Bashkeshortja e presidentit fituese

Bashkëshortja e presidentit fituese

Në mbrëmjen para shpalljes së rezultateve ajo priti gjatë urimet, por tani kandidatja kristiansociale, Elisa Karrio (Elisa Carrio) e ka njohur fitoren e perosites Kristina de Kirhner (Kristina Fernandez de Kirchner) në zgjedhjet presidenciale në Argjentinë. Pas numërimit të rreth më shumë se gjysmës së votave Kirhner arriti në 43,71%. Carrio doli në vend të dytë me 21,32% para ministrit të mëparshëm të ekonomisë Roberto Lagna, i cili fitoi në 18.62%.

Kur Cristina Kirchner 3 orë pas mbylljes së lokaleve të votimit hipi në skenën e hotelit "Interamericana", përkrahësit e saj shpërthyen në brohorima. Së pari ajo bëri apel për unitetin e popullatës: "Ne kemi fituar me avantazh të madh, ndoshta me përparësinë më të madhe të një fituesi ndaj të dytit që prej fillimit të demokracisë sonë. Kështu ne nuk ndodhemi në një situatë të privilegjuar, përkundrazi, ne marrim përsipër përgjegjësinë më të madhe dhe detyrimet më të mëdha për shkak të besimit, që na kanë dhënë argjentinasit dhe argjentinaset."

Pas grindjeve pjesërisht të forta me opozitën gjatë fushatës zgjedhore, ishte fjala për akuza për korrupsion dhe gjoja manipulim në hetimet për inflacionin, Kristina Kirhner u përpoq të prezantohej si presidente e të gjithë argjentinasve. Përveç kësaj ajo theksoi përgjegjësinë e saj të veçantë për gratë.

Kirhner: "Me lejoni, që t´u drejtohem në mënyrë të veçantë gjinisë sime, juve të gjitha, të gjitha grave. Unë e di që ne mund të perballojmë një detyrë të madhe, sepse ne kemi aftësitë e veçanta, për të qenë aktive si qytetare në sferën private dhe publike, të krijojmë botën e familjes, ashtu si dhe botën e politikës, dhe kjo është e rëndësishme."

Falënderim argjentinasve

Në fjalimin e saj 10 minutësh, të ndërprerë herë pas here nga ovacionet 54 vjeçarja përmendi shpesh sukseset e bashkëshortit të tij presidentit akoma në post Nestor Kirchner, i cili me 5 dhjetor do ta dorëzojë detyrën. "Dhe shumë faleminderit për mbështetjen për punën qevërisëse të një burri, të presidentit Kirchner, i cili me vendimet e tij të drejta dhe të gabuara ka treguar, se ndjen detyrime të thella ndaj vendit të tij, atdheut të tij. Shumë faleminderit dhe natën e mirë argjentinas, shumë faleminderit."

Me një rezultat prej më shumë se 40% Kristina Kirhner u distancua prej kandidates së aleancës së qëndrës së majtë Elisa Karrio. Të 12 kundërshtarët burra pasonin me rezultate edhe më të dobëta. N.q.se i mbledh rezultatet e Kristina Kirhner dhe Elisa Karrios, për herë të parë në historinë e Argjentinës gratë kanë fituar së bashku mbi dy të tretat e votave. Graciela Rëmer, eksperte e zgjedhjeve dhe sociologe thotë:"Kam përshtypjen, se gratë shihen më tepër si të distancuara nga partitë, ato konsiderohen si më pak të ndotura nga mënyrat e politikës së vjetër."

Gottfried Stein : DW-World.de


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama