Dashuria e vertete e Shpat Kasapit

Dashuria e vërtetë e Shpat Kasapit

Shpat Kasapi ka gjetur dashurinë e tij të vërtetë. Eshtë kjo e reja e fundit, që vjen nga jeta private e këngëtarit maqedonas, i përfolur deri tani, si i paqëndrueshëm në marrëdhëniet e tij me femrat. Lajmi bëhet i ditur në internet, në revistën albaniac, www.albaniac.com, që e cilëson këtë informacion si lajmin e vitit. Ndonëse nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë marrëdhënie të re të këngëtarit, albaniac bën të ditur se posedon të tjera informacione rreth çiftit, të cilat ndoshta do të zbulohen në një moment më të përshtatshëm për ta. Revista në internet, bën të ditur se prej disa kohësh këngëtari gjendet në një lidhje serioze me një vajzë shqiptare. “Ne e kemi mësuar emrin e vajzës, por për arsye personale na është kërkuar, që të mbahet sekret edhe për pak kohë”, shkruan albaniac.

Ndërkohë, ne jemi përpjekur për t’u lidhur me këngëtarin përmes telefonit, por duket se Shpati është i vendosur për të mos iu përgjigjur numrave, që nuk i ka të regjistruar në bllokun e celularit të tij (ose ndoshta mund të jetë me të dashurën dhe nuk dëshiron të përgjigjet) megjithëse telefoni i tij nuk është i mbyllur. Nga revista, që lançon këtë lajm mësojmë se e dashura e re e Shpatit është modele, e bukur dhe e suksesshme. Vetëm pak kohë më parë në gazetat shqiptare u shkrua për një lidhje mes këngëtarit dhe një vajze nga Durrësi, që gjithashtu ishte modele, por që asnjëherë nuk u mësua rreth të vërtetës së kësaj lidhjeje, të cilën vetë Shpati e mohoi. Gjithsesi, në internet shkruhet se revista në fjalë, që duket se ka marrë kontakt të drejtpërdrejtë me çiftin shumë shpejt do të sjellë foto dhe intervistë ekskluzive të tyre. “Kur e pyeta të dashurën e tij, nëse kishte frikë se mos fanset e Shpatit mërziteshin me të ajo m’u përgjigj: - Përse të mërziten me mua? Unë e dua Shpatin po aq sa dhe ato! Pastaj po aq vajza sa e duan Shpatin, më duan dhe mua djem”, shkruan albaniac, që shton se bukuria e vajzës i përshtatet 100% emrit që mban. Duke pasur parasysh natyrën e Shpatit, që asnjëherë nuk ka folur për lidhjet e tij dhe për më tepër, është shprehur shpesh se nuk është ndjerë ndonjëherë i dashuruar, duhet të besojmë se këtë radhë gjërat janë serioze.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama