Vajza e spektakleve, Alke ta Vejsiu duket se prej kohësh është mbyllur në “guackën” e saj, e përkushtuar totalisht ndaj familjes dhe sidomos vajzës së saj të vogël. Kjo është përshtypja që kanë marrë të gjithë nga tërheqja që bëri nga ekrani Alketa Vejsiu, menjëherë pas martesës dhe lindjes së vogëlushes. E rikthyer prej disa muajsh në Shqipëri, Alketa vazhdon sërish të qëndrojë në folenë e saj, por asnjëherë pa penguar mendimet apo idetë për t’u shfaqur sa më bujshëm, ashtu siç edhe ajo di të shfaqet. “Gjithë kjo kohë, që kur kam lindur bebin kam qenë për pushime nëpër Europë”, - tregon për “Bluetooth” ajo, ndërkohë që na zbulon edhe disa nga projektet e saj. “Aktualisht po studioj për diplomën dhe kam disa projekte jashtë botës së spektaklit, që kanë të bëjnë me biznesin. Megjithatë, kam vendosur që në muajin janar të rikthehem në ekran me një program televiziv”, - tregon ajo, ndërsa neve na mbetet të presim se çfarë do të na servirë këtë herë Vejsiu.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











