Sërish një duet i Zaiminës me Kastro Zizon. Me sa duket bashkëpunimi i parë i tyre në këngën “Bonito” ka rezultuar i suksesshëm për këngëtarët dhe Kastro me Zaiminën kanë përfunduar një tjetër duet. Është një këngë, që nga sa mësojmë u përket ritmeve verore dhe është realizuar në studion e Kastros ndërkohë, që së shpejti thuhet se dy këngëtarët do të fillojnë edhe xhirimet për videoklipin që do të realizohet në Maqedoni. Po të kemi parasysh performancat e nxehta të Zaiminës dhe natyrën ekzibicioniste të Kastros, besojmë se edhe kjo këngë do të ketë shumë elementë për të diskutuar. Thuhet se këngëtarja sapo është kthyer nga pushimet dhe tani gjithë vëmendja është përqendruar tek realizimi i klipit të këngës, që pritet të jetë në ekrane këtë verë.

Besohet se do të jetë një këngë e nxehtë dhe një klip po aq provokues. Ditët e fundit, Zaimina Vasjari është përfolur edhe për jetën e saj private. Prej disa kohësh ajo është duke jetuar një lidhje konstante me një djalë, identitetin e të cilit gjithsesi kërkon ta lërë anonim. Është ky njeriu me të cilin Zai pak muaj më parë ka vendosur të bashkëjetojë duke dhënë edhe një tjetër provë për lidhjen e saj Dhe jo vetëm kaq. Pushimet e këtij viti të dy i kanë kaluar në Dhërmi, ku kanë qëndruar rreth një javë, sepse Zaimina do të fillojë xhirimet për klipin. Nuk dimë nëse i dashuri do e shoqërojë edhe në Maqedoni.
Marre nga : Gazeta Panorama











