Çifti cek martohet ne aeroport

Çifti çek martohet në aeroport

Ata janë takuar 4 vjet më parë, por kanë kaluar shumë kohë larg njëri-tjetrit, pasi u është dashur të udhëtojnë shpesh. Kështu, kur Robert Hruska dhe Miloslava Hruskova vendosën të lidhin kurorë, aeroporti i Pragës u kthye në vendin ku u zhvillua ceremonia martesore, një vend që do ti bashkonte ata përgjithmonë. Kjo është dasma e parë e organizuar në një vend të tillë dhe e sponsorizuar nga vetë aeroporti dhe kompania "Easy".

"Ne udhëtojmë shumë shpesh. Kështu aeroporti ishte vendi i parë që na erdhi në mendje kur po mendonim dasmën. Ky është vendi ku ne u pamë për herë të parë, teksa prisnim valixhet tona", tha dhëndri Hruska. Ata janë takuar 4 vjet më parë. Miloslava punonte mësuese në një shkollë filloreje, si dhe si një menaxhere marketingu, ndërsa bashkëshorti i saj si përkthyes.

Punët e tyre e detyronin çiftin të udhëtonte shpesh, ndaj një nga vendet ku ata shihen më shpesh është pikërisht aeroporti. Ceremonia martesore u zhvillua në terminalin 2, në aeroportin e Pragës, një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e shumë udhëtarëve rreth e rrotull. Çifti i sapomartuar tani është në muajin e mjaltit. E kanë filluar në Milano e më pas në Paris, Barcelonë dhe në fund në Londër.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama