Turistet kaq te zhgenjyer nga guidat

Turistët, kaq të zhgënjyer nga guidat

Përfytyrohen si të patundshme, plot me atmosferë, ashtu si shtatë mrekullitë e botës duhet të kenë qenë për antikët.. Kursehen para nga rroga gjithë vitin për të shkuar për ti parë.. Dhe më pas? ajo çka marrim prej tyre është vetëm një zhgënjim i madh. Ky nuk është vetëm një konkluzion i turistëve të zakonshëm, përfshirë dhe ata pak shqiptarë që kanë mundur këto vite të blejnë paketa turistike cilësore. Është njëkohësisht rezultati i një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe, ku janë pyetur më shumë se tre mijë turistë, të cilëve u është kërkuar të tregojnë vendet turistike që u kanë lënë përshtypjet më të këqija dhe që nuk kanë qenë aq madhështore sa ata i mendonin. Ato vende që, në fund të fundit mund të vazhdoje të jetoje dhe pa i parë asnjëherë. Turistët të ushqyer me madhështi dhe kureshtje, ushqejnë ëndrra deri në momentin që nuk i kanë parë.. Por pasi i kanë prekur dhe ndier nga afër pësojnë zhgënjimin më të madh.

Stonhenxh, përshembull (rrethi i famshëm prej gurësh të mëdhenj, i cili është ndërtuar 3500 vjet para Krishtit), tërheq 755 mijë vizitorë çdo vit, por kthen me një shije të hidhur në gojë një përqindje të madhe të këtyre turistëve. Do të jetë ndoshta për faj të faktit që në të gjitha fotografitë, ky monument shihet në dritën e nxehtë dhe tërheqesë të lindjes së diellit, ndërsa shumë turistë arrijnë atje të zhytur në baltën e shkaktuar nga shirat britanikë. Tashmë ky lloj monumenti është bërë aq i pa vlerë sa është quajtur "një grumbull gurësh i izoluar në një fushtë të zakonshme me baltë".

Ato që i bashkangjiten monumentit të kohës prehistorike janë dhe shumë të tjera, të vetëquajtura mrekulli të ndërtimeve të kohëve më të vona, siç është Kulla Eifel (e votuar nga pjesëmarrësit në sondazh si "tmerrësisht e populluar dhe e kushtueshme), e cila ka fituar vendin e parë për zhgënjimin që të jep. Bashkë me simbolin e Parisit janë përmendur mes të tjerash dhe Statuja e Lirisë në Nju Jork, Piramidat Egjiptiane dhe (shumë i njohur për shkallët e tij), Piaza Spagna ( Sheshi Spanja) në Romë. Në të vërtetë nuk janë monumentet ato që zhgënjejnë, por janë vendet përreth tyre, mënyra në të cilin vendi në përgjithësi prezantohet.

Efektivisht, komentet e bëra nga të intervistuarit në sondazh shpesh i referohen jo shumë monumentit në vetevete, sa i referohet konturit të tyre. Dhe le të flasë ai që nuk është ndier zemër-thyer kur ka parë pamjen e Luna Parkut në të cilin gjenden ujëvarat e Niagarës, apo turmën që mblidhet rreth Xhokondës të Leonardos, e cila duket si një pullë poste në mes të një koshereje kokash. Por, nëse në fund qëllimet e udhëtimit të zhgënjejnë është dhe faji i atyre instrumentave të mendimeve globale që janë libra dhe kataloge udhëtimesh, guida që udhëheqin të gjithë në të njëjtin vend, në të njëjtin moment, tamam sikur u duhet të vulosin një fletë-prezencë. Është e lehtë të kushtëzohesh nga guida. Për këtë, këshilla që u jepet turistëve është të mos zgjedhin gjithnjë për shkak të emrit apo të përmëndjes të saj në shumë guida, është mirë të zgjidhni më me kujdes dhe ti përshtatni vendet që keni mundësi financiare ti vizitoni, me interesat tuaja.

E megjithatë, rreth shumë zgjënjimeve, ka për fat dhe klasikë të mëdhenj që nuk perëndojnë kurrë. Mes këtyre, në sondazhin britanik, Italia është ende e para, sipas turistëve ja vlen gjithmonë barra qeranë të shohësh "Canal Grande" në Venecia, pavarësisht nga numri i madh i njerzve që mbushin rrjedhat dhe urat e tij. Bashkë me qytetin më romantik në botë, për madhështinë e tyre janë përmendur parku Masai Mara në Kenia dhe Sidney Harbour Bridge në Australi.

Për turistët mbetet ende një vend i veçantë që bën urën lidhëse mes traditës anglosaksone të fantazmave dhe modernitetit të suksesit letrar të momentit: nuk i ka zhgënjyer vizitorët, kështjella e Alnëick në Northumberland, atë në të cilët është xhiruar filmi mbi Herri Potterin, "Dhoma e sekreteve"

Të pëlqyer

Canal Grande, Venecia

" Dhe pse i mbi populluar, nuk zhgënjen kurrë"

Parku Masai Mara, Kenia

" Nuk tradhëton kurrë imagjinatën e turistëve"

Kështjella e Alnëick, Northumberland

"Si Herri Potter; nuk mund të tradhëtojë"

Zhgënjyese

Stonehenge

Vendi që tërheq 755 mijë vizitorë në vit?!

" Një grumbull gurësh i izoluar në një fushtë të zakonshme me baltë".

Kulla Eifel

Simboli i Francës?!

Për sondazhin: " Një vend tmerrësisht i populluar dhe e kushtueshme"

Statuja e Lirisë

E parë nga afër?! E tmerrshme!!!

Digjet dhe simboli i Shteteve të Bashkuara

Piramidat

"Duket sikur po qëndron në Luna Park"; ngel në klasë dhe një nga "7 mrekullitë"

BOX

Rrëfimi i një turisti shqiptar: Mashtrimet „e vogla" të guidatorëve

Një banor i Tiranës me një profesion që i lejon të udhëtojë shpesh në metropolet europiane na tregoi këtë histori: Më ka bërë përshtypje që shpesh guidat turistike të një qyteti kanë elementë të ngjashëm ën mite me njëra tjetrën. Kjo tregon se historitë që përdoren për të tërhequr turistët janë shpesh false dhe me qëllim komercial. Për të qenë më konkretë, tre vjet më parë vizitova Budapestin. Guida turistike na ndali tek ura e madhe që lidh Budën me Pestin dy pjesët e kryeqytetit. Ura ishte vërtet e bukur dhe kishte dy luanë madhështorë në hyrje në të dy krahët e saj. Guidatori na pyet: E dini çfarë i ka ndodhur arkitektit të kësja ure? Jo,- thamë ne në kor. „Ka vrarë veten, - thotë ai, - sepse një natë kur ishte duke shëtitur mbi urën e vet, dëgjon një djalë të mitur që i thotë babait të vet: Pse nuk e ka gjuhën në gojë njëri nga luanët...? Arkitekti u hodh nga ura sepse ai kishte premtuar që dy luanët do jenë identikisht të njëjtë deri në detaje...". U mrekulluam me historinë dhe unë personalisht e tregoja kudo që shkoja. Por një vit më vonë gjendem sërish në një grup turistësh në Bruksel. Në sheshin e tyre të famshëm në qendër kalojnë përditë mijëra turistë. Një guidë na tregon një Kishë që është aty në qendër e cila ka një kullë të lartë qendrore dhe në secilën anë ka nga 6 kulla më të vogla. Dëgjoj guidatorin që thotë: E dini çfarë i ka ndodhur arkitektit të kësaj Kishe? Ka vrarë veten... !!!?? Sipas guidatorit kishte vrarë veten sepse në fund të punës ishte zbuluar që njëra nga 6 kullat në anë të majtë nuk ishte identike me simotrën e sja në krah të djathtë etj. Të njëjtat histori të njëjta tregojnë për një tunel në Austri, etj, etj. Pra janë thjesht mashtrime me mite dhe histori për të tërhequr cdo vit turistë të tjerë..

Elona Demollari  : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama