Është bërë e zakonshme që çdo mëngjes, nëpër baret e preferuara, të na shoqërojë muzika e "kërcitjes" së filxhanëve dhe aroma e mrekullueshme e kafesë. Dikush e pi se i shijon, të tjerë thonë se kanë nevojë për të dalë nga gjendja e përgjumur, ndërsa disa "se ua kërkon organizmi". Por jo vetëm kaq. Një pjesë thonë se "droga e mëngjesit" i bën të ndihen të çlodhur të përtëritur dhe u kthen humorin. Është pa dyshim "mikja" më e mirë e ditëve tona, ajo që na qetëson kur jemi të mërzitur ose ajo që na hap sytë kur një mal me punë na pret dhe ajo që na shoqëron kur jemi vetëm. Dy modele të ndryshme të të jetuarit? Por asnjë prej nesh nuk e imagjinon se çfarë fshihet pas saj. Më tepër sesa një zakon është një rit antik, më tepër se një pije, një "çmim" që ia dhurojmë vetes çdo ditë, sepse na bën të ndihemi mirë, por mbi të gjitha, sepse na bën mirë. E dinë të gjithë se të dhënat e fundit nga kërkimet shkencore, të lënë të kuptohet se "pija e zezë" që kokërr pas kokërr ka qenë objekt studimi nga dietologët infeksionistët dhe kardiologët, ka treguar se vetitë e saj të mrekullueshme përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit fizik. Askush nuk mund ta mohojë se për vite e vite me radhë pija më e dashur në botë është parë me një sy tjetër. Bindja se konsumimi i disa filxhanëve në ditë rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme kardiovaskulare tani nuk ekziston më.
Kohët e fundit, një artikull i shkruar në të përditshmen "New York Times" e ka cilësuar këtë "fenomen" si "lufta e kafesë". Në këtë artikull bëhet fjalë për një përplasje mes shkollave të palëkundshme të biznesit: nga njëra anë, tregjet e mëdha amerikane dhe nga ana tjetër ndërmarrjet e vogla. Tregjet e mëdha, me forcën e një numri të madh konsumatorësh ndjekin "këmba-këmbës" ndërmarrjet e vogla, të cilat kanë si ekskluzivitet shijen. Në këtë rast është e kundërta, por pavarësisht kësaj në thelb kanë të dyja të njëjtin qëllim: të bëjnë për vete sa më shumë klientë dhe të cilësohen si "perandorët" e rinj të aromës.
Sigurisht që ka edhe amator që i kanë ndërtuar kafenetë me shpirt dhe shesin vetëm përzierje politikisht të sakta: "Tavolina e babelës në Torino", ose "Ofiçina e shijeve". Shpeshherë bëhet fjalë për vende ku mund të provosh, shijosh, pish, të bisedosh, të takohesh me persona të tjerë e të interesohesh për ekonominë. Së fundmi janë ato që e adhurojnë ta pinë kafenë në shtëpi. Pikërisht mbi këtë temë "Wall Street Journal Europe" i ka dedikuar një faqe duke prezantuar ardhjen në treg të metodës "Illy" ekspres. Është një makineri që do lejojë bërjen e një kafeje më kremoze se 70% e që për momentin, është në provë në restorantet kryesore njujorkeze e pas 30 tetorit do të dalë në shitje për privatët.
Realiteti i traditës antike si "Illy", "Lavazza" dhe "Zanetti", i janë drejtuar Amerikës për të hyrë në rrjedhën e kolosëve industrialë. Ndërsa gjigantët si "Starbucks" e shikojnë Evropën kontinentale si një çështje statusi. Të shijosh një kafe në një butik "Tërësisht illy" është njësoj si të shkosh te "Gucci", ka theksuar shtypi amerikan. Dhe jo vetëm kaq. Vëmendja ndaj sharmit është e njëjta si ajo e modës së lartë.
Për ta eksportuar konceptin e "Kafesë butik" në botë ka menduar edhe Tonino Lombarghini, duke realizuar në Dubai, kohë të reja luksi, të specializuara në ushqimin shik. Ai mendon se nuk mungon asgjë për t‘i bërë të pasionuarit ndaj aromës së kafesë të kthejnë kokën pas. Sigurisht që ka edhe emra të tjerë historikë, "Segafredo", "Zanetti", që shqetësojnë tregun amerikan. "Zanetti" ka inauguruar shumë dyqane në botë të markës së saj. Të fundit kanë qenë në Oregon, Gjermani, Tajvan dhe Mbretërinë e Bashkuar. Sigurisht, formula vazhdon të mbetet po e njëjta: lokale të vogla, por plot magji. Ndërsa për admiruesit e stilit "Starbucks", të cilët përbëjnë një numër të madh të konsumatorëve, është komplet e kundërta. Që nga viti 2001, viti i daljes në Evropë, kolosi amerikan ka hapur 785 pika shitjeje në 7 vende. Evropianët duket sikur janë çmendur pas gotave plastike të markës jeshile, lokaleve paksa neutrale dhe frapuçinove. Megjithatë, gjiganti vazhdon rritjen e tij. Në muajt e ardhshëm do të hapë kafenetë e tij në Afrikë, Egjipt, më pas do të zbarkojë në Brazil, që është vendi i kafesë. Gjithashtu, ai ka menduar të vazhdojë në Rusi dhe Indi. Brenda vitit të ardhshëm, Starbucks do të jetë i pranishëm edhe në 40 vende dhe brenda vitit 2011 në 50 vende.
Marre nga : Gazeta Shqip











