Edhe Greta Koci ka nje mike te mire

Edhe Greta Koçi ka një mike të mirë

Në këto ditë të nxehta vere, e impenjuar me koncerte në rrethe të ndryshme të vendit, por edhe jashtë Shqipërisë këngëtarja Greta Koçi gjen pak kohë edhe për t’u çlodhur. Ajo është fotografuar nga paparaci ynë në një prej lokaleve të kryeqytetit dhe pikërisht te bar “Austria”, mbrëmjen e së enjtes, ndërsa si gjithmonë ka qenë e shoqëruar nga prindërit dhe motra më e vogël. Por në shoqërinë e këngëtares ka qenë edhe qeni i saj, Xhesi, që nga sa shihet edhe në foto është shumë e dashur me Gretën. Në fakt janë të shumtë këngëtarët, që njihen për pasionin e tyre ndaj kafshëve dhe me sa duket edhe Greta një vajzë e dashur me njerëzit, nuk mund të mos jetë e tillë edhe me qenin e saj të bukur. Ka lënë mënjanë veshjet dhe grimin e skenës, me të cilin jemi mësuar ta shohim zakonisht dhe në këtë mbrëmje me familjen ka preferuar një bluzë dhe një palë pantallona të shkurtra,duke preferuar një stil sportiv. Mësojmë se atë mbrëmje këngëtarja ishte kthyer nga një turne koncertesh, ndërkohë që së shpejti po përgatitet të nxjerrë edhe këngën e re, që do të shoqërohet me një videoklip, që nga sa kemi mësuar do të realizohet jashtë Shqipërisë dhe do të ketë skena të veçanta e madje edhe xhirime të realizuara nën ujë.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama