Trafik projekti i dy piktoreve shqiptare ne Itali

Trafik, projekti i dy piktorëve shqiptarë në Itali

Ky projekt do kthejë piktorët në skafistë, të cilët trafikojnë nga vendi i tyre, vetëm se në skaf nuk do të ketë njerëz, por piktura, objekti i  trafikut nuk janë qeniet njerëzore, por arti. Nga Vlora në Italia to do të transportojnë me skaf piktura të piktorëve të rinj shqiptarë. Duke ndjekur qëllimet e tyre për të duruar prurjet e zonës si qendër e re artistike dhe në harmoni të plotë me atë çfarë Muzeu i Artit Modern i Bolonjës përfaqëson, eksperimente, vëmendje kundrejt artistëve të rinj: të ftuar për marrëdhënie të reja në territor me Trafik "Scafisti Scafati" vendosin një dialog të rëndësishem kulturor që aludon dhë rrëzon çdo kufi, lokal dhe botëror.

Projekti
Projekti "Trafik" është përvijuar si një përmbledhje një shumëllojshmëri përbërësish të gjuhëve të ndryshme artistike, nga piktura tek video dhe nga instalimi në performancë. Të gjitha këto gjini pasqyrojnë praktikat artistike dhe metodat e kërkimit të përmbledhura për të rishfaqur ndryshimin, që kërkojnë në thellësi  tematikën e lirisë dhe dialogun midis kulturave, për të tejkaluar kufijtë dhe keqkuptimet. "Trafik" përbëhet nga një performancë, nga një video projektim, dhe nga një instalim e si rrjedhojë është një projekt kompleks, si nga ana teknike dhe nga kuptimore, pra e asaj që përcjell.

Video 
Si një link lidhës do të projektohet direkt përballë muzeut të Bolonjës dhe si një imazh i ndarë në tre pjesë dokumenton performancën e grupit "Scafisti Scafati", të cilët ndodhen në atë pjesë të Adriatikut që nga Vlora në Otranto, me një ngarkesë të pikturave të tyre dhe të artistëve të tjerë.

Instalimi 
Është i përbërë nga gomonia dhe në të ndodhen pikturat e grupit   "Scafisti Scafati" dhe të të ftuarve, të mbuluara dhe të lidhura me litar. Ato do të vendosen me pamje nga muzeu, në një lloj dialogu midis tyre dhe muzeut në pritje të zbarkimit.

Qëllimi
Nëpërmjet një simbolizmi ironik dhe rrënjësisht të gjetur, artistët tanë shndërrohen në "skafistë", për të cilët ngarkesat nuk janë më mall pa vlerë, por ngarkesë me rëndësi, që ka një logjike komunikimi kulturor ne ngjyrim socio-politik. Bolonja është në specifikën e saj, diçka ku gjithë projekti shndërrohet në pikë takimi midis dy kulturave, italiane dhe shqiptare, ku krahasohen për të filluar një dialog në marrëdhëniet e ngushta midis territorit dhe artit bashkëkohor. Në "Trafik" të dy "skafistët" bëhen përçues të një marrëdhënieje të paqëndrueshme të jetuar drejtpërdrejt, që ka përfshirë shumë artistë të rinj në Shqipëri në momentin e kalimit nga komunizmi i censuruar drejt rrymave artistike bashkëkohore.

Arta Ngucaj

Vendlindja:
Vlorë, Shqipëri
Datëlindja:
6 maj 1978
Vendbanimi:
Bolonja, Itali
Frekuenton liceun artistik "Naim Frashëri"
1993: Ndjek liceun
artistik të Bolzanos
1996: Transferohet
në Gjermani
2000: Ndjek projektin
"Erasmus" të akademisë "S.Lucas" të Brukselit.
2000: Diplomohet në
Institutin e Artit të Trentos.
2006: Diplomohet në
degën e pikturës në
Akademinë e Arteve
të Bukura të Bolonjës.
Disa prej ekspozitave personale të artistes:
2005:
"Viaggio. Destinazione...Io" në Bolzano.
2004: "Personalmente", Bolonja.
2001: "Le troisieme oeil", Bruksel.
2000: "Anima in Viaggio", Bolzano.
2006: "Fragments",
Portland, SHBA
2006: "Fragments of
Contemporary Urban Life", San Françisko, SHBA
2005: "Dentro e fuori la valigia", Parma
2004: "La fine dei giochi", Bolonja
2003: "Madre Terra",
Bolzano
2000: "Artisti cittadini del mondo", ekspozitë ndërkombëtare në Bari

Arben Beqiraj

Vendlindja:
Vlorë, Shqipëri
Datëlindja:
22 qershor 1974
Vendbanimi:
Bolonja, Itali
Frekuenton liceun artistik "Naim Frashëri"
Studion në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonja
Disa prej ekspozitave të artistit:
2000:
Ekspozitë personale, Bari
2005:
Në festivalin e arteve në Bolonja
2005:
"uverture", Santa Sofia
2005: "Dentro e fuori
la valigia", Parma
2004: "La fine dei giochi", Bolonja
2000: "Artisti cittadini
del mondo", ekspozitë ndërkombëtare, Bari
2005: Çmimi i pikturës "D.Campiverdi", Bolonja
2005:
Çmimi "Zucchelli",
Bolonja
2005:
Çmimi "Campigna", Santa Sofia
2005:
 "Bologna Distanze",
instilacion
2005:
 Instalacion me valixhe
 
 Blendina Cara  : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama