Vetëm disa ditë pasi Ministria e Financave ka hrefuzuar të lejojë xhirimin e filmit "Valkyrie" në njërin nga përkujtimoret e Luftës së Dytë Botërore, Fondi Federal ka ndarë 6,5 milionë dollarë për realizimin e këtij filmi. Në film Cruise luan roli në Colonel Claus von Stauffenberg, i cili ka udhëhequr të ashtuquajturin Komplotin e Gjeneralëve me qëllim për të vrarë Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa politikanë dhe i biri i Kolonelit von Stauffeneberg kanë kundërshtuar që portretizimi të bëhet nga Cruise, për shkak të lidhjes së aktorit me Kishën e Scientologys. Një zëdhënës për fondin e filmit ka thënë se fondet janë ndarë për atë film për shkak se i kanë plotësuar kriteret për grantin në të cilin producentët kanë aplikuar. Prodhimi i filmit është i planifikuar të nisë më 18 korrik në Berlin.
Marre nga : Gazeta Shekulli











