Këngëtarja nga Elbasani, që e ka ndërtuar karrierën në Gjermani, Miriam Cani nuk është e dashurar. Vetëm pak ditë më parë shtypi rozë, e paraqiti atë të lidhur me një muzikant nga Zvicra. Gjë që ishte plotësisht e vërtet. Por që është një gjë që i përket së kaluarës. Pasi siç e pohon vetë këngëtarja ajo ka gati gjashtë muaj që është ndarë prej tij. Dhe në këto kohë ajo është sërish singëll. Kjo edhe për arsyen se Miriami i është përkushtuar plotësisht karrierës së saj dhe ka në duar një sërë projektesh, të cilat do t’i bëjë publike shumë shpejt.

Marre nga : Gazeta Shqiptare











