Ja cfare nuk di Blero

Ja çfarë nuk di Blero

“S’e di”. Është ky titulli i këngës së re, që Blero ka prezantuar me videoklip, këto ditë në televizionin Supersonic. Edhe kjo këngë, bën pjesë në albumin “Falma”, që këngëtari e ka prezantuar pak kohë më parë. Klipi i këngës “S’e di”, prezantohet në ekranet shqiptare vetëm pak kohë pas daljes së një tjetër klipi të këngëtari në bashkëpunim me këngëtarin De Kamarda. Kjo këngë, pjesë e albumit, që Blero ka nxjerrë në treg është ndryshe nga ritmet me të cilat ai është shfaqur zakonisht në skenën muzikore.

Këngëtari kosovar që jeton në Suedi, kohët e fundit është përfolur edhe për probleme në lidhjen e tij me Norën, vajzën kosovare me të cilën është i fejuar prej kohësh. Vetë këngëtari në një intervistë të dhënë për një gazetë shqiptare është shprehur se gjërat e tyre në çift nuk po shkojnë shumë mirë dhe se mes tij e Norës ka pasur grindje, gjithsesi me shpresën që gjithçka do të kalonte. E megjithatë ky fakt nuk e ka penguar këngëtarin, të vazhdojë të punojë me muzikën dhe realizimin e klipeve të reja. Albumi, këngët e të cilit, Blero vazhdon t’i prezantojë në ekranet shqiptare ka dalë edhe në gjuhën angleze dhe është hedhur në treg në disa vende të Evropës.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama