Ende qëndron në modë përdorimi i arkitekturës si mjeti më i mirë i propagandës. Kush mendonte se shembujt e viteve ‘900 në lidhje me qytetet-utopi nuk funksionuan, gabohet. Në 1997, një person vendosi të provonte, duke "ideuar" një qytet në tavolinën e tij të punës. Një qytet të vërtetë. Qyteti i fundit utopik është krijuar në Kazakistan, në Azinë Qendrore. U desh kjo për t‘i treguar gjithë botës se Kazakistani është një shtet i rëndësishëm, qytet i cili posedon burimet më të mëdha energjetike të planetit.
Sacha Baron Cohen, babai "i Borat", ishte duke menduar për personazhin e Ali G, kur Nursultan Nazarbayev, "zotëria" i Kazakistanit, vendosi të shpallte një konkurs të madh, në të cilin të mblidhte arkitektët më të mirë për të projektuar kryeqytetin e tij të ri. Deri më tani, kryeqyteti ka qenë Almaty, qyteti i ndotur në jug të vendit, rreth 50 km nga Kirgistani dhe Kina. Në të ardhmen, kryeqyteti do të ishte Astana, emri i të cilit kishte shumë kuptim: Astana në gjuhën kazake ka domethënien e pikës kryesore ose më saktë, duke qenë se kazakistanët janë një popull nomad e kanë quajtur si "vendin nga ku merren vendimet". Qyteti i ri vitrinë do të vendosej në veri të vendit, larg zonave të fuqishme, të cilat janë lokalizuar në jug të tij, një vend i cili deri në atë ditë kishte qenë Tselinogradi, një fshat i vogël mes kënetash dhe stepash që do të merrte emrin Akmola. Një zonë e cila ka qenë vazhdimisht nën ndikimin rus, saqë mendohej se spostimi i kryeqytetit i detyrohet edhe dëshirës për të siguruar kontrollin mbi komunitetin kryeneç filorus verior.
Astana që po krijohej lidhi dy vende plotësisht të ndryshme. Fituesi i konkursit arkitektonik ka qenë japonezi Kisho Kurokawa. Dhe kjo jo rastësisht: Kurkawa është ndër arkitektët më me eksperiencë në urbanistikë; arritja e tij më e madhe ka qenë rindërtimi i brendshëm i Tokios në 1987-ën me instalimin e një ishulli artificial në mes të gjirit. Në Itali është i njohur veçanërisht për projektimin e Pallatit të Sportit në Torino. Pikërisht për këtë eksperiencë urbanistike kishte nevojë Astana: Nazarbayev, kishte vendosur se kryeqyteti i tij do të vendosej në një vend, i cili në dimër u garantonte banorëve temperaturë polare më të ulët se 40 gradë, ndërsa në verë t‘i kalonte 40 gradë. Grupi i arkitektëve janë bërë gati që ta shndërrojnë kryeqytetin në një vend si Las Vegas ose Otava. Në 1997-ën, administrata e Akmolës u gjend para një detyre shumë të rëndësishme: detyra e së cilës ishte transformimi i atij vendi që ka qenë deri atëherë një qendër provinciale e Kazakistanit
Verior, në një nga kryeqytetet më të rëndësishme të botës për sa i përket sektorit energjetik. Fillimisht procedohet me një "kosmeticesky remont", një restaurim estetik, ashtu si e përdorin rusët: ndërtesat me stuko dhe suvato të leskëruar në pak muaj do të kamufloheshin me materiale plastike të lyera me vernik me nuanca ngjyrash të ndryshme. Revista ruse për arkitekturën: "Project Russia" përshkruan rrjeti që duhet të lidhte qendrën me aeroportin ishte marrë nga një shoqëri saudite.
Kurokawa arriti të shkrinte projektin e tij me atë që kishin projektuar sauditët. Detyra kryesore ishte "zbutja" e natyrës së vendit, vend i cili ishte i rrezikuar nga i ngrohti dhe i ftohti i tepërt dhe sidomos nga erërat e forta: japonezi dhe kolegët e tij kanë vendosur të instalojnë një pyll gjigant, i cili do të pakësojë lagështirën në vend duke formuar kështu një pengesë për erën. Për të zgjidhur problemin e mungesës të ujit, kanë ndërtuar një sistem kanalizimi, i cili lejon ripërdorimin e 85 për qind të ujit që përdoret në agrikulturë dhe ujitjen e pyjeve. Astana është zhvilluar përgjatë dy vektorëve natyralë: lumit Ishim dhe hekurudhës që lidh jugun më veriun e vendit, Rusinë dhe në fund Evropën. Një projekt i cili i largohet strukturës tradicionale, ku periferitë zhvillohen si pjesë të caktuara rreth qendrës historike. Kurokawa është në fakt një nga të parët arkitektë i cili e ka realizuar këtë gjë. Astana është ndërtuar me sektorë: shumë lagje, asnjëra nuk ngjason me tjetrën, e para industriale, rreth stacionit e cila shfrytëzon mundësinë për transport ndërsa zonat rezidenciale në parqe. Së fundmi, një administratë e re e qeverisë do të jetë një lagje për diplomatët, e pozicionuar mes lumit dhe qendrës së qytetit. Për vitin 2030, gjithçka duhet të jetë gati.
Në oborrin e Nazarbayevit, përveç Kurokavës është thirrur edhe një tjetër emër i madh i arkitekturës botërore: britaniku Norman Foster, autor i projektit të Pallatit të Paqes. Projekti i tij më i çuditshëm është një tendë gjigante, Khan Shatyry, 150 m e lartë dhe me një bazë eliptike rreth 300 metër, e cila mbulon një zonë deri 100.000 m katrorë. Poshtë tendës është menduar të ndërtohet një park, liqen artificial, qendër tregtare, fushë minigolfi dhe plazh. Mbulimi do të bëhet me një material të veçantë që së bashku me sistemin e ventilimit do t‘i sigurojnë qytetit të vogël një temperaturë konstante rreth 20 gradë. Kryeqytetit i Kazakistanit do të shtrihet në një zonë rreth 710 km katrorë, një shifër vërtetë e madhe nëse mendojmë se Moska, kryeqyteti i 11 milionë banorëve është rreth 1000 km katrorë. Në vitin 1998, Akmola kishte një popullsi rreth 300.000 banorë, më pas në vitin 2003 shkoi në gjysmë milioni, ndërsa pritet që në 2012-ën të arrijë në 1 milionë. Përmasat e veprës së tij nuk e shqetësojnë aspak arkitektin. Në një intervistë të dhënë për "Project Russia", Kurokawa ka deklaruar: "Mendoj se kryeqyteti duhet të jetë përmbledhja e komponentëve të ndryshëm. Kur projektova Astanën, refuzova idenë e një qyteti të mbledhur në vetvete. Për mua ishte e rëndësishme të dizajnoja një qytet që kishte mundësi të rritej dhe të zgjerohej me kalimin e kohës". Për momentin, Astana shtrihet në veri të lumit Ishim, por sipas Kurokavës, ky lum do të jetë qendra e qytetit. Astana e ardhshme do të shtrihet në brigjet e një///////////////// lumi Ishim, ashtu si lumi Sena në Francë dhe Thames në Londër, ky lumë do të përshkojë qendrën e qytetit. Pikërisht ky lumë do të bashkojë natyrën dhe civilizimin, qytetin dhe ambientin dhe do të bëhet simboli i Astanës. "Projekti im parashikon që ta përdorë infrastrukturën ekzistente duke i bërë të bukura edhe pallatet e periudhës sovjetike. Kam menduar për një simbiozë mes qytetit të vjetër sovjetik dhe qytetit bashkëkohor. Një simbiozë mes ujit si element natyror dhe qytetit, si element artificial".
Kazakistani
Kryeqyteti: Astana
Gjuha zyrtare: kazake (gjuha e vendit) dhe rusishtja
President: Nursultan Nazarbayev
Kryeministër: Karim Masimov
Marre nga : Gazeta Shqip











