Naomi Campbell Modelet me ngjyrete diskriminuara

Naomi Campbell: Modelet me ngjyrë,të diskriminuara

Një polemikë e re është përhapur kohët e fundit në botën e modës. Këtë herë, ajo që e lançon këtë është një nga top modelet më të njohura të plan etit, Naomi Campbell. Campbell është shprehur për revistën britanike “Vogue” duke thënë se për të është e vështirë shpesh herë të dalë nga situata të ndryshme. “Nuk na kushtohet vëmendja e duhur. Jemi gjithmonë në një pjesë anësore dhe jo në qendër të vëmendjes edhe pse këtë të fundit shpesh herë e meritojmë. Shpresoj që kjo gjë të zgjidhet. Do të ndihesha e qetë”- shprehet Naomi. Gjithashtu ajo shton se shumë revista rozë apo edhe gazeta, zorr se i rezervojnë kopertinën, por ndonjë faqe nga fundi. Sipas saj, këtë mendim e kanë edhe koleget me të cilat ndeshet çdo ditë.





Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama