Nga një gjobë që i është vendosur ish-bashkëshortit të saj, Ojani Noa, i cili kishte planifikuar të publikonte një libër mbi gjithçka në jetën e tyre. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Majkëll Solner gjithashtu nxorri një urdhër, sipas të cilit Noa nuk lejohet të publikojë fakte negative, që mund të jenë degraduese për Lopez. Solner ka aprovuar vendimin, i cili është dhënë në muajin prill nga një vendim gjykate.
Ai përfshin gjithashtu edhe një dëmshpërblim prej 200 000 dollarësh, bashkë me kostot e tjera të gjyqit.
Gjykatësi gjithashtu vendosi që Noa t’i japë aktores-këngëtare, apo avokatit të saj të gjitha kopjet e materialeve që kanë lidhje me këtë libër.
Noa dhe Lopez, 39 vjeçare, u martuan në shkurt të vitit 1997 dhe u divorcuan 11 muaj më vonë.
Kontrata e Lopez, e mbushur në muajin prill të vitit 2006, akuzonte Noan për dhunim të një kontrate gjykate që e parandalonte atë nga nxjerrja e informacioneve private rreth marrëdhënies së tyre.
Noa, i cili ka paraqitur veten, i ka kërkuar gjykatës një afat 30 ditor për të gjetur një avokat.
Kur Solner ka hedhur poshtë kërkesën e tij, Noa ka kundërshtuar, duke u shprehur se kjo ishte e padrejtë.
Avokati i Lopez, Paul N. Sorrel, deklaroi se një gjykatës i mëparshëm i ka dhënë Noas mundësinë për të marrë një avokat, por ai nuk e kishte bërë kurrë këtë. Megjithatë, Sorrel ka refuzuar të japë komente të tjera jashtë gjykatës.
Libri i papublikuar i Noas pretendon se gjatë periudhës së martesës së tyre, Lopes ka pasur lidhje të shumfishta, duke përfshirë këtu edhe një marrëdhënie me bashkëshortin e tretë, aktual të saj, Mark Entoni, kjo sipas dokumenteve të marra nga gjykata.
Avokati i Lopez ka pretenduar se Noa ka bërë ofertën për të mos publikuar librin në këmbim të 5 milion dollarëve.
Në vitin 2004, Noa ka paditur Lopez për prishje të kontratës, duke deklaruar se ajo e ka joshur atë me një ofertë për postin e menaxherit, me një pagë prej 1 000 dollarësh në javë në restorantin e saj në Pasadena, e më pas e ka pushuar atë nga puna. Noa vendosi çështjen për 125 000 dollarë në muajin tetor të vitit 2005 dhe më pas ra dakord që të mos nxjerrë informacionin rreth marrëdhënies së çiftit, apo të mos ulë vlerat e ish-bashkëshortes së tij. Avokati i Lopez pretendon se libri i Noas planifikon prishjen e asaj marrëveshjeje.
Marre nga : Gazeta Albania











