Getoari i Dashuruar me gazetaren e RTK-se

Getoari i Dashuruar me gazetaren e RTK-se

Viktima e fundit e tij? Është vetë Getoari i Tingullit 3nt, prodhimet e të cilit me këngëtarë të ndryshëm, kryesisht femra kohët e fundit kanë pushtuar tregun në trajtën më të lavdërueshme muzikore “hite”. Pas thashethemeve të njëpasnjëshme për lidhjet e tij, jeta private mbetet sërish e privuar nga të qënit e tillë. Kësaj here në “thesin” e thashethemeve për të përfshihet një tjetër personazh, jo pak i njohur në Kosovë, por të panjohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një vajzë simpatike, brune të cilës mundëm t’i mesojmë pak gjëra sic është përshembull emri, Hana Shehu. Jo vetëm kaq, vajza nga Kosova është prezantuese e një emisioni për të rinjtë në Radio Televizionin e Kosovës dhe që quhet “Teen”.

Në fakt fotot e publikuara në internet ku ne të “Bluetooth” i gjetëm duke kërkuar mbi këngëtarin e famshëm, duket se e konfirmojnë këtë thashethem jo pak të rëndësishëm kur bëhet fjalë për Getoarin, karriera e të cilit ka siguruar vizën e pakthyeshme të suksesit. Në këto foto afrimiteti mes Getoarit dhe Hanës është i qartë. Ne tentuam të kontakojmë me Getoarin në lidhje me këtë çështje. Këngëtari nga Kosova as nuk na e konfirmoi dhe as nuk na e mohoi “thashethemin”. Gjithsesi kushdo që shikon këto foto në të cilat nuk mungon as simboli tipik për dashurinë e një cifti, pikërisht puthja nuk do të mund të mohonte lidhjen mes tij dhe prezantueses së RTK-së. Ajo që vazhdon të mbetet mister është autori i fotove, apo i publikuesit në internet, i cili me këtë mënyrë veprimi mesa duket ka dashur të ruajë anonimatin.

Nëse do të vazhdonim të komentonim këto foto, është e qartë se cifti janë fotografuar nga distancë e afërt, çka lë të kuptohet se “spiunimi” i tyre mund të jetë bërë nga ndonjë person i afërt i Getos apo i Hanës. Tek të treja fotot dallohet mësëmiri se partnerja e Getos është e njëjta, Hana prezantuesja brune mjaft simpatike e Radio Televizionit të Kosovës. Po ashtu nuk mund të mohohet shfaqja e “përkëdhelive” mes çiftit, sikurse nuk mund të mohohet puthja mes tyre. Pa dashur të cënojmë privatësinë e tyre dhe pasi tentuam të kontakojmë me këngëtarin nga Kosova, “Bluetooth” publikoi në statusin e “dorës së dytë”, pas internetit këto 3 foto. Gjithçka e bëmë pasi “zëra” matanë kufirit Shqipëri-Kosovë flisnin për një lidhje të mundshme mes Getos dhe Hanës, apo shfaqjeve të tyre në në vende publike por sigurisht pa përjashtuar mundësinë e një montazhi të fotografive, metodë kjo mjaft e aplikuar nga “piratët” e kompjuterit dhe internetit. Sigurisht pas thashethemeve për një lidhje të Getoarit me këngëtaren nga Shqipëria Elvana Gjata, e cila i ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike, gjithçka mund të duket e lehtë për të besuar thashethemin e fundit apo fotot e publikuara.

Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama