentët shkulën gurët e mermertë përgjatë rrugës “Gay-Lussac” në Paris për të ndërtuar barrikada dhe ndërkohë, nxorën në pah themelin me rërë që qëndron poshtë tyre. Ishte një episod në një orgji konfrontimesh me autoritet të ftohtë, që nisi pjesërisht si protestim, pjesërisht si festë dhe u zhvillua për t’u transformuar në një grevë kaotike mbarëkombëtare që paralizoi krejt Francën. Ishin kohëra marramendëse. Ideologë të rrëmbyer të krahut të majtë mbushnin hapësirën me deklarata të çjerra, Marksiste, trockist, Maoiste, anarkiste, situacioniste e kështu me radhë. Por ndjenja mbizotëruese ishte shumë e thjeshtë: rënia e ndërtesave të rendit të vendosur. Vajtja drejt një të ardhmeje më të mirë. Nga sloganet që thërrisnin ata që ndërtonin barrikada në rrugët e bregut të krahut të majtë atë muaj, ato që mbahen mend më mirë pas pothuajse 40 vitesh janë: “Është e ndaluar të ndalosh” si dhe “Poshtë mermerit, plazhi”.
Ajo që ndodhi në Francë atë pranverë ishte e inspiruar nga dhe më pas frymëzoi një sezon global rizgjimi të ashpër që jehon ende, edhe pse sot tek ne rikthehet i përmbledhur thjeshtë me vitin 1968. Lufta e Amerikës në Vietnam gjëmoi si një rrymë e nëndheshme, duke nxitur protestat e para. Por në Çekosllovaki, “Pranvera e Pragës” që nisi në mars 1968 hoqi mënjanë Perden e Hekurt deri kur Moska dërgoi trupa për të shtypur opozitën. Djegia e getove dhe vrasjet ndryshuan panoramën politike në Shtetet e Bashkuara. Por në fund të vitit, një triumf i teknologjisë amerikane krijoi krejt papritur një ndërgjegjësim ambientalist: pamje të tokës, të nxjerra nga Apollo 8 tregonin se sa i brishtë dukej Planeti Blu në atë që astronauti Jim Powell e quajti “vetmia e madhe” e hapësirës.
Njerëz që atëherë nuk ishin të moshuar mund të jenë lodhur duke dëgjuar se sa epokale ishin gjithë ato ngjarje. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, vetëm 13 vjeç kur u ngritën barrikadat në lagjen latine, udhëhoqi fushatën e tij presidenciale këtë vit kundër atyre “gjashtëdhjetë e tetëshave” që ende mbanin erë romantizmi majtist. Megjithatë, Paul Berman, një historian i Universitetit të Nju Jorkut dhe autor i “Pushteti dhe idealistët” argumenton se në Evropë sot, dhe sidomos në administratën e Sarkozy, brezi i 1968-ës është ndoshta më me ndikim se kurrë ndonjëherë. Ai thotë se ka dy trashëgimi shumë të ndryshme: sloganet klishe të lidhura me ata që i quan ideologë antikë të shekullit 19-të, të cilët u shuan kryesisht për shkak se ishin krejt pa lidhje, si dhe ndjenja që sundonte në rrugët e Parisit, një armiqësi e brendshme kundër autoritetit të pamëshirë, sipas Berman, vijoi si një trashëgimi “antitotalitarizmi dhe mbështetje të të drejtave të njeriut”.
Në këtë aspekt, përvojat amerikane dhe evropiane ishin shumë të ndryshme. Kolonializmi i maskuar dhe fashizmi i dhunshëm ishin kujtime të gjalla në Evropë, dhe jo thjeshtë fjalë në retorikën e ngarkuar majtiste, si në SHBA. Protestat evropiane dhe reagimet e qeverive, ndonëse të dhunshme rrallë kishin pasoja tragjike. Mijëra vetë u arrestuan dhe u plagosën, por as edhe një person i vetëm nuk u vra në protestat e majit në Francë. Në Shtetet e Bashkuara, udhëheqësit e lëvizjes për të drejtat civile, nëse mbijetuan, u maturuan dhe u kthyen në njerëz me influencë brenda dhe jashtë Qeverisë. Në Evropë, një grup i vogël liderësh të studentëve do të bënin të njëjtën gjë, duke u mbajtur pas idealizmit që ishte tipari kryesor i 1968-ës, por duke iu përshtatur në të njëjtën kohë kërkesave të realpolitikës, duke përfshirë “përdorimin e fuqisë perëndimore kundër represionit ekstrem”.
Një prej politikanëve kryesorë që i përket brezit të 1968-ës është Joschka Fischer, ministër i Jashtëm i Gjermanisë në periudhën 1998-2005, përfaqësues i Partisë së Gjelbër, por një radikal i fortë që përleshej në rrugë në fillimin e viteve shtatëdhjetë. Kur në vitin 2001 u botuan fotografi të tijat tek godiste një polic gjatë protestave të 1973-it, ato provokuan zemërim. Fotografitë vinin nga bija e terroristes femër më të njohur në Gjermani, të cilën Fischer e kishte admiruar. Jo vetëm ai vetë u vu në shtyllën e ndëshkimit, por përmasat u zgjeruan, dhe nisi të gjykohet edhe vetë 1968-ta. Megjithatë, Berman e përshkruan Fischerin si njeriun që “shoqëroi gjermanët drejt botës reale të modernizuar duke i bërë pjesëmarrës aktivë në NATO, së pari në luftën e Kosovës dhe tani në Afganistan”. Në Francë, Bernard Kouchner, mishëron stilin pompoz dhe imperativët moralë të vitit 1968, si dhe refuzimin e ideologjive të veta antike. Dikur një komunist, ai është bashkëthemelues i organizatës “Mjekët pa kufi” në vitin 1971, e krijuar për të sfiduar hapur diktatorët e vendeve të Botës së Tretë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Përvojat e tij në projektet për të shpëtuar “varkëtarët” që i largoheshin Vietnamit pas rënies së Saigonit davaritën të gjithë iluzionet që ai mund të kish patur në lidhje me tiraninë e Hanoit. Më pas, ai punoi me afganët që luftonin sovjetikët, si dhe me kurdët që luftonin Sadam Huseinin. Në vitin 2003, Kouchner ishte një prej të paktëve politikanë me emër në Francë që mbështeti idenë e çlirimit të Irakut, por që në fillim ai kishte shumë rezerva në lidhje me mënyrën se si amerikanët kishin planifikuar ta bënin këtë gjë.
Në qershor të vitit të kaluar, Sarkozy përzgjodhi Kouchner si ministër të Jashtëm, dhe ata kanë ndërtuar marrëdhënie të ngrohta me Shtetet e Bashkuara, të cilat krejt sinqerisht i quajnë si Tokën e Lirisë. Dhe ata kanë qenë më të ashpër kundër Iranit se çdo Qeveri tjetër evropiane. Këto lloj politikash janë një rezultat i natyrshëm i frymës së 1968-ës. Nëse disa prej sloganeve të atëhershëm dukeshin si shakatarë, deri në pikën e marrëzisë, të tjerë vazhdojnë të kenë kuptim kur zbatohen në qeveritë si ajo e Iranit, të cilat ruajnë pushtetin duke shtypur liritë. “Është e ndaluar të ndalosh”, thoshin dikur protestuesit në rrugën “Gay-Lussac”. Një ditë turmat mund të thonë të njëjtën gjë në Teheran. Ata madje mund të zbulojnë edhe plazhin poshtë gurëve të mermertë.
Fryma e 1968-ës
Në qershor të vitit të kaluar, Sarkozy përzgjodhi Kouchner si ministër të Jashtëm, dhe ata kanë ndërtuar marrëdhënie të ngrohta me Shtetet e Bashkuara, të cilat krejt sinqerisht i quajnë si Tokën e Lirisë. Dhe ata kanë qenë më të ashpër kundër Iranit se çdo Qeveri tjetër evropiane. Këto lloj politikash janë një rezultat i natyrshëm i frymës së 1968-ës. Nëse disa prej sloganeve të atëhershëm dukeshin si shakatarë, deri në pikën e marrëzisë, të tjerë vazhdojnë të kenë kuptim kur zbatohen në qeveritë si ajo e Iranit, të cilat ruajnë pushtetin duke shtypur liritë. “Është e ndaluar të ndalosh”, thoshin dikur protestuesit në rrugën “Gay-Lussac”. Një ditë turmat mund të thonë të njëjtën gjë në Teheran. Ata madje mund të zbulojnë edhe plazhin poshtë gurëve të mermertë.
Marre nga : Gazeta Metropol











