Armani sfilon ne Paris Moda eshte rrok

Armani sfilon në Paris: Moda është rrok

Armani është një stilist plot fantazi. Ai nuk krijon veshje për muze, për t‘i ekspozuar ato në kështjella të jashtëzakonshme. "Këtu në Paris, në (Galliano) Xhaliano gjithçka pranohet, por është koha për ndryshim - shpjegon stilisti - madje edhe të pasurit kanë ndryshuar. Ata nuk shëtisin më me limuzina dhe në shtëpi nuk kanë më shërbyes. Unë stiloj veshje që dua t‘i shes - kujton Armani - krijimet e mia kanë një formë dhe një bukuri, e cila zgjat edhe kur shuhen ndriçuesit e pasarelës". Me muzikën e "Depeche Mode" dhe nën ritmin e këngës "My beautiful girl" (Vajza ime bukuroshe) të "Inxs‘", sfilojnë në "Palais de Chaillot" modele të veshura me veshje të ndezura e shumëngjyrëshe. Në këtë koleksion të Armanit dominojnë ngjyrat e forta si e zeza, "acidi" i gjelbër dhe bluja elektrike. Armani këshillon për meshkujt që "smoking" të vishet me këpucët-bizhu, siç i përdorte David Boi dhe flokët të krehura bukur e të rregullta, janë e njëjta paraqitje e Pit Doherti, i fejuari skandaloz i modeles Kejt Mos. Dhe vazhdojmë më tej: veshjet për koktej janë të ngushta dhe të ngjitura pas gjymtyrëve me një tokëz "Fender", një homazh ndaj kitarës elektrike, që është përdorur nga yjet e mëdhenj të muzikës rrok.

"Adhuroj Dejvid Boi dhe shoqërinë. Më pëlqen muzika e tij - shpjegon Armani edhe pse unë në vitet ‘70 nuk kisha kohë të shkoja në koncertet e tij. Që atëherë punoja si i çmendur". Pasarela është një triumf i xhaketave me lëkurë krokodili, veshje bustjer të qëndisura me kristale dhe bolerove të fryra e me ngjyra. "Sigurisht që do t‘u rrinin mirë edhe femrave si Sesilia Sarkozisë apo Segolene Rojal - shpjegon Armani, duke saktësuar se Rojal ka personalitet dhe një paraqitje interesante, por veshjet që përdor i japin një "look" tepër të sertë. Duhet të bëhet më e shfrenuar, duke rrezikuar edhe të mos u pëlqejë të gjithëve". Ndërsa Sesilia Sarkozisë, ai i këshillon të "jetë më pak e ashpër në të veshur, duke dalë nga rrethi i zyrtares". "Sigurisht - thotë Armani - bashkëshortja e një Presidenti nuk mund t‘i lejojë vetes të gabojë veshje, sepse është gjithnjë nën sytë e vrojtuesve, por mund të përdorë edhe ndonjë përzierje ngjyrash. E kam çmuar shumë Ema Bonino në Kuirinale (Kuirinale, është rezidenca zyrtare e Presidentit të Republikës Italiane) me xhaketë jeshile. Pati kurajë të përdorte ngjyrat dhe ndihej shumë mirë".

Armani është vullkanik. Ai lartëson modën e Valentinos, që ka krijuar "femrat e bukura dhe përfaqëson Italinë drejt modës së rëndë" si dhe flet me "breshëri", për hotelet që do të hapen së shpejti dhe muzeun që do të inaugurohet në Milano. E nëse Armani lartëson dhe ndjek ritmin rrok, nga "Givenchy" (Givenshi), dizajnuar nga Ricardo Toscini (Rikardo Toskini), lartësohen veshjet e Greqisë së lashtë dhe Faunit (perëndia e fushave dhe e gjësë së gjallë). Në plate, përballë Kortnej Love, sfilojnë modelet e mrekullueshme që përziejnë veshjet me pala dhe "look"-un ekstravagant. Kanë perla (veshja e grave greke) të mbajtura nga gjarpërinj, peliçe primitive dhe xhaketa me lëkurë leopardi ose krokodili, të zbukuruara me ujëra dhe hala peshku. Maria Karla Boskoni, muza e Tisci (Tiskit) hap sfilatat e veshur me Faun, me një fund të fryrë. Ndërsa për Zhan Pol Gotjer, rolet përmbysen: femrat vishen si princër elegantë me kurora, ndërsa nusja është një mashkull i veshur me kostum indian me vello të gjatë. Gotjer përzien provokimin me talentin e tij krijues dhe me atë më kryesoren pasarelën, me vajzat e veshura me këpucë me qafa, pantallona të rehatshme dhe xhaketa me bretkosa.


Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama