Është konsideruar si një ndër femrat më të bukura shqiptare, është vlerësuar me cmimin e parë në “Supermodel Of the World” të organizuar për herë të parë në Shqipëri dhe padyshim e pret një e ardhme e suksesshme falë ‘bujarisë’ për të mos patur asnjë mangësi fizike.
Është pikërisht ajo, Zana Krasniqi, bukuroshja nga Prishtina, vajza e këngëtarit të njohur Naim Krasniqi tek e cila tashmë është kthyer gjithë vemendja e organizatorëve të spektakleve, kompanive te modës, medias e publikut. Pas nënshkrimit të kontratave dhe oferta të ndryshme, lajmet e mira për Zanën nuk kanë përfunduar. Së fundmi në Kosovë lajmi për martesën e saj me një djalë jo pak të njohur janë përhapur me shpejtësine e erës.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











