100 datat me te rendesishme te shekullit te kaluar

100 datat më të rëndësishme të shekullit të kaluar

Por në listë bëjnë pjesë dhe ngjarje të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por në listë bëjnë pjesë edhe disa prej tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy.
Përgatiti:

1912: Mbytet anija “Titanic”

Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë.

1928: Zbulohet penicilina

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore. 

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima

Hiroshima ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale  deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor. 
1953: Zbulohet struktura e ADN-së

Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.

1963: John  Kennedy vritet në Dallas


Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.


1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.
1989: Rënia e murit  të Berlinit  

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.  

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet 

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.

1997: Shkencëtarët klonojnë delen

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.

100 lajmet sipas rendesis

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike       
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor     
1969: Njeriu  i parë shkel në hënë   
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë     
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas     
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë      
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës      
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA     
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit      
1953: Zbulohet struktura e ADN-së      
1945: Ekspozohet holokausti nazist      
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin  
1912: Mbytet Titaniku “i pafundosshëm”      
1913: “Ford” krijon linjën e montimit      
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore     
1989: Bie muri i Berlinit     
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë      
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it      
1927: “Lindbergh” fluturon mbi Atlantik   
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut      
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik      
1989: Shpiket “World Wide Web”   
1944: Aleatët pushtojnë Francën   
1945: SHBA feston fitoren në Evropë    
1946: “ENIAC” përshpejton informatikën      
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së      
1909: Plastika revolucionarizon produktet      
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga “FDA”     
1954: Gjykata i jep fund vendimit “të ndarë por të barabartë”      
1998: Akuzohet Presidenti Clinton   
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin      
1968: Vritet M.L. King Jr.   
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile      
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore      
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë      
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së      
1963: King mban fjalimin “Unë kam një ëndërr”     
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon   
1914: Hapen kanali i Panamasë      
1939: Gjermania pushton Poloninë     
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e “FDR”-së      
1986: Shpërthen “Shuttle Challenger”   
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë      
1962: Libri “Silent Spring” paralajmëron rrezikun në ekosistem     
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në      
1997: Shkencëtarët klonojnë delen      
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë      
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore      
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë  
1948: Izraeli bëhet shtet
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan      
1945: SHBA teston bombën atomike   
1968: Vritet Robert F. Kennedy    
1933: Hitleri emërohet kancelar   
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë     
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë “Microsoft”
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin     
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1900: Propozohet mekanika kuantike    
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A   
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve     
1945: Forcohet Karta e të Drejtave   
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit      
1920: Gandhi fillon reformat paqësore      
1978: Lind “bebja e parë
në epruvetë”      
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës      
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon    
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut      
1977: “Apple II” prodhon kompjuterin e parë për masat      
1964: “Beatles” bëjnë turne në SHBA     
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama   
1925: “Scopes”: Evolucioni kundër krijimit      
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv     
1938: Hitleri nis “Kristallnacht”     
1932: “FDR” mposht presidentin Hoover     
1947: Zbulohet prani Marshall   
1997: “Pathfinder” dërgon fotografi të Marsit    
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave      
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll    
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit       
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe      
1949: Themelohet NATO   
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1961: Ngrihet muri i Berlinit      
1949: Mao formon Kinën komuniste      
1973: Watergate “gllabëron”  Nixon-in      
1985: Gorbaçov fillon politikën “glasnost”     
1900: Frojdi interpreton ëndrrat     
1948: “Airlift” shpëton Berlinin Perëndimor      
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut      
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz      
1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve      
1911: Dështon trusti i “Standard Oil”      
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit       
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz      
1968: Kryengritjet e konventës demokratike      
1975: Vietnami verior pushton Saigon     
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin       


Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama