Klasifikimi ka të bëjë me rrogën “e më të mëdhenjve” të botës, që “Bild” ka krahasuar, duke renditur listën nga më i paguari dhe deri tek më pak i paguari.
Nuk habit askënd pozicioni i parë i banorit të Shtëpisë së Bardhë, i cili, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka për bazë një rrogë mujore prej 24.167 eurosh. Shumë pranë tij ndodhet dhe kryeministri britanik, Gordon Brown, me 23.334 euro në muaj dhe presidenti japonez, Shinzo Abe, me 21.910 euro në muaj. Pak më poshtë në listën e më të paguarve është kancelarja gjermane, Angela Merkel, me 20.427 eurot që i takojnë. Dhe pas saj vendoset presidenti i Këshillit italian, Romano Prodi me 18.900 euro në muaj.
Kryeministri italian mban vendin e pestë, edhe pse Palazzo Chigi flet për një shifër më të pakët se 30 për qind. Shumë larg “krerëve” të tjerë vendoset Nicolas Sarkozy, i fili paguhet vetëm me 6.600 euro në muaj. Në bisht gjenden presidenti rus, Vladimir Putin me ekuivalentin e 4.486 euro dhe ai kinez, Hu Jintao me 274 euro në muaj. Sipas autoriteteve italiane, shifrat e përdorura nga “Bild” janë ato të një viti më parë. Një komunikatë nga Roma thotë se këto janë shifra të vjetra për Romano Prodin. Shifra e vërtetë e rrogës së kryeministrit është 16.371 euro. Sido që të jetë e vërteta, ai mbetet në vend të pestë, pasi presidenti më i ri i Francës, Nicolas Sarkozy ndodhet shumë larg tij. Pjesa më e madhe e italianëve janë zhgënjyer nga këto shifra. Ata thonë që e kanë votuar Prodin sepse vishet si një banor normal italian, ndryshe nga Berluskoni. Prodi nuk mburret se ka një shtëpi në Sardenjë me 3580 kaktuse dhe nuk shëtit me modelet më të fundit të makinave, por me një biçikletë titani për të ruajtur formën, përsëri ndryshe Berluskoni.
1.
George Bush
Presidenti i SHBA-së
Rroga: 24.167 euro në muaj
2.
Gordon Brown
Kryeministri i Britanisë së Madhe
Rroga: 23.334 euro në muaj
3.
Shinzo Abe
Kryeministri i Japonisë
Rroga: 21.910 euro në muaj
4.
Angela Merkel
Kancelarja e Gjermanisë
Rroga: 20.427 euro në muaj
5.
Romano Prodi
Kryeministri i Italisë
Rroga: 18.900 euro në muaj
6.
Nicolas Sarkozy
Presidenti i Francës
Rroga: 6.600 euro në muaj
7.
Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë
Rroga: 4.860 euro në muaj
8.
Hu Jintao
Presidenti i Kinës
Rroga: 274 euro në muaj
Aurora Foto : Gazeta TiranaObserve











