Kengetarja bullgare kopjon kengen e Shpat Kasapit
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Balada më e re e Shpat Kasapit “Pa ty s’jetoj” duket se është bërë pre e ‘gjuetisë’ edhe nga këngëtarë bullgarë. Pra ajo çka vihet në dukje është dhe tendenca për të marrë nga këngët shqip. Nuk mund të cilësohet si diçka e mirë por së paku mund të konsiderohet si një vlerësim indirekt që i bëhët muzikës shqiptare në mbarë ballkanin. Kështu ka ndodhur me këngëtaren Alessia e cila ka realizuar një këngë pak a shumë të njëjtë me baladën e Shpat Kasapit, kjo e fundit jo pak e ngjashme me paraardhësen “Kush të ndau prej meje”. Ajo është prezantuar në tregun muzikor bullgar me titullin “Cherno Kafe” që do të thotë: kafe e zezë. Kënga rezulton e kopjuar vetëm në bazën muzikore ndërkohë që klipi duket se nuk ka shumë ngjashmëri, duke patur parasysh dhe natyrën romantike të klipeve të Shpat Kasapit.
Marre nga : Gazeta Shqiptare